LIVE UPDATES
Bota

Kritika për mungesën e veprimeve të SHBA ndaj Princit saudit

25 Mars 2021, 08:17 Nga DOSJA
Kritika për mungesën e veprimeve të SHBA ndaj Princit saudit

SHBA– Në ditën kur Shtetet e Bashkuara deklasifikuan një raport të zbulimit mbi vrasjen e opinionistit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi, një tjetër disident i shquar saudit që punon në Shtetet e Bashkuara mori një kërcënim me vdekje.

“Do të keni të njëjtin fat si Khashoggi”, thuhet në një koment në arabisht, të postuar në përgjigje të një prej postimeve të zotit Abdullah Alaoudh në Twitter.

Analisti që tani punon në Uashington dhe është profesor në Universitetin George Washington, i cili shpesh shkruan për Arabinë Saudite, akuzon mbretërinë saudite se qëndron prapa kërcënimeve në internet që ai thotë se i merr “çdo ditë”.

Ai nuk është i vetëm. Që nga vdekja e gazetarit Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll në 2018, aktivistë të shumtë në mërgim kanë raportuar se kanë marrë kërcënime të besueshme për jetën e tyre nga Arabia Saudite ose janë paralajmëruar nga qeveritë perëndimore për kërcënime të mundshme.

Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB-së për vrasjet pa gjyq që hetoi vdekjen e zotit Khashoggi, i tha gazetës The Guardian të martën se një zyrtar i lartë saudit e krëcënoi atë dy herë gjatë takimeve të OKB-së.

Pavarësisht se jeton në Shtetet e Bashkuara, zoti Alaoudh thotë se ai nuk do të ndihet plotësisht i sigurt derisa Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, të sanksionohet për rolin e tij në vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Raporti i zbulimit i publikuar nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar muajin e kaluar arriti në përfundimin se princi i kurorës “miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për të kapur ose vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi”.

Arabia Saudite e kundërshtoi raportin, duke i quajtur gjetjet e tij “negative, të pavërteta dhe të papranueshme”.

“Ne mendojmë se ai nuk do të ndalet”, tha zoti Alaoudh për Zërin e Amerikës përmes një aplikacioni për mesazhe, duke iu referuar Princit të Kurorës. “Ai mendon se mund të bëjë vrasje pa u ndëshkuar. Ai kishte të drejtë.”

Ambasada Saudite në Uashington nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për komente.

Tani për tani, tha Alaoudh, ai merr masa paraprake, përfshirë një ndalim të vetë-imponuar të udhëtimeve, nga frika se mund të vihet më lehtësisht në shënjestër jashtë Amerikës.

37-vjeçari dhe gazetari Khashoggi ishin miq të ngushtë që u larguan nga Arabia Saudite menjëherë pasi Princi Salman pasoi kushëririn e tij, duke u bërë Princ i Kurorës në 2017 dhe duke marrë kontrollin de fakto të ministrisë së punëve të brendshme dhe asaj të jashtme të vendit.

Ata kërkuan azil politik në Shtetet e Bashkuara dhe shpesh shfaqeshin si bashkë-panelistë, duke zbërthyer politikën e komplikuar të vendit të tyre për audiencat amerikane. Pikëpamjet dhe kritikat e tyre ishin në kundërshtim me imazhin që Princi Salman po përpiqej të paraqiste për veten e tij si një udhëheqës i ri, progresiv, duke lehtësuar kufizimet shoqërore siç ishte ndalimi i grave për të ngarë makinën.

‘Falje e lirë’

Qeveria amerikane ka mbrojtur vendimin e saj për të mos sanksionuar Princin e Kurorës, duke thënë se ajo zakonisht nuk vendos udhëheqësit me të cilët ka “marrëdhënie diplomatike” në listën e zezë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një intervistë televizive.

Në vend të kësaj, administrata e Presidentit Joe Biden në shkurt vendosisanksione ekonomike dhe kufizime të vizave ndaj më shumë se 70 zyrtarëve të rangut më të ulët.

“Duhet të jetë e qartë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të ruajë marrëdhënien me Arabinë Saudite, ndërsa është po ashtu e qartë se ajo do të rikalibrohet”, tha zonja Psaki.

Kritikët thonë se veprimet nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar Arabinë Saudite nga shkelja e të drejtave të njeriut.

“Kjo nuk mund të tolerohet, dhe ne duhet të bëjmë thirrje për mbrojtjen e të drejtës së popullit [Saudit] për të kundërshtuar qeverinë në mënyrë paqësore dhe për të marrë pjesë në qeverisjen e tyre”, tha Bethany Alhaidari, bashkëthemeluese e Projektit Amerikano-Saudit të Drejtësisë, një organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me seli në Uashington.

Profesor Alaoudh nuk është aktivisti i vetëm në mërgim që ka shprehur shqetësime. Në janar, Ahmed Abdullah al-Harbi, një disident saudit që jeton në Kanada, u zhduk pasi vizitoi Ambasadën Saudite në Otava.

Al-Harbi, i cili ndihmoi një tjetër saudit me bazë në Kanada për të krijuar një emision interaktiv në YouTube të quajtur “Thuaje dhe Ec”, u shfaq disa javë më vonë në Arabinë Saudite, me një llogari të re në Twitter me postime pozitive për Arabinë Saudite dhe princin e kurorës. Miqtë e tij besojnë se ai mund të jetë detyruar të kthehet pasi vizitoi ambasadën.

Rrethanat e riatdhesimit të 24-vjeçarit mbeten të paqarta, por sauditët që punojnë në mënyrë fshehtë në Kanada kanë thënë se kanë frikë se al-Harbi mund të zbulojë identitetin e tyre para autoriteteve dhe të vendosë në rrezik anëtarët e familjeve të tyre në Arabinë Saudite, njofton gazeta The Washington Post.

Një incident i veçantë ndodhi disa muaj pas vrasjes së gazetarit Khashoggi. Iyad el-Bagdadi, një aktivist palestinez për të drejtat e njeriut dhe kritik i Princit Salman, i cili jeton në Norvegji, mësoi nga autoritetet e vendit për një kërcënim të mundshëm saudit kundër tij.

“Ata e falën [Princin e Kurorës] për vrasjen e Khashoggit”, tha Michael Eisner, këshilltar juridik i organizatës Demokraci për Botën Arabe Tani (DAWN), që Khashoggi e themeloi para se të vritej. “Ky nuk është një lajm i mirë për disidentët e mërguar në vende të tjera dhe disidentët sauditë.”

Demokracia për Botën Arabe Tani (DAWN), javën e kaluar ngriti një padi ndaj princit të kurorës në një Gjykatë të Distriktit të Uashingtonit, ku pretendon se Princi Salman dhe zyrtarë të tjerë kanë komplotuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Khashoggit.

Alaoudh ende ka familje në Arabinë Saudite. Babai i tij, Salman Alaoudh dhe dhjetra anëtarë të tjerë të familjes së tij janë burgosur atje që kur Princi mori detyrën. Salman Alaoudh u arrestua për shkak të një postimi në Twitter të vitit 2017 që ai e ndau me 13 milionë ndjekësit e tij, duke përfshirë një thirrje për përmirësimin e lidhjeve midis vendit të tij dhe Katarit fqinj. 64-vjeçari mund të përballet me dënimin me vdekje nëse dënohet për akuzat e tij, të cilat përfshijnë terrorizëm dhe “nxitje të korrupsionit”.

Alaoudh tha se ai besonte se aktivizmi i tij në Shtetet e Bashkuara ishte arsyeja që autoritetet kanë ndëshkuar babanë e tij të sëmurë.

“Ata po marrin në pyetje babanë tim në burg për postimet e mia në Twitter, por unë kurrë nuk do të ndalem, sepse nëse ndalem dhe dorëzohem, ata thjesht do ta përdorin atë përsëri dhe do të na frikësojnë më shumë”, tha profesor Alaoudh.

Marrë nga VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jamal khashoggi mohammed bin salman jamal khashoggi mohammed bin salman

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj