LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e fortë e Albin Kurtit e pohon: Kosova sërish në zgjedhje po s’u morëm vesh me LDK-në

8 Tetor 2019, 18:52 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Albin Kurtit e pohon: Kosova sërish në

KOSOVË– Albin Kurti ka thënë se nuk ka mundësi të një koalicioni paszgjedhor pa LDK-në.

Sipas tij, po të mos arrihet marrëveshja me LDK-në, duhet të shkohet në zgjedhje, ndonëse thotë se PAN-i di të bëjë manovra të ndryshme duke provuar të bëjë diçka me LDK-në, por se, sipas tij, kjo do të ishte “dhuna më e madhe e vullnetit të popullit”.

“Jo, nuk ekziston opsion tjetër. Nuk mund të zëvendësojmë LDK-në tash me PAN-in. Unë do të filloj bisedimet me LDK-në, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimisht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vullnetit të popullit. Në kampin e PAN-it kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK-në”, u shpreh Kurti në intervistën me Agron Bajramin.

Duke folur për mundësinë e mos-futjes së Listës Serbe në qeverinë e tij, Kurti tha se nuk mundet t’i afrojë deputetët e kësaj liste, që s’e njohin Kosovën, para serbëve tjetër të Kosovës, si Nenad Rashiqi, që e njohin Republikën e Kosovës.

Unë prej se jam në politikë, jam munduar që të kem ideale në politikë. Dmth, jo vetëm të mbaj interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë, por të kem etikë. Unë nuk kam provuar asnjëherë që të filloj nga e mundshmja e të gjej më të mirën, por të diskutoj çka është më e mira. Më e mira do të ishte PDK-ja dhe Lista Serbe të jenë në opozitë. Këto dyja nuk janë parti, por janë shtete. Për të pasur shtetndërtim demokratik, na duhet Lista Serbe dhe PDK-ja në opozitë.

Do të ishte e pamoralshme të kontaktoj e loboj me Listën Serbe kur i kam mesazhet e Rashiqit e Nikoliqit që më urojnë fitoren në zgjedhje. Kemi serbë në Kosovë që thonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Unë do t’i filloj besimet me ta. Është mirë ta sfidojmë Listën Serbe që ata do ta votojnë një serb jashtë Listës Serbe. S’kam biseduar ende me serbët. Do të filloj me LDK-në, pastaj me të tjerët. Të gjitha partitë jo-serbe më kanë uruar, por jo edhe liderët e partive shqiptare. Pse t’i marrim Rikallon e këta, duke e pasur Nenad Rashiqin.

Unë nuk jam i interesuar t’i shtyp ata [Listën Serbe], por t’i çliroj nga Beogradi. Në seancën e parë konstituive nuk mund të mos kem preferencë për serbët të cilët nuk thonë as ‘Kosova e Metohia’, e as ‘institucionet e përkohshme të Kosovës’, e që nuk e quajnë UÇK-në terroriste. Duhet t’i kemi sekuencat të qarta. Duhet të mësyjmë atë që është e mirë, fillimisht”, u shpreh kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti.

Marrë nga Koha.net

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti serish zgjedhje ne kosove albin kurti serish zgjedhje ne kosove

Sondazh

Poll
Politike 8 Tetor 2019, 17:26

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në. I pranishëm në një takim me student...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj