LIVE UPDATES
Bota

Kostoja e luftës së Erdoganit për “pavarësinë ekonomike” të Turqisë

4 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
Kostoja e luftës së Erdoganit për “pavarësinë

TURQI – Çmimet e konsumit në Turqi janë rritur në shkallën më të lartë që nga viti 2002, duke minuar më tej betejën jo të zakonshme të presidentit, Recep Tayyip Erdogan për “pavarësinë ekonomike” të vendit të tij në zhvillim.

Analistët ia atribuojnë rritjen e inflacionit në 36.1 përqind muajin e kaluar (sipas shifrave zyrtare), rritjes së kostos së importeve, të cilat variojnë nga energjia deri te shumë prej lëndëve të para që prodhuesit e Turqisë i kthejnë në eksporte. Këto kosto u rritën për shkak të një kolapsi historik të lirës, e cila vitin e kaluar humbi 44 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit.

Por, përfundimisht, analistët fajësojnë si për inflacionin, ashtu edhe për krizën e lirës, besimin e zjarrtë të Erdoganit se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion. Teoria konvencionale thotë se e kundërta është e vërtetë, sepse normat e larta të interesit ngadalësojnë aktivitetin ekonomik duke e bërë huamarrjen më të shtrenjtë dhe duke ofruar stimuj për njerëzit që të mbajnë paratë e tyre në bankë. Më poshtë është një përmbledhje e enigmës ekonomike të Turqisë:

Si nisën problemet?
Duke i quajtur normat e larta të interesit “nëna dhe babai i çdo të keqeje”, Erdogan orkestroi një seri uljesh të normave të interesit duke filluar nga shtatori, që minuan më tej besimin e ekonomistëve në pavarësinë e Bankës Qendrore. Erdogan, i cili ka shkarkuar tre guvernatorë të Bankës Qendrore që nga korriku i vitit 2019, ka refuzuar të pranojë çdo përgjegjësi për rënien e lirës ose rritjen e mëvonshme të çmimeve.

Unë hedh poshtë politikat që do ta dënojnë popullin tonë me papunësi, uri dhe varfëri”, tha ai vitin e kaluar, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të jenë të durueshëm.

Valuta turke u dobësua të hënën (3 janar), duke u tregtuar me 13.4 lira për çdo dollarë, pas publikimit të të dhënave të inflacionit. Lira ra deri në 18.4 për dollarë në kulmin e krizës muajin e kaluar, pasi e nisi vitin rreth 7.4.

Sa e rëndë​ është kriza?

Objektivi zyrtar i inflacionit të Turqisë është pesë për qind, por ai ka mbetur dyshifror në dy vjetët e fundit. Leximi mujor i inflacionit është kthyer në një çështje politike të kontestuar, me liderët e opozitës që pretendojnë se Qeveria po raporton më pak rritjet aktuale të çmimeve, një akuzë që Qeveria e mohon. Institutet e pavarura ekonomike si Grupi i Kërkimeve të Inflacionit (ENAG) llogaritën normën vjetore të inflacionit të muajit të kaluar në 82.8 për qind.

“Edhe në shifrat që ata i shpikin, inflacioni i prodhuesve vendas është gati 80 për qind,” shkroi të hënën në Twitter kreu i partisë kryesore opozitare, Kemal Kilicdaroglu.

Opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme për të adresuar krizën, por Erdogan këmbëngul se ato do mbahen siç është planifikuar në qershor të vitit 2023. Kostoja e jetesës pritet të rritet më tej, veçanërisht pas rritjes së çmimit të faturave të energjisë elektrike dhe gazit të konsumatorëve prej rreth 50 dhe 25 për qind, respektivisht.

Çfarë pret Erdogani?

Presidenti po i jep përparësi rritjes, në ekonominë që pritet të zgjerohet për nëntë përqind në 2021 dhe 3.5 përqind në 2022. Gjatë një krize tjetër valutore në vitin 2018, banka qendrore rriti në mënyrë agresive normën kryesore të interesit, por gjasat për një përsëritje nën një Erdogan më të vendosur, janë të ulëta. Erdogan ka përmendur më parë rregullat islamike kundër fajdeve për të justifikuar mosrritje të normave, duke sugjeruar se ata që përpiqen të ruajnë kursimet e tyre duke i kthyer ato në valutë dhe ar, ishin tradhtarë.

Disa ekspertë besojnë se Erdogan mund të përpiqet ta bëjë Turqinë më tërheqëse si një qendër për prodhim të lirës, me paga lokale që vlejnë më pak në terma të dollarit. Gjatë një fjalimi televiziv në Stamboll, Erdogan të hënën përshëndeti një rritje prej 32.9 për qind nga viti në vit në eksporte, që arriti në 225.3 miliardë dollarë më 2021. Shumë konsumatorë turq po përballen me vështirësi në rritje pasi çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera janë ngritur në vitet e fundit.

Si është përgjigjur Erdogani?

I vetëdijshëm për rëndësinë që i jepet vlerës së lirës kundrejt dollarit dhe euros nga konsumatorët dhe bizneset, Erdogan zbuloi muajin e kaluar një politikë të re për të mbrojtur monedhën vendase kundër luhatjeve në kursin e këmbimit. Derisa lira është rritur që atëherë, ekspertët vënë në dyshim nëse ajo është e qëndrueshme dhe do të jetë e mjaftueshme për të shmangur dobësimin e mëtejshëm të monedhës. Rezervat neto të valutës së huaj të Turqisë ranë në 8.6 miliardë dollarë javën e kaluar – nga 21.2 miliardë dollarë dy javë më parë – duke mbështetur më tej pretendimet e opozitës se Qeverisë po i mbaronin paratë ndërsa indirekt përpiqej të mbështeste kursin e këmbimit.

Qeveria ka raportuar vetëm ndërhyrje të kufizuara në valutë. Erdogan ka rritur gjithashtu pagën minimale mujore në 4,253.40 lira (rreth 315 dollarë), që është ende më e ulët në terma të dollarit sesa vlente paga minimale në janar të vitit 2021.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan renia e lires renia e lires turke turqia erdogan renia e lires renia e lires turke turqia

Sondazh

Poll
Bota 4 Janar 2022, 07:46

Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

GJERMANI – “Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj