LIVE UPDATES
Bota

Korrupsioni dhe kufizimi i lirisë së medias, raporti i ‘errët’ i DASH për Kosovën

13 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
Korrupsioni dhe kufizimi i lirisë së medias, raporti i

KOSOVË– Pavarësisht se çfarë thuhet nga pushteti dhe pavarësisht krijimit të përshtypjeve të brendshme lidhur me atë se si po qeveriset Kosova, në momentin që publikohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, propaganda e pushtetit dhe opinionet e brendshme bien në nivelin zero, dhe çdo koment dhe analizë e mëtejshme bazohet mbi raportin e amerikanëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje Raportin për Kosovën për vitin 2021, raport të cilin për herë të parë e përjetojnë në pushtet presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Edhe përkundër gjithë përpjekjes së pushtetit për të treguar se si në Kosovë po ndodh ajo që s’ka ndodhur për 20 vjet rresht, amerikanët kanë theksuar përsëri vërejtje serioze sa i përket sundimit të ligjit, raste të korrupsionit dhe të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes dhe medias.

Në këtë raport të amerikanëve janë dhënë vërejtje serioze sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, lirisë së mediave dhe mosqëndrueshmërisë se qeverisë në synimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në sesionin katër të këtij raporti të emëruar “korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri”, jepen vërejtje se si qeveria s’ka zbatuar ligjin për dënimin e zyrtarëve, edhe përkundër se Ligji parashikon dënime penale për ata zyrtarë që përfshihen në afera korruptive.

Gjithashtu sa i përket korrupsionit, Raporti konstaton se ka pasur raportime për korrupsion në Qeveri dhe se zyrtarët janë përfshirë në afera korruptive dhe s’janë ndëshkuar.

Tutje në Raport flitet edhe për dobësi të sundimit të ligjit në vend.

“Ka pasur raportime për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në problem. Çështjet e korrupsionit në mënyrë rutinore i nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte që statutet e parashkrimit të skadonin pa gjykuar çështjet”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në raport, përmenden edhe dështimet e sistemit gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin dhe mungesën e dënimeve për zyrtarët e lartë të cilët janë përfshirë në korrupsion.

“OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare pretenduan për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin, duke vënë në dukje se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan me dënime. Dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të dënuar për korrupsion ishte shpesh i butë. OJQ-ja Cohu raportoi se shumica e dënimeve rezultojnë në dënime me kusht ose gjoba dhe se vetëm 4 ose 5 përqind rezultojnë me burgim. OJQ-të raportuan se aktakuzat shpesh dështuan sepse prokurorët ngritën akuza të pasakta ose bënë gabime procedurale”, thekson raporti.

Vërejtje janë dhënë edhe sa i përket të drejtave të nerjiut dhe lirisë së mediave. Siç thuhet në raport, bazuar në burime të besueshme, bëhet fjalë për kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, përfshirë dhunën apo edhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Në raport thuhet se pavarësisht faktit se qeveria ka respektuar në përgjithësi të drejtën e medias për të qenë e lirë, nga raporte të besueshme thuhet se zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare janë përpjekur të frikësojnë përfaqësuesit e mediave.

Gjithashtu theksohet fakti se gazetarët kanë hasur në vështirësi për marrjen e informacioneve nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht se me ligje garantohet qasja në dokumente publike.

“Kushtetuta dhe ligji parashikojnë lirinë e shprehjes, duke përfshirë shtypin dhe mediat e tjera. Ndërsa qeveria në përgjithësi e respektoi këtë të drejtë, raporte të  besueshme tregojnë se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu minuan pavarësinë e medias. Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë akses në dokumente publike. Komisioni i Pavarur për Media rregullon frekuencat e transmetimit, lëshon licenca për transmetuesit publikë dhe privatë dhe përcakton politikat e transmetimit”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe kanë shprehur shumëllojshmëri pikëpamjesh në përgjithësi pa kufizime, megjithatë theksohet se raportet gjejnë se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë dhe grupe fetare e individë të pakënaqur kanë bërë presion ndaj pronarëve të mediave, redaktorëve apo reporterëve që të mos publikojnë histori apo materiale të caktuara.

“Liria e shprehjes për anëtarët e shtypit dhe mediave të tjera, përfshirë mediat online: Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojshmëri të gjerë pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Megjithatë, vazhduan raportet se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin presion pronarëve të mediave, redaktorëve individualë dhe reporterëve që të mos publikonin histori ose materiale të caktuara. Disa gazetarë u përmbajtën nga raportimi kritik investigativ për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet në këtë pjesë./GazetaExpress/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti raporti i dash per kosoves vjosa osmani albin kurti raporti i dash per kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj