LIVE UPDATES
Bota

Senati Amerikan i hap rrugë gjyqit të plotë ndaj ish-Presidentit Trump, akuzohet për nxitje dhune në Kongres

10 Shkurt 2021, 06:34 Nga DOSJA
Senati Amerikan i hap rrugë gjyqit të plotë ndaj ish-Presidentit

SHBA– Senati amerikan votoi të martën në mbrëmje për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë mbi akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi lidhur me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar, duke hedhur poshtë një pretendim se procedimi ishte antikushtetues pasi panë videon grafike të sulmit të janarit.

Në seancën e parë për këtë qëllim që do të përcaktonte nëse gjykimi i ish-presidentit ishte kushtetues, 56 anëtarë të Senatit votuan pro, dhe 44 kundër argumentit të demokratëve se procedimi është në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Gjashtë senatorë republikanë votuan pro, një më shumë sesa pesë që kishin votuar muajin e kaluar kundër një përpjekjeje republikane për ta bllokuar gjyqin.

Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat. Avokatët e zotit Trump argumentuan se meqenëse zoti Trump nuk është më në detyrë, Senati nuk ka autoritetin të mbajë një gjyq mbi akuzën e Dhomës së Përfaqësuesve se ai nxiti një rebelim ndërsa ishte në detyrë. Demokratët shpresojnë ta skualifikojnë ish-presidentin Trump nga mbajtja e një posti publik në të ardhmen.

Videoja e paraqitur nga ekipi i nëntë demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve që luajnë rolin e Prokurorit të çështjes kombinonte pamjet e dhunës ndaj Kapitolit më 6 Janar me segmente të fjalimit ndezës të ish-presidentit Trump para mbështetësve të tij disa momente më herët, duke i nxitur ata të “luftonin fort” për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Senatorët, që shërbejnë në rolin e jurisë, panë në ekrane pamjet që tregonin përkrahësit e zotit Trump duke rrëzuar barrierat dhe duke goditur oficerët e policisë në Kapitol. Në video përfshihej gjithashtu momenti kur policia që ruante sallën e seancave të Dhomës së Përfaqësuesve, qëlloi për vdekje protestuesen Ashli Babbitt, një nga pesë personat, përfshirë një oficer policie që vdiqën atë ditë.

Turma sulmoi policinë, i detyroi ligjvënësit të fshiheshin për të ruajtur veten, dhe ndërpreu çertifikimin zyrtar nga ana e Kongresit të fitores së Presidentit Joe Biden, pasi zoti Trump kishte sfiduar për dy muaj rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar në mënyrë të rreme për mashtrime të gjera në votime.

“Nëse kjo nuk është një vepër e dënueshme, atëherë asgjë tjetër nuk është”, tha anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Jamie Raskin, i cili shërben në rolin e kryeprokurorit të çështjes, para shfaqjes së videos.

Ai qau ndërsa tregonte se si vajzës dhe dhëndrit të tij, që ai i kishte sjellë në Kapitol atë ditë për të qenë të pranishëm në çertifikimin e zgjedhjeve, u ishte dashur të fshiheshin në një zyrë pranë sallës së Dhomës së Përfaqësuesve, duke thënë: “Ata besonin se do të vdisnin.”

Në kontrast të prezantimit emocional të demokratëve, avokatët e ish-presidentit Trump e sulmuan procesin, duke argumentuar se gjyqi ishte një përpjekje antikushtetuese, partiake për t’i mbyllur rrugën të ardhmes politike të zotit Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

“Ajo që ata duan të realizojnë në të vërtetë këtu në emër të Kushtetutës është që të mos lejojnë Donald Trumpin që të kandidojë më për poste politike, por kjo është një fyerje e Kushtetutës pavarësisht se kundër kujt drejtohet sot”, u tha senatorëve David Schoen, një prej avokatëve të ish-presidentit.

Ai denoncoi “dëshirën e pangopur për fajësim” midis demokratëve përpara se të transmetonte videon e tij, e cila kombinonte klipe të ligjvënësve të ndryshëm demokratë që kërkonin që shkarkimin e ish-presidentit Trump të kthehej që nga viti 2017.

PAK GJASA PËR SHPALLJE FAJTOR

Ndaj zotit Trump u ngritën akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët më 13 Janar me akuzën e nxitjes së rebelimit, megjithëse nuk ka shumë gjasa që ai të shpallet fajtor.

Që ai të shpallet fajtor, duhet që një shumicë prej dy të tretave të anëtarëve të Senatit të votojnë për një gjë të tillë, çka do të thotë se të paktën 17 republikanë duhet të bashkohen me 48 demokratët e Senatit dhe dy të pavarur për të votuar kundër zotit Trump, i cili mbetet figura më e fuqishme e partisë së tij edhe pasi nuk është më në detyrë.

Zoti Trump është i vetmi president që gjykohet nga Senati pas largimit nga detyra dhe i vetmi ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ai është vetëm presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Gjyqi u zhvillua nën masa të jashtëzakonshme sigurie rreth Kapitolit përfshirë forca të armatosura të sigurisë dhe një perimetër rrethimi dhe tela me gjemba.

Avokatët e zotit Trump argumentuan se ai po ushtronte të drejtën e tij për lirinë e shprehjes sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës kur iu drejtua mbështetësve para sulmit në Kapitol. Bruce Castor, një nga avokatët e ish-presidentit Trump tha se sulmet ndaj Kapitolit “duhet të denoncohen fuqishëm”, por argumentuan se “një grup i vogël kriminelësh” ishin përgjegjës për dhunën, jo zoti Trump. Shumica e ekspertëve ligjorë kanë thënë se është kushtetuese të bëhet një gjyq pasi një zyrtar të ketë lënë detyrën.

“Presidentët nuk mund të ndezin një rebelim në javët e tyre të fundit në detyrë dhe pastaj të largohen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por ish-presidenti Trump po ju kërkon pikërisht që të miratoni një gjë të tillë”, u tha senatorëve anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Joe Neguse. Shumica e senatorëve në gjyq ishin të pranishëm në Kapitol më 6 Janar, kur shumë ligjvënës thanë se kishin frikë për sigurinë e tyre.

Senatori Republikan Bill Cassidy i quajti fjalimet e demokratëve “një hapje shumë të mirë”. Ai u bashkua me pesë kolegë të tij republikanë për të votuar pro kushtetueshmërisë së gjyqit, duke e ndryshuar votën e tij nga muaji i kaluar.

“Argumentet që ata dhanë ishin argumente të forta,” tha zoti Cassidy.

Gjyqi mund të sinjalizojë se çfarë drejtimi do të ndjekë Partia Republikane pas presidencës së trazuar katërvjeçare të zotit Trump. Ndasi të thella janë shfaqur mes besnikëve të ish-presidentit dhe atyre që shpresojnë ta orientojnë partinë në një drejtim të ri. Demokratët nga ana e tyre janë të shqetësuar se gjyqi mund të pengojë aftësinë e zotit Biden për të përparuar me shpejtësi me një program ambicioz legjislativ.

Një vit më parë, Senati i kontrolluar nga republikanët e atëhershëm i hodhi poshtë akuzat ndaj zotit Trump se kishte penguar Kongresin dhe kishte abuzuar me pushtetin, kur kishte bërë presion ndaj Ukrainës për të ndërmarrë një hetim ndaj zotit Biden dhe djalit të tij Hunter në vitin 2019.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjyqi ndaj trump donald trump gjyqi ndaj trump

Sondazh

Poll
Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet