Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BOSNJE HERCEGOVINË- Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike.
Në një konferencë për media, Sarajliq tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.
“Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliq.
“Si person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi të gjitha, nuk dua të jem, në asnjë mënyrë, pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe të partneriteteve midis Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
SHBA-ja, tha Sarajliq, është një mik i vërtetë afatgjatë dhe partner strategjik i Bosnjës dhe “asnjë individ nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunimin e vazhdueshëm”. Ai shtoi se do të jetë në dispozicion të institucioneve gjyqësore të Bosnjës në çdo kohë, “plotësisht i bindur” se “do të provojë pafajësinë”.
Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi më 11 prill një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen shtatë persona nga Ballkani Perëndimor.
Nga Bosnja, përveç Sarajliqit, është edhe ish-kryeprokurorja e këtij vendi Gordana Tadiq.
Në listë janë edhe dy shtetas të Shqipërisë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.
Nga Mali i Zi është përfshirë ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut janë ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në këtë vend, Sasho Mijalkov.
Nënsekretari i Thesarit amerikan për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson, ka thënë se njerëzit e sanksionuar “përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që duan qeverisje demokratike dhe të matur në Ballkanin Perëndimor”./REL/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA– Ai u ndesh ballë për ballë me sulmuesin që hapi zjarr në një metro të mbushur me njerëz të martën në New York ku mbetën të plagosur 16 persona dhe u...
Po ashtu u vendos për heqjen tatimit për pagën 250 euro. Kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht sa është paga, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një takim më presidentin Joe Biden ka bërë një shaka dhe ka shkaktuar të qeshura në sallë. Një video është shpër...
UKRAINË- Përpara takimeve ballë për ballë me liderët evropianë sot në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur në parlamentin e Estonisë këtë...
UKRAINË- Një organizat qeveritare në Ukrainë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se Rusia po përdorë krematoriume të lëvizshme për të marrë trupat...
SHBA- Fëmijët e zyrtarëve rus jetojnë mes luksit dhe avionëve privat në vendet perëndimore edhe pse prindërit e tyre vazhdojnë të jenë kundër këtyre shteteve. ...
FINLANDË- Finlanda sot do të fillojë diskutimet mbi aplikimin për antarsimin e vendit në NATO. Sipas BBC, ministria e Finlandës në një raport nga qeveria t...
Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone të zymta...
UKRAINË- Rusia ka humbur rreth 19,800 trupa gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, kanë parashikuar zyrtarët ukrainas. Sipas Sky News, zyrtarët ukrainas përmes...
GJERMANI– Presidentët e Polonisë dhe të shteteve baltike do vizitojnë ditën e sotme Kievin për bisedime me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelenskyy....