LIVE UPDATES
Politike

Krimet mjedisore/ Çuçi: Të trajtohen si vrasjet! Kumbaro: Jemi secili pak ‘kriminel’

15 Dhjetor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Krimet mjedisore/ Çuçi: Të trajtohen si vrasjet! Kumbaro:

TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ajo e Turizmit Mirela Kumbaro morën pjesë në takimin me drejtues dhe punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit në kuadër të ndërgjegjësimit dhe luftës kundër krimeve mjedisore.

Ministri Çuçi u kërkoi qytetarëve të denonconin krimet mjedisore, ministri Çuçi deklaroi se shkeljet në dëm të mjedisit nuk duhet të trajtohen më si rutinë, por u duhet dhënë rëndësi njësoj si krimet e tjera (vrasje, kontrabandë etj) Gjithashtu, ministri shtoi se nga 40 mijë denoncime në “Komisariatin Dixhital”, 276 i përkasin për dëmtimin e mjedisit.

“IKMT bashkëpunon me policinë e shtetit, ashpërsimi i masave ndëshkuese kanë rritur ndjeshëm efikasitetin në luftën kundër krimeve mjedisore. Sot kemi ngritur një strukturë të posaçme. Pavarësisht këtyre gjerave, nismave ligjore, ende mbetet problem numri i pakët i procedimeve dhe dënimeve për krimet e mjedisit. Policia e shtetit them se mbetet në një fazë të rutinës kur bëhet fjalë për krimet mjedisore. Duhet të ndryshojë mentaliteti, për t’u trajtuar krimet mjedisore njësoj si krimet e tjera. Sipas raportit krimet në mjedis renditeshin të katërtit për nga rëndësia pas atij të trafikut të drogës, kontrabandës dhe trafikut të qenieve njerëzore. Deri më sot janë rreth 40 mijë denoncime të bërë na ‘Komisariatin dixhital’ dhe krime në lidhje me mjedisin janë vetëm 276 të tilla. Pra, shikoni çfarë peshe të vogël zë në morinë e denoncimeve. Ka qenë shumë efikas sepse 63 prej tyre kanë qenë denoncime të sakta, kundrejt 117 që nuk ishin të tilla dhe 96 janë ende në proces verifikimi”, u shpreh ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Më tej, ai prezantoi rubrikat e krimeve mjedisore që mund të denoncohen në aplikacionin “Komisariati Dixhital” nga qytetarët.

“Në butonin “Krimi Mjedisor” të gjithë përdoruesit e aplikacionit do të mund të gjejnë të renditura llojet e krimit mjedisor si:  ndotje uji; ndotje e tokës; depozitim i paligjshëm mbetjesh; ndotje me inerte dhe ndotje akustike”, u shpreh ministri Çuçi.

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se nuk është zbatuar në mënyrën e duhur paketa ligjore që përcaktohen masa ndëshkuese për personat që dëmtojnë mjedisin. Ajo shtoi se çdo njeri duhet të ndihet “kriminel” në raport me mjedisin për mënyrën se si e ka dëmtuar dhe e ka lënë të degradohet.

“Na duhet ndëshkim, janë parashikuar të gjitha nenet, masat e parashikuara, organet që duhet ti kontrollojnë. Na duhet të pranojmë që nuk e kemi zbatuar këtë paketë ligjore në masën e duhur sepse duhet të fillojmë të ndëshkojmë veten tonë, sepse secili nga pak, nuk do hezitoj ta përdor fjalën e rëndë kriminelet, jemi secili nga pak në këto dekada si jemi sjellë me mjedisin. Ne jemi këtu që të gjithë bashkë, duhet të denoncojmë krimin mjedisor, ta ndëshkojmë, këtë e bëjnë trupat dhe organet dhe të pranojmë se në fakt fajtor jemi secili prej nesh”, deklaroi ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.

Muajin e kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se Policia e Shtetit nuk duhet më të veprojë me gjoba për rastet e konstatimit të krimeve mjedisore dhe se personat që kryejnë vepra penale ndaj mjedisit duhet të përballen me drejtësinë.

“Këto janë krime mjedisore dhe Policia e Shtetit duhet të verifikojë në territor jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit, por edhe protagonistët e tyre dhe pastaj Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit thirret për të vepruar më tutje. Nuk është më gjoba, por kur ti bën një akt të tillë, arrestohesh dhe shkon para drejtësisë. E njëjta gjë për ndërtimet pa leje. Çdo ndërtim që ka shkelje është i paligjshëm. Nuk mund të ketë 4 kate me leje dhe 2 pa leje. Jo! E gjithë godina është e paligjshme dhe për këtë paligjshmëri subjekti merret e çohet para drejtësisë, ndërkohë që e gjithë godina prishet”, deklaronte Rama muajin e kaluar në takim me punonjësit e policisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi ikmt komisariati dixhital krimet mjedisore mirela kumbaro bledi çuçi ikmt komisariati dixhital krimet mjedisore mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj