LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza e Covid-19 dhe informaliteti thellon dëmin e transportit urban, miliona humbje

31 Mars 2021, 05:20 Nga DOSJA
Kriza e Covid-19 dhe informaliteti thellon dëmin e transportit urban,

SHQIPËRI– Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasagjerëve deri në 60% nga frika e infektimeve të Covid-19, informalitetit me shitjen e aboneve po vuan edhe shkeljet e përsëritura nga linjat rrethqytetase.

Kompanitë private të linjave urbane, si: Kombinat-Kinostudio-Tufinë, linja e Tiranës të Re dhe ish uzinës të Autotraktorëve pohojnë se në kundërshtim me itinerarin e përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, disa operatorë rrethqytetas po ndërhyjnë, duke u marrë pasagjerë. Punimet në rrugë dhe trafiku i krijuar janë të tjerë faktorë pengues. Drejtori i transportit urban në “Alba Trans”, Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se humbjet e kompanisë nga nëntori i 2020 deri tani për shkak të kësaj problematike dhe devijimit të qarkullimit nga punimet në rrethrrotullimin “Shqiponja” llogariten 40 mln lekë.

Sipas tij në total humbjet e kompanisë nga reduktimi i pasagjerëve për shkak të pandemisë, informalitetit me abonetë dhe problematikës me linjat rrethqytetase dëmet llogariten 1 mln euro.

“Linja e Tiranës së re përbëhet nga dy itenare, një e brendshme në formë unaze dhe ajo e jashtme. Unaza e brendshme është e pezulluar, pasi për shkak të punimeve në rrethrrotullimin “Shqiponja” nuk mund të vazhdosh itenerarin nga “Pallati me shigjeta” drejt Laprakës. Në linjën e jashtme kalojnë linjat rrethqytetase, të cilat ndalojnë në të gjitha stacionet e Tiranës të Re, ndërkohë që duhet të ndalojnë vetëm në stacionet e përcaktuara nga Bashkia e Tiranës. Kjo është një problematikë që po na shkakton dëme të mëdha financiare. Për shkak të punimeve nuk jemi në gjendje të zbatojmë kontratën që kemi me bashkinë. Problematika nga punimet është e njëjtë edhe për linjën e uzinës të Autotraktorëve”.

Shqetësimi për abuzimet me linjat rrethqytetase ngrihet edhe nga kompania “Shega Trans” që administron linjën urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë. Drejtori i transportit urban, Kostandin Foni pohon se problematika me marrjen e pasagjerëve po krijohet nga linjat rrethqytetase nr. 21, Tiranë – Ndroq Tiranë, nr.19 Tiranë-Pezë- Tiranë dhe nr. 17 Tiranë – Vaqarr -Tiranë.

Drejtori i linjës urbane Kinostudio-Kombinat shprehet se për zgjidhjen e kësaj situate i është drejtuar me shkresa zyrtare edhe Policisë Bashkiake, pasi shkeljet janë të përsëritura dhe kryhen nga këto linja që me nisjen e veprimtarisë së punës, ora 06:00 deri në mbylljen e linjës.

“Çmimi i linjave qytetase për ofrimin e shërbimit të transportit urban është 40 lekë e përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, ndërkohë për linjat rrethqytetase kjo vlerë është 50-100 lekë në varësi të distancës. Nga praktika rezulton se pasagjerët të cilët merren në stacionimet e linjës sonë nga këto linja rrethqytetase, paguajnë biletën prej 20 – 30 lekësh, pra 10-20 lekë më pak se vlera e biletës së linjës urbane qytetase dhe 20 deri 60 lekë më pak se bileta e përcaktuar për lëvizjen rrethqytetase.

Automatikisht biletat prej 50-100 lekësh të përcaktuara për linjat urbane rrethqytetase nuk përdoret për pasagjerët që merren në këto stacionime (stacionimet qytetase) në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kriteri ligjor për lëvizjen qytetase të tyre. Pra në këto raste kemi mos pajisjen e pasagjerëve me bileta udhëtimi. Kjo mënyrë veprimi jo vetëm krijon përfitime të padrejta kundrejt operatorëve në treg, por sjell dhe mosdeklarimin real të tyre dhe kryerjen e veprimeve me qëllim evazionin fiskal për përfitime financiare”, thuhet në letrën e këtij operatori drejtuar Policisë Bashkiake të Tiranës.

Më herët në një letër drejtuar Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë të Hetimit Tatimor operatorët e transportit urban në Tiranë, ngritën shqetësimin e mbipopullimit të tregut me abone të përgjithshme, nga shitja e tyre në tregun e zi me gjysmë çmimi. Kompanitë pohuan edhe funksionimin e një skeme evazioni, që po favorizohet nga rënia e fluksit të frekuentimit për shkak të Covid -19 dhe mungesës të kontrollit nga institucionet shtetërore./ D.Azo

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi pandemia e covid19 pandemia e covid19

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait