LIVE UPDATES
Aktualitet

KPP zbulon shkelje në tenderin 600 mln lekë të Laert Duraj për bojë printeri (Dokumente)

16 Shtator 2020, 17:24 Nga DOSJA

Rivaliteti mes dy kompanive të pajisjeve teknologjike për një tender me fond 600 milionë lekë (të vjetra) për tonera boje për Posta Shqiptare sh.a, zbulon një vendimmarrje në kufijtë e skandalozes nga ana e institucionit të drejtuar nga Laert Duraj.

Posta Shqiptare ka shpallur në Mars 2020 një tender për blerjen e tonerave (depozita boje) për printerat “Canon” dhe “Dell” që janë në funksion në zyrat e institucionit. Vlera limit e tenderit ishte parashikuar mbi 60 milionë lekë të reja, pa TVSH.

Në tender morën pjesë 3 kompani, nga të cilat dy u skualifikuan dhe në garë mbeti vetëm një prej tyre, e cila u shpall edhe fituese.

Një prej kompanive u skualifikua, pasi nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike. Ndërsa tjetra u largua nga gara, pasi titullari i autoritetit kontraktor, Laert Duraj, nëpërmjet Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), kishte konstatuar se ajo nuk kishte paraqitur në tender mallin e kërkuar sipas specifikimeve teknike. Kompania e skualifikuar, “Infosoft”, e cila kishte dhënë edhe një ofertë rreth 100 milionë lekë (të vjetra) më të ulët se fituesi, e ankimon vendimin e Posta Shqiptare. Institucioni i drejtuar nga Laert Duraj e rrëzoi ankesën, duke lënë në fuqi vendimin e saj paraprak. Në këto kushte, kompania e skualifikuar iu drejtua Komisionit të Prokurimit Publik. Ky institucion, me një vendim 5-0 të anëtarëve të saj, hodhi poshtë pretendimet e Posta Shqiptare, duke i dhënë të drejtë argumentave të paraqitur nga ankimuesi.

“Rrëzohet” Laert Duraj
“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e plotë të Komisionit të Prokurimit Publik, në të cilin, përveçse u rrëzua qëndrimi i “Posta Shqiptare”, po zbulon edhe disa detaje të dyshimta mbi mënyrën se si kanë vepruar vartësit e Laert Duraj në këtë procedurë të prokurimit publik.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania “Infosoft”, e cila kishte paraqitur ofertë në vlerë 37 milionë lekë (të reja), u skualifikua, pasi “Posta Shqiptare” sh.a konstatoi se boja e printerit, e paraqitur prej saj, nuk ishte me të njëjtat numra serie, të kërkuar në specifikime teknike.

Kompania e skualifikuar renditi disa arsye se përse vendimi i Laert Duraj ishte tërësisht i gabuar. Sipas ankimuesit, boja e printerit, e paraqitur prej tij, ishte prodhim i kompanisë së kërkuar nga autoriteti kontraktor, ishte origjinal, me cilësitë e kërkuara, si edhe për printerat që kishte vendosur vetë “Posta Shqiptare”.

Diferenca e vetme, e cila i ka shërbyer ‘Posta Shqiptare” për skualifikimin e saj nga gara është “part number”, një numër serie që nuk lidhet aspak me cilësitë e bojës, por vetëm me vendin, ku është prodhuar toneri përkatës, në morinë e filialeve prodhuese që kanë kompanitë gjigande ndërkombëtare në shtete të ndryshme.

Madje, siç konstatoi ankimuesi, edhe kompania e shpallur fituese “E…” shpk, e cila dha ofertën 47 milionë lekë (të reja), kishte paraqitur të njëjtat tonera boje dhe ishte kualifikuar.

Komisioni i Prokurimit Publik deklaron se, për një vendimmarrje më të drejtë mbi ankimin, i është drejtuar në mënyrë elektronike selive të kompanive prodhuese të tonerave të bojës, “Canon” dhe “Dell”.

Por, për shkak ndoshta edhe të faktit se shqyrtimi i rastit është bërë gjatë muajit Gusht, KPP nuk arriti të marrë përgjigje nga kompanitë ndërkombëtare.

Në këto kushte, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të zhvillonte seancë dëgjimore dhe ballafaqimi mes palëve.

“Posta Shqiptare” sha i qëndroi vendimit të saj për skualifikimin e “Infosoft”, ndërsa kompania private paraqiti objeksionet e saj.

Gjatë ballafaqimit, KPP konstatoi se “Posta Shqiptare” sha nuk kishte kryer asnjë lloj verifikimi, për të provuar nëse produkti i paraqitur në tender nga kompania ankimuese ishte brenda standartit të kërkuar apo jo.

Nga verifikimet e trupës së Komisionit të Prokurimit Publik, rezultoi në përfundim se “Posta Shqiptare” sh.a e kishte skualifikuar në mënyrë të padrejtë operatorin ekonomik.

Në konkluzion, me vendimin e datës 14 Shtator 2020, KPP vendosi të pranojë kërkesën e ankimuesit, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e Laert Durajt dhe stafit të tij përfaqësues. Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin me 5 vota pro, me një veçanti që kryetari i tij, Jonaid Myzyri, kishte mendim paralel për argumentimin, por jo për konkluzionin përfundimtar.

Marrë nga Bold News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laert duraj posta shqiptare laert duraj posta shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj