LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

10 Shkurt 2021, 08:39 Nga DOSJA
Kosovë/ Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

KOSOVË– Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse kohë pas kohe nga disa parti politike nuk po mungon retorika nacionaliste në raport me Serbinë. Kundërpërgjigjja e palës serbe është e menjëhershme. Analistët e pavarur thonë se partitë politike në Kosovë janë të vetëdijshme, se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re cilado qoftë ajo. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër thotë se ky mekanizëm ndërmjetësues po punon që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sapo të formohet qeveria e re në Kosovë.

“Punët për dialogun po vazhdojnë. Mirosllav Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, – ka deklaruar zëdhënësi i BE-së  Peter Stano.

Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, pretendenti për postin e presidentit të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij, tha se “nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, unë do ta hap rrugën për referendum për bashkimin me Shqipërinë”. Sipas tij “betimi për bashkim me Shqipërinë ka ardhur si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën”.

Kjo deklaratë e Haradinajt nxiti reagimin e menjëhershëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili Haradinajn e cilësoi si “njeri të rrezikshëm”.

“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjidhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë. Përgjigja ime është: ju bëni punën tuaj, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, – ka deklaruar Aleksandër Vuçiç, transmeton mediumi serb  B92.

Analistët e pavarur thonë, se diskursi politik nacionalist që po përdoret tash në Kosovë është diskurs parazgjedhor. Analisti Arton Demhasaj i tha DW-së se “ky lloj diskursi nuk duhet të merret shumë seriozisht, sepse partitë politike e përdorin këtë lloj populizmi vetëm për ta rritur numrin  votave”.

“E vërteta është që secila parti politike që do të fitojë zgjedhjet dhe me këdo që të bëjë koalicion, çështja e parë me të cilën do të përballen është presioni i madh ndërkombëtar që të kthehen në dialog në mënyrë që të mbyllet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje. Pra, partitë e kanë të qartë dhe kjo është arsyeja që nuk po merren shumë në publik me këtë çështje”, – thotë Demhasaj. Sipas tij deklarata e Haradinajt për referendum për bashkim me Shqipërinë, siç thotë – ”nuk është ide parësore, por kjo mund të përdoret si kartë e dytë nga Haradinaj”.

“Pikërisht ishte dialogu me Serbinë pse kanë rënë qeveritë deri tash dhe se përse ato nuk kanë qenë të qendrueshme”, – thotë Demhasaj.

Analisti Naim Rashiti i tha DW-së, se: “Kushdo që vjen në pushtet, dialogu do të mbetet temë përçarëse derisa të këtë një marrëveshje apo një koordinim politik të brendshëm ndërinstitucional dhe ndërpolitik. A do të ndodhë kjo nuk e di, sepse për shumë kënd kanë humbur shpresat, sepse të gjitha partitë politike dhe liderët politik janë të papërcaktuar për një zgjidhje dhe s’kanë agjendë të qartë për dialogun me Serbinë”, -thotë Rashiti. Sipas tij, nëse subjektet politike nuk ulen bashkërisht dhe hartojnë një strategji të qartë, atëherë nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë.

Një analist tjetër Blerim Burjani, mendon se dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend.

“Pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova sërish ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në krijimin e  një qeverie funksionale, që nuk rrëzohet para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë. Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”,– thotë Burjani.

Sidoqoftë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i ngarkuari i BE-së për këtë dialog Mirosllav Lajçak, javën që shkoi shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por detajet nuk i bëri të ditura. Ai shkroi në Twitter: “i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajçak në Twitter.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend