Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KPA merr vendimin për ish-prokuroren Galanxhi, lihet në fuqi masa e dhënë nga KPK
24 Nëntor 2021, 16:36Nga DOSJA
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren Anila Galanxhi. Sipas njoftimit të publikuar nga KPA-ja, bëhet me dihet se pas ankimimit për rivlerësim të Anila Galanxhit, është vendosur që të lihet në fuqi vendimi i KPK-së.
Njoftimi i vendimit:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.47/2021, datë 23.08.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa). 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2021.
TIRANË-Një shkresë me kërkesë informacioni i është dërguar disa javë më parë dhjetëra institucioneve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedh...
DURRËS– Një person ka humbur jetën brenda një kabine elektrike në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 11 t...
TIRANË– 356 mijë e 370 euro produkte janë vënë nën sekuestro pasi futeshin në Shqipëri si ‘ndihmë humanitare’ duke shmangur detyrimet doganore. Në nj...
BULLGARI- Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti. Ndërsa bashkëshorti Orhan Aliti ka arritur t’u ...