LIVE UPDATES
Aktualitet

Krijimi i Agjensisë së Mediave, a ka Gjermania dhe Italia një model të ngjashëm siç deklaroi kryeministri?

29 Shtator 2021, 18:26 Nga DOSJA
Krijimi i Agjensisë së Mediave, a ka Gjermania dhe Italia një

TIRANË- Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë së re, u shpall ndër të tjera edhe krijimi i Agjencisë së Mediave, një strukturë që pritet të centralizojë gjithë informacionin e ministrive në një zyrë që varet drejtpërdrejt nga kryeministri. Drejtuesi i kësaj zyre, madje, sipas VKM-së së shpallur në 18 shtator ka statusin e ministrit të shtetit. Për të argumentuar suksesin e pritshëm të një strukture të tillë në marrëdhëniet me mediat, kryeministri Rama deklaroi se kjo agjenci ishte një model i marrë nga Gjermania dhe Italia. Por verifikimi I Faktojes, që përfshiu edhe një përgjigje të vetë qeverisë gjermane e rrëzon vërtetësinë e deklaratës së kryeministrit shqiptar.

Në mbledhjen e parë të qeverisë që re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Rama ka njoftuar si një ndër vendimet kryesore, krijimin e një agjencie për media dhe informim. Kryeministri u kujdes të tregonte se kjo agjenci bazohej në modele të sukseshme nga vende me demokraci të konsoliduar, siç është Gjermania apo Italia.

“Krijimi i agjencisë për media dhe informim që bazohet në disa modele të suksesshme në Gjermani, Itali dhe gjetkë, që garantojnë transparencë në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet dhe me problematikat që kanë të bëjnë me aktet që lidhen me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.”

Si do të funksionojë agjencia?

“Agjencia ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore”-thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 18 shtator 2021.

Vendimi për krijimin e agjencisë qartëson se asnjë nga zëdhënësat nuk mund të komunikojë me median dhe se të gjitha marrëdhëniet publike të qeverisë duhet të kalojnë përmes “zëdhënësit të kryeministrit”:

“Përgjegjësi për shtypin në zyrën e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave është pika e parë e komunikimit me gazetarët, sipas parashikimeve të rregullores së Agjensisë.”

Agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

“Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave”- thuhet në vendim, i cili krijon në këtë mënyrë një ministri propagande për herë të parë që nga viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”.

A kanë vërtetë Italia dhe Gjermania një Agjenici Mediash?

Faktoje komunikoi me katër organizata Fact-checking në Itali dhe Gjermani (pjesë e rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve IFCN, ku bën pjesë edhe Faktoje) të cilat qartësuan se nuk ka asnjë strukturë të ngjashme në vendet përkatëse, të cilat u treguan të gatshme për t’u përgjigjur brenda ditës.

*Kërkesa dërguar “Pagella Politica” organizatës fact-checking në Itali

“Më falni, por nuk kam dëgjuar për diçka të ngjashme në Itali. Unë pyeta gjithashtu drejtorin tonë Giovanni dhe ai pajtohet me mua: Ne nuk mendojmë se një strukturë e tillë ekziston në Itali.”-shkruhet në përgjigjen e përfaqësuesve të Pagella Politica.

*Përgjigjja nga “Pagella Politica” për Faktoje.al

Gjermania

Të njëjtën pyetje, ia dërguam përmes email-it (duke iu referuar Gjermanisë në këtë rast) dy organizatave të tjera fact-checking në Gjermani:

AFP Faktencheck

“Çdo ministri ka shërbimin e vet për shtyp këtu. Përveç kësaj, ekziston “Presse- und Informationsamt der Bundesregierung” që flet për kancelaren dhe qeverinë. Nisur nga fakti se ministrat janë pjesë e kabinetit të qeverisë, këta persona koordinohen me ministritë e tjera për çështje të rëndësishme, por me sa di unë ata në asnjë mënyrë nuk i mbikëqyrin ose t’u tregojnë atyre se çfarë duhet të bëjnë “-shkruhet në përgjigjen nga AFP Faktencheck.

Një tjetër organizatë factchecking në Gjermani, Corrective.org ktheu një përgjigje të ngjashme me të parën, ku shpjegohej se nuk ka një agjenci të tillë në Gjermani.

Correctiv.org

“Me sa di unë nuk ka një agjenci të tillë në Gjermani, unë kurrë nuk kam dëgjuar për të. Zëdhënësit e shtypit të ministrave emërohen nga ministrat. Ndoshta ka një keqkuptim. Në Gjermani kemi nga njëra anë zyrën e shtypit të qeverisë, por ajo nuk flet për të gjitha ministritë. Ne kemi diçka të quajtur “Bundespressekonferenz“, por kjo nuk është një agjenci qeveritare, por një organizatë e pavarur, kryesisht e gazetarëve. Ata organizojnë konferenca zyrtare për shtyp të qeverisë dhe nuk caktojnë zëdhënës.”-shkruhet në përgjigjen e Correctiv.org

Kjo organizatë na sugjeroi të komunikojmë gjithsesi edhe me zyrën e shtypit të qeverisë për të qartësuar këtë informacion. Ne ndoqëm këtë rrugë dhe dërguam një kërkesë për informacion në zyrën e shtypit të qeverisë, e cila vlen të përmendet se iu përgjigj Faktojes brenda dy ditësh.

Një prej përfaqësuesve të kësaj zyre, i cili u përgjigj në emër të qeverisë na informoi:

“Zëdhënësi i qeverisë flet për Kancelarinë Federale dhe Qeverinë Federale në tërësi. Ministritë individuale vendosin vetë për emërimin e zëdhënësve në autoritetin e tyre.”

*Përgjigja zyrtare nga zyra e shtypit të qeverisë gjermane

“Zyra Federale e Shtypit” për të cilën kryeministri Rama i referohet ngjashmërisë së strukturës së sapo krijuar sqaron në faqen e saj se kjo strukturë nuk është një institucion që rregullon ose mbikëqyr shtypin në asnjë mënyrë.

*Faqja zyrtare e “Zyrës së Shtypit” në Gjermani

Nga verifikimi i kryer përmes informacionit të mbledhur, vendosëm që deklaratën e kryeministrit Rama se Agjencia e Medias është marrë si model nga Gjermania ao Itali, është e Pavërtetë.

Marrë nga Faktoje.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agjensia e mediave gjermani itali agjensia e mediave gjermani itali


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj