LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë distancon Presidentin Biden nga gjyqi ndaj zotit Trump në Senat

10 Shkurt 2021, 08:13 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë distancon Presidentin Biden nga gjyqi ndaj zotit

SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër paraardhësit të tij është duke u zhvilluar në Senat, ai do të përqendrohet në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Nuk po e ndjek”, u përgjigj Presidenti Biden kur u pyet nga gazetarët të martën në Zyrën Ovale nëse ai po e ndiqte gjyqin kundër ish Presidentit Trump. “Kemi humbur mbi 450,000 njerëz (nga Covid-19) dhe mund të humbasim shumë më tepër nëse nuk veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi. Shumë fëmijë po flenë të uritur. Shumë familje nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Ata janë në vështirësi. Kjo është puna ime. Senati ka punën e tij, dhe ata janë gati ta fillojnë atë, dhe unë jam i sigurt se ata do të veprojnë në mënyrë të duhur.”

Presidenti shtoi se ai nuk do të thotë asgjë tjetër në lidhje me gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndaj të cilit zoti Biden fitoi në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

“Ai nuk është analist politik. Ai nuk do të shprehë mendimin në lidhje me argrumentet dhe nuk do të ndjekë gjyqin në Senat”, u përgjigj Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, kur u pyet më herët gjatë ditës nga një gazetar në lidhje me zhvillimet në gjyqin historik ndaj ish-presidentit Trump që filloi të martën.

Zëdhënësja Psaki u pyet gjithashtu se si është e mundur që Presidenti aktual Biden të mos shprehte mendimin mbi atë nëse është kushtetuese që Senati të hedhë në gjyq një ish-president dhe nëse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për institucionin e presidencës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë.

“Ai do të presë derisa Senati të nxjerrë konkluzionet për këtë”, – tha ajo gjatë konferencës ditore për mediat në Shtëpinë e Bardhë. “Pikëpamja e tij është se ai duhet të përqendrohet aktualisht në trajtimin e nevojave të popullit amerikan, kthimin e njerëzve në punë, luftën kundër pandemisë.”

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përcjellë imazhin e presidentit të përqendruar në këto çështje ndërsa zhvillohet gjyqi ndaj paraardhësit të tij.

Shtëpia e Bardhë ka planifikuar vizita për zotin Biden në Departamentin e Mbrojtjes dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit këtë javë. Të martën që vjen, presidenti do të shkojë në Miluoki të Uiskonsinit, ku do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me qytetarë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të tij më 16 shkurt, presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me përpjekjet e administratës së tij “për të frenuar pandeminë e koronavirusit dhe për t’i dhënë nxitje një ekonomie të trazuar”, sipas CNN-it, që do të transmetojë ngjarjen.

Rrjeti televiziv sqaroi se do të përfshijë “një audiencë vetëm me ftesa dhe në respektim të rregullave të distancimit fizik”.

Zyrtarët e administratës thonë se nuk do të kishte asnjë avantazh politik për zotin Biden, një ish-senator dhe ish-nënpresident që të angazhohej në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump, çka do të shihej si një lëvizje politike në fillim të presidencës së tij dhe në një kohë kur amerikanët duan që ai të përqendrohet në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga pandemia.

Zoti Biden “ka nxjerrë deklarata të shumta që përcjellin mesazhin se ajo që bëri (ish) presidenti, fjalët e tij dhe veprimet e tij, dhe natyrisht ngjarjet e 6 janarit, ishin një kërcënim për demokracinë tonë”, tha zonja Psaki të martën.

 

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fajesimi i donald trump joe biden fajesimi i donald trump joe biden

Sondazh

Poll
Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj