Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Dështon Komisioni i Konkurrencës! Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK që ngritën kartel për r
29 Shtator 2021, 13:25Nga DOSJA
TIRANË– Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka ndëshkuar importuesit e miellit dhe grurit, pavarësisht se u kapën në shkelje gjatë korrikut të vitit të kaluar. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Konkurrencës nuk është vendosur masa e ndëshkimit me gjobë për kompanitë shkelëse. Por, Komisioni i Konkurrencës, ka vendosur që të rihapë tjetër hetim mbi të gjithë tregun e miellit në vend për të parë në tërësi segmentet e integrimit vertikal të kompanive, ku pritet që të zbulohet qartë se rritja e çmimit të bukës ka ardhur për shkak të veprimtarisë joligjore të kompanive.
Gjithashtu bëhet me dije Komisioni i Konkurrencës është gjetur para një raporti të hartuar nga administrata e Autoritetit të Konkurrencës, i cili nuk përshkruante situatën aktuale në tregun e miellit, por i referohej asaj të një viti më parë.
Në këtë raport ishte parashikuar një gjobë 5 milion euro ndaj të pesta kompanive, Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK dhe për rrjedhojë, Komisioni nuk ka mundur t’a miratojë atë pasi në raport janë konstatuar mungesa të theksuara që nuk lidheshin me realitetin e sotëm. Ka qenë detyra e administratës së drejtuar nga Diana Dervishi për të hartuar një raport profesional, përmes të cilit do të ndëshkoheshin importuesit e miellit për shkeljen e ligjit, me pasoja të rënda për qytetarët, por siç duket nuk ia dalë mbanë.
Në fillim të muajit shtator pasi në vend çmimi i bukës u rrit me 10 lekë, Autoriteti i Konkurencës publikoi emrat e kompaniveqë kishin krijuar ‘kartel’ duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, por nuk caktoi asnjë ndëshkim për ta. Në njoftim thuhej se situata është ende nën monitorim dhe se çdo 3 muaj kompanitë e lartpërmendura kanë detyrim të raportojnë të dhënat mbi blerjet dhe shitjet.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një paketë ndihme prej 5 milionë lekësh të reja, për familjen e efektivit të vrarë ditën e djeshme,...
FIER- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka inspektuar ditën e sotme Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. Inspektimi i kësaj shtëpie ka nisur për shkak të një deno...
TIRANË- Dhjetra kolegë dhe figura të shtetit shqiptar i kanë dhënë sot lamtumirën nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje nga 21-vjeçari, Aldi R...
TIRANË– Kryepolici Ardi Veliu ka bërë një gabim, të cilin e ka rregulluar shumë shpejt gjatë ceremonisë mortore për nënkomisarin Saimir Hoxha. Gjatë ...
BRITANI E MADHE- Një grup kriminal shqiptarësh, i cili dyshohet se shpërndante qindra mijëra paund kokaië në zonën jugperëndimore të Bristolit, është shkatërru...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka akuzuar zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit se nënkomisarit Saimir Hoxha që sot e shpallën “Dëshmor i Atdheut”, ...
TIRANË– Dosja.al ka publikuar pamjet e vrasjes në krye të detyrës të nënkomisarit Saimir Hoxha. Në pamjet e publikuara, shihet sesi vrasja ndodh për ...