LIVE UPDATES
Bota

“Kosova është Serbi” e shkruar mbi dollarë, SHBA vërejtje Daçiç: Lufto veset e tua, me fqinjët duhet paqe

7 Qershor 2019, 14:15 Nga DOSJA
“Kosova është Serbi” e shkruar mbi dollarë, SHBA

Ambasada amerikane në Beograd reagoi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua një fushate në internet, duke shkruar në bankënotën 100-dollarëshe me alfabet cirilik “Kosova është Serbi”.

“Në vend se të shkatërrojë bankënotën me imazhin e shkencëtarit të madh amerikan dhe burrështetasit, Benjamin Franklin, ministri Daçiq do të mund të mendonte ndoshta për thënien e tij: ‘Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fushata, në të cilën ka marrë pjesë edhe zyrtari i lartë serb, është denigruese për vetë serbët.

Daçiq, në një deklaratë për gazetën serbe “Blic”, e arysetoi qasjen e tij, duke thënë: “Kjo është politika jonë shtetërore, këtë e them vazhdimisht dhe pse mos ta shkruaj”.

Ai po ashtu tha se paratë nuk ishin të tijat dhe se qasja e tij nuk ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave serbe, Daçiq tha se fjalët “Kosova është Serbi” do t’i shkruante në bankënotën e secilit vend që e thotë të kundërtën.

Në mbrojtje të ministrit Daçiq u shpreh udhëheqja e Partisë Socialiste të Serbisë, e cila kryesohet nga Daçiq.

“Mbi shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, bëhet presion i madh, me kërcënime të hapura për vdekje”, tha Vlladan Zagragjanin, zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Sipas nënkryetarit të Qendrës joqeveritare për Politikë të Jashtme në Serbi, Dragan Gjukanoviq, fakti që Daçiq i është bashkuar fushatës në internet nuk ka asnjë efekt diplomatik.

“…ndërsa sa i përket nivelit simbolik, nuk shoh se cili është mesazhi dhe pse shkruhet në bankënota. Në anën tjetër, nuk mendoj se kjo do ta ndryshojë gjendjen në terren”, tha Gjukanoviq.

Si ka nisur kjo?

Në deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila, duke folur për udhëheqësit e Kosovës, tha se ka punë me “njerëz që kanë dalë prej malit”, qytetarët e Kosovës reaguan me një fushatë në internet, duke postuar fotografi me hashtag-un #LiterallyJustEmergedFromTheWoods, që do të thotë “të sapodalë nga mali”.

Disa ditë më vonë, pronari i kafenesë në Beograd “Pavle Korçagin”, Vojin Cuciq, iu bëri thirrje ndjekësve në mediat sociale që në bankënotat e dollarit dhe euros të shkruajnë “Kosova është Serbi” dhe fotografitë e tyre t’i shpërndajnë online.

“Sikur secili serb të shkruante vetëm një bankënotë, kjo do të ishte fushatë e mrekullueshme”, thuhet në një nga postimet në Instagram të kësaj kafeneje.

Aksioni u zhvillua me mbishkrime edhe në bankënotat e Australisë, Danimarkës, Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera.

Fushata mori vëmendje më të madhe pasi asaj iu bashkua ministri serb, Daçiq.

Disa qytetarë të Kosovës u kundërpërgjigjën, duke postuar në mediat sociale bankënota me mbishkrimin “Kosova është Kosovë”. Në mesin e këtyre bankënotave u vërejt edhe dinari serb.

A është shkelje shkrimi në bankënota?

Dëmtimi i një monedhe, sipas ligjit në Shtetet e Bashkuara, është shkelje që dënohet me gjobë financiare ose burgim deri në gjashtë muaj, por vetëm në se dëmtimi “bëhet me qëllim që letrat me vlerë të bëhen të papërshtatshme për përdorim”.

Nga kjo rrjedh se rregulloret amerikane nuk e ndalojnë shkruarjen e mesazheve në bankënota, përveç nëse ato dëmtohen aq shumë saqë nuk mund të përdoren.

Në Serbi, shkruarja në bankënota nuk është kundërvajtje, por bankënotat e dëmtuara konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim. 

Marrë nga BLIC

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic kosova është serbi mbi kartmonedha reagimi i ambasades se shba ivica dacic kosova është serbi mbi kartmonedha reagimi i ambasades se shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj