Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kosovë-Serbi/ Escobar: I mbështesim të dy vendet, Evropa të shpejtojë Integrimin
16 Tetor 2021, 20:23Nga DOSJA
MALI I ZI– Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një fjalimi të mbajtur në forumin ‘2BS’ në Budva të Malit të Zi, diplomati Escobar tha se SHBA-të kanë në duar mekanizma politikë dhe diplomatikë për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në punët e brendshme të Malit të Zi.
“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi partnerë të të dy qeverive dhe të mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku. Para së gjithash, unë nuk e shoh çështjen pro-serbe dhe pro-ruse si të njëjtën gjë. Ato forca politike pro-serbe në Mal të Zi duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i orientuar nga Perëndimi dhe të mbetet pjesë e NATO. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi një shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato palë që me të vërtetë po përpiqen t’i minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksione, si dhe izolimi diplomatik dhe politik,”- tha Escobar.
I pyetur nëse është një shenjë e keqe që vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk iu dha një dritë jeshile në Samitin e fundit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Escobar tha se Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve.
“Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë kohë e pritjes shumë e gjatë. Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve,”- tha Escobar.
SERBI– Një grup personash, pjesë e të djathtës në Serbi janë grumbulluar dhe kanë protestuar përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as...
SHKODËR– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen për gjysmëfinalen e kupës Mbarëkombëtare Vllaznia – Sigal Prishtina. ...
INDONEZI– Njëmbëdhjetë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë që pësuarn gjatë një aksidenti. Ngjarja e r...
SHKODËR– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka konsideruar një pakicë të papërfillshme protestuesit që kanë dalë para ambasadës shqiptare në Beogr...
BRITANI E MADHE- Një 32-vjeçar i identifikuar si David Peter Young është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dhe abuzojë seksualisht m...
KOSOVË– Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ...
MAQEDONI E VERIUT- Një 62-vjeçar është vënë në pranga pasi akuozhet se ka vrarë nënën e tij me thikë. Sipas mediave lokale, mësohet se burri me inicialet...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Ser...
GREQI– Një qytetar është hedhur nga ballkoni për të shpëtuar pasi apartamenti ku jetonte është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kolo...
ITALI-Një klient në Itali ka hyrë në një lokal dhe pasi ka marrë brioshët është larguar pa paguar. Por ditën e nesërme klienti është shfaqur prap në këtë lokal ...