LIVE UPDATES
Bota

“Muri që më kufizoi mundësitë”. Rrëfimi prekës i Merkel: Asgjë nuk duhet të qëndrojë ashtu siç është

7 Qershor 2019, 12:52 Nga DOSJA
“Muri që më kufizoi mundësitë”. Rrëfimi

Në fjalimin e saj drejtuar studentëve të diplomuar në Teatrin Tercentenar, kancelarja gjermane, Angela Merkel kujtoi jetën në Gjermaninë Lindore nën sundimin sovjetik. Duke folur kryesisht në gjermanisht me një përkthyese, ajo iu drejtua një turme të madhe duke i ftuar për të dhënë mndimin e  tyre rreth imagjinatës dhe mundësisë së ndryshimit.

“Unë u rrita në Gjermaninë Lindore, në RDGJ, një vend jo shumë i lirë. Njerëzit u shtypën dhe disidentët politikë u persekutuan. Qeveria e Gjermanisë Lindore kishte frikë se njerëzit do të largoheshin, ndaj u ndërtua edhe muri i Berlinit, një mur prej betoni dhe çeliku. Çdokush që u përpoq ta kapërcente atë, u arrestua ose u qëllua për vdekje. Ky mur ndau Berlinin në dy pjesë, ndau një popull dhe familje.” 

Puna ime e parë pas kolegjit ishte si fizikante në Akademinë e Shkencave në Berlinin lindor. Kam jetuar fare pranë Murit të Berlinit. Ecja çdo ditë pranë tij për të shkuar në punë. Pas tij shtrihej liria, Berlini Perëndimor. Dhe çdo ditë, kur isha shumë pranë murit, më duhej të kthehesha në minutën e fundit për të shkuar drejt banesës sime. Çdo ditë më duhej të largohesha nga liria në minutën e fundit. Muri i Berlinit kufizoi mundësitë e mia. Megjithatë, kishte një gjë që ky mur nuk mund të bënte gjatë gjithë këtyre viteve, nuk mund të vendoste kufijtë në mendimet e mia. Personaliteti im, imagjinata ime, ëndrrat dhe dëshirat e mia, asgjë nuk mund t’i kufizojnë këto.

Ishte 1989. Një dëshirë e përbashkët për liri lëshuan forca të pabesueshme në të gjithë Evropën. Në Poloni, në Hungari, në Çekosllovaki, si dhe në Gjermaninë Lindore, qindra mijëra njerëz guxuan të dilnin në rrugë. Njerëzit demonstruan dhe rrëzuan murin. Diçka që shumë njerëz, duke përfshirë edhe veten time, nuk do të besonim se do të ishte e mundur, u bë realitet.

Gjatë këtyre 30-vjetëve kam kuptuar se asgjë nuk duhet të qëndrojë ashtu siç është. Kjo përvojë dhe diplomimi është mendimi i parë që unë dua të ndaj me ju sot. Çdo gjë që duket e pandryshueshme mund të ndryshojë, por brezi i prindërve të mi e zbuluan këtë në një mënyrë të dhimbshme.

Babai dhe nëna ime lindi në vitin 1926 dhe 1928. Kur ata ishin mosha juaj sot, Lufta e Parë Botërore sapo kishte mbaruar. Vendi im, Gjermania, solli vuajtje të paimagjinueshme në Evropë dhe në botë. Fituesit dhe humbësitë, nuk janë kontrolluar më parë, por në vend të kësaj Europa mposhti konfliktet shekullore. Një rend paqësor i bazuar në vlera të përbashkëta u shfaq. Dhe marrëdhëniet ndërmjet gjermanëve dhe amerikanëve gjithashtu tregojnë se si armiqtë e kohës së luftës mund të bëhen miq. Ishte Xhorxh Marshall ai që dha një kontribut të rëndësishëm për këtë, nëpërmjet planit që ai njoftoi në ceremonitë e fillimit në vitin 1947 në vend “.

Merkel ka qenë kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe do të largohet në fund të mandatit të saj në vitin 2021. Ajo e la karrierën e saj si shkencëtare dhe hyri në politikë në moshën 35-vjeçare, pas bashkimit të Gjermanisë.

Në këtë fjalim të saj ajo iu drejtua të diplomuarve për përballjen me botën me të cilën ballafaqohen, ajo e bëri këtë duke tërhequr vëmendjen ndaj kompromisit dhe ndërtimit të konsesusit.

“Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim për burimet natyrore të planetit tonë. Për këtë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar që Gjermania, vendi im, do të arrijë neutralitetin e klimës deri në vitin 2050. Ndryshimet për të mirë janë të mundshme nëse i trajtojmë së bashku. Mendimi i dytë që dua të ndaj me ju është se të menduarit dhe veprimet tona duhet të jenë shumëpalëshe dhe jo të njëanshme. Globale në vend të kombëtare.”– u shpeh Merkel në fjalën e saj.

“Teknologjia mund të duket të ofrojë mundësi të pafundme. Ju të sapo diplomuar keni më shumë mundësi se ne që jemi rritur në atë sistem, ku kompjuterat e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik ishin shumë të ngadaltë, krahasuar me smartfonët tuaj tani. Po përpiqemi gjithnjë e më shumë ta shohim botën nëpërmjet syve të të tjerëve. Ne duhet të respektojmë historinë, traditat, fenë dhe identitetin e njerëzve të tjerë, nëse kapemi fort pas vlerave tona të patjetërsueshme dhe veprojmë në përputhje me to.

Në jetën time, ishte rënia e Murit të Berlinit që më lejoi pothuajse 30-vjet më parë të dilja në det të hapur. Kjo ishte një kohë emocionuese dhe magjike, ashtu si jeta juaj do të jetë emocionuese dhe magjike, por përjetova momente dyshimi dhe shqetësimi. Besoj se herë pas here, ne duhet të jemi të përgatitur që t’i mbajmë gjërat në mënyrë që të ndiejmë magjinë e fillimeve të reja dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësi. Kjo është ajo që mësova si një studente, një shkencëtare dhe atë që po përjetoj në politikë.”

Ajo e mbylli fjalimin e saj me shprehjen e shkimtarit gjerman, Herman Hesse: “Në të gjitha fillimet ekziston një forcë magjike për të na ruajtur dhe për të na ndihmuar të jetojmë “.

Rrëzoni muret e injorancës dhe mendimet e cekëta, sepse asgjë nuk duhet të qëndrojë siç është.”– përfundoi ajo kështu fjalimin e saj drejtuar të studentëve të sapo diplomuar.

Burimi: Harvard Magazine

Përshtati Linda Karabolli/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel fjalimi i kancelares gjermane angela merkel fjalimi i kancelares gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj