LIVE UPDATES
Politike

Kriza/ Artan Fuga flet hapur: Çfarë do t’u punojë SPAK-u, prite kur ta fusin brenda atë, në tetor ka zgjedhje

5 Gusht 2019, 06:59 Nga DOSJA
Kriza/ Artan Fuga flet hapur: Çfarë do t’u punojë SPAK-u,

Tiranë- Artan Fuga ka reaguar për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet vendit. Ai është shprehur se askush nuk mban përgjegjësi për atë që thotë dhe bën.

Ai ka theksuar se të gjithë shqiptarëve iu del nga goja shprehja:” Çfarë të kam bërë o Zot!!!”

“Si është e mundur? – pyet veten që ka kaq shumë njerëz që u duket se janë shpjegues të gjithçkaje që ndodh apo do të ndodhi në botë.

Çfarë do t’u punojë SPAK-u këtyreeeee! Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme.  Prite kur ta fusin brenda atë!  Europa? Ka marrë fund!
Ne e marrim statusin e çeljes së negociatave të integrimit europian pas shumë vitesh!
Europa ka rënë nën influencën serbe!  Ramushin e thirrën në Hagë sepse kundërshtoi!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Të thash ?!

I dëgjon dhe hesht!

Gjithnjë e më shpesh i dëgjoj këto fjalë të renditura sa në formë eksklamative aq edhe pyetëse. Pastaj të ndjekura nga fjalia pohuese : Doli fjala ime!

Zakonisht i dëgjon kur jo pak nga ata që kanë dëshirë të flasin për politikën e ditës apo gjeopolitikën ndërkombëtare bëjnë parashikime, ndërtojnë pafund teori konspiracioniste, paraqesin hipoteza se kush po e drejton Shqipërinë, arsyetojnë për mistere të politikës shqiptare, parathonë fatin e këtij politikani, përse jo parashohin atë që do të na ndodhi si komb shekullin tjetër e kështu pa fund.

I dëgjon dhe kupton se nuk duhet t’i kundërshtosh në jermin e tyre sepse ata nuk dëgjojnë asnjë kundërargument, sytë iu shndrijnë duke parë larg dhe nuk e ndërpresin madje fare rrjedhën e fluksit të fjalëve!

Ti e ke harruar fare atë që ke biseduar me ta një ditë apo një muaj më parë, veç kur vijnë e të takojnë pasi ka ndodhur një ngjarje e ta përplasin në fytyrë : E të thashë! Doli fjala ime!

Cfarë të kam bërë o Zot!!!

Kam përshtypjen se ne të gjithëve na del fjala në Shqipërinë e sotme!

Ne i dimë të gjitha!

Kapacitetet parashikuese të një numri të konsiderueshëm personash u paraqiten në rritje. Ata kanë gjithmonë të drejtë. Dinë t’i paraprijnë historisë.

Si është e mundur? – pyet veten që ka kaq shumë njerëz që u duket se janë shpjegues të gjithçkaje që ndodh apo do të ndodhi në botë.

Cfarë do t’u punojë SPAK-u këtyreeeee!
Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme.
Prite kur ta fusin brenda atë!
Europa? Ka marrë fund!
Ne e marrim statusin e çeljes së negociatave të integrimit europian pas shumë vitesh!
Europa ka rënë nën influencën serbe!
Ramushin e thirrën në Hagë sepse kundërshtoi!

Pa fund parashikime pa asnjë provë, pa asnjë bazë të dhënash, pa asnjë referencë. Thjesht intuita, utopi, metafizikë, hamendje!

Referojnë ndonjë fakt të shkëputur dhe harrojnë ose nuk dinë dhjetra të tjera!!!

Dhe ju duket se ju del fjala për gjithçka.

Në fakt këta tipa kanë një problem psiqik ndoshta, por psikologjike padyshim.

Ata harrojnë që gjatë ditës thonë gjëra kontradiktore për të njejtën temë. Pastaj kur një ngjarje ndodh sigurisht ajo do të bjerë në vazhdimësinë e njerës nga hipotezat kontradiktore që ka paraqitur me veten e tij.

Thoshte se edhe do të kishte dhunë, edhe se nuk do të kishte dhunë në 30 qershor! Sipas gjendjes psikologjike të çastit. Dhe në 1 korrik, cfarëdo të ndodhte, atij i kishte dalë fjala.

E mo të thashë?!

Më the o shoku më the!

Ata për cdo që që ndodh i japin një kuptim fakteve që pastaj me forcë i fusin në njerën nga hipotezat ku janë fiksuar. Patjetër do të ndërrohen territoret midis Serbisë dhe Kosovës, ja ke për ta parë! E ka ndarë ShBA me Gjermaninë këtë gjë. Dhe pastaj, kur ky projekt nuk pati jetëgjatësi, tipi vazhdon : Ti e kupton Merkeli e la për një sekondë këtë opcion sepse është Brexit-i, por shumë shpejt do ta rimarrë përsëri. E pe si e thirrën Haradinajn në Hagë!!! Kot mendonn ti ëeeeee?

Më doli fjala mua, nuk flas kot unë!

Si t’i thuash se mjafton të ndërtosh një hamendje abstrakte, në ajër, erë, në ujë dhe pastaj nuk ke asnjë vështirësi që të gjitha lajmet që dëgjon nga leximi i gazetave në mëngjes në Tv t’i rrumbullakosësh, transformosh, t’u presësh cepat, t’i lëmosh dhe t’i fusësh si domate të shtypura në cdo arkë kompensatoje të gjetur te plehrat!

Një narcizëm i çfrenuar ku lavdet e unit të vetes janë në zenith. Ky është njeriu i tranzicionit shpeshherë që i duket se të gjithë të tjerët e kanë gabim dhe ai e ka mirë.

Nga njëmijë gjëra që ka parashikuar dy a tri i kanë dalë. Për 997 hesht sepse ka gabuar në parashikimet e bëra, i ka harruar fare sepse maakina e harresës për këtë është, që njeriu të lehtësohet, dhe në tre pika, rastësisht, probabilisht, faktet kanë koinçiduar me parathënat e tij dhe ato i thërret si gjel në majë të plehut!

Fiks sikurse të kisha thënë, e peeeeee?

E pashë o bir, e pashë dhe do ta shoh edhe në të ardhmen sa herë të shkëmbehem me ty ku Djalli na përplas në vende takimi rastësor.

Parashikojnë historinë e ardhshme nga stolat e parkut, nga tavolina e kafenesë, nga bregu i detit, kudo ku janë, pa asnjë provë të mjaftueshme.

Në një farë mënyre imitojnë jo pak politikanë që kurrë nuk e kanë patur, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë gabim. Edhe disa analistë që kur nuk pranojnë ta kenë patur gabim në një emision televiziv.

Nuk doli një nga këta në tridhjet vjet e të thotë: Me falni se ja kisha futur kot! Jo, të gjithë rezultojnë se kanë pasur të drejtë !

Barazohet njeriu me shoqërinë përreth tij, asgjë nuk i shpëton, i di të gjitha, duke rënë në një narcizëm dhe tautologji të pashpresë dhe mendja i mbyllet gjithmonë e më shumë. Ai i di të gjitha,
i parashikon të gjitha,
i del fjala! Bëj shaka t’u dalësh kundër! Ata janë të bindur se u del fjala, dhe kjo është simptoma e sëmundjes së tyre psiqike.

Ende vijon kriza politike në vend. Një ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan fuga kriza politike artan fuga kriza politike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj