LIVE UPDATES
Aktualitet

Yuri Kim-hetuesëve të BHK: Jeni bërë tmerri i kriminelëve e heronjtë e fëmijëve!

20 Dhjetor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Yuri Kim-hetuesëve të BHK: Jeni bërë tmerri i

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e konsideron vitin 2021 si vitin e kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në fjalën e saj në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kim tha se të gjithë agjentët kishin bërë një detyrë të shkëlqyer, duke u shprehur se ishin kthyer në inspirim për të gjithë të rinjtë. Ndër të tjera në fjalën e saj, ambasadorja u shpreh e me punën e bërë, agjentët e BKH-së i kishin futur tmerrin kriminelëve.

“Kur kam ardhur këtu për herë të parë në janar të vitit 2020 është zhvilluar një aktivitet për reformën në drejtësi saktësisht në këtë sallë ku ndohemi sot. Ka qenë shfaqja jonë e parë publike së bashku. Mbaj mend që u kam thënë auditorit që plotësisht bija dakord me komentet e ambasadorit Soreca, e thash para 2 vitesh, e them edhe tani, cfarëdo të thoni do jetë saktësisht ajo që edhe unë besoj. Na bën të gjithëve të lumtur që shohim flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së së bashku, sepse nuk mund të ketë asnjë më shumë shpresëdhënëse. Jam e kënaqur që  kthehem në këtë ceremoni certifikimi dhe t’ju shoh të merrni kredencialet tuaja zyrtare. Ju e keni filluar punën tuaj, sikurse dhe klasa e parë e FBI me 34 agjentë në 1908 në Amerikë, ju tashmë po e ngrini BKH tani në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ashtu si ata agjentë të parë, suksesi në këtë luftë do të mbështetet në punën e rëndësishmë që ju bëni cdo ditë. Nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë por nënkupton shumë punë dhe cdo ditë duhet të shfaqesh të injorosh atë që thonë të tjerët por duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë shumë mbresa ndejnja juaj e detyrës për të ndërmarrë detyra në emër të bashkëqytetarëve tuaj, për të korrigjuar një sistem që në të kaluarën i ka mbyllur sytë nga praktikat korruptive dhe ku individët kanë vepruar pa u ndëshkuar. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozicioni apo pasuria e tij për ta bërë shqipërinë më të fortë dhe më të pasur. Ndërsa fitoni përvojë, puna juaj po ndërton një BKH që do zë vendin e saj krah FBI amerikane dhe kolegëve ndërkombëtare. Prokuror Kraja përgëzoj SPAK në 2 vjetorin e krijimit të tij. Veprimet flasin më fortë se fjalët, gjithmonë, dhe mendoj se në këto 2 vite që kur SPAK është bërë realitet kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër, dhe mendoj se i gjithë vendi është mahnitur nga gjithcka që ka ndodhur. Gjithë vendi ka qenë në pritje të këtij casti. Qeveria e SHBA përkrah popullit shqiptar dëshiron të falenderojë prokurorët e përkushtuar SPAK për punën e tyre të palëkundur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është vecanërisht domethënës fakti që BKH dhe SPAK janë këtu se vetëm bashkë për të festuar ngjarje të rëndësishme. Vetëm së bashku mund të merrni ëpërsipër dhe të keni sukses në rastet më të rëndësishme, në zbulimin dhe hetimin e atyre që kërkojnë të dëmtojnë të tjerët ndërsa pasurojnë veten dhe sigurimin e drejtësisë për popullin. Ky partneritet e bën SPAK të fuqishëm në mënyrë unike, ju nxis të punoni me njëri tjetrin për të garantuar të mbeteni të lidhur, dhe që prokurorët dhe hetuesit të ecin së bashku krah për krah, sup më sup. Viti 2021 ishte pika e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër krimit të orgnaizuar dhe korrupsionit. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve gjyqësore të pavarura dhe të besueshme. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsorur, por ne do të vazhdojmë të bëjmë përpara, hap pas hapi dhe kur të biem do të ngrihemi sërish kur t ëshikojmë që kolegët tanë bien, do t’i ndihmojmë të ngrihen. Pika kyce është që të ngrihesh në këmbë, të ecësh përpara pavarësisht cfarë thonë të tjerët. Qëndroni të sigurt që kur të punoni me partnerë të tjerë do të jetë më e lehtë dhe më e përsosur me kalimin e kohës. Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve, dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se kurrë nuk do të kapeshin, ata që kishin menduar se mund të arratiseshin, që kane menduar se kishin mik, të afërm, para, që kurrë nuk do të mbaheshin llogaridhënës për krimet e tyre, atyre ditëve po u vjen fundi. Ju jeni shpresa e vendit dhe për ketë ju përgëzoj , ju falenderoj dhe ju nxis.”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja Kim.

LAJMI KRYESOR: 2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 2 vjet bkh yuri kim 2 vjet bkh yuri kim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet