LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Vasili: Rilindja ka kapur shtetin, po blihen vota

2 Prill 2019, 10:15 Nga DOSJA
Kriza politike, Vasili: Rilindja ka kapur shtetin, po blihen vota

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, thotë se shteti shqiptar është shpërbërë dhe se shteti është i kapur nga blerja e votave.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan:

Shteti për shkak të puçit politik të kapjes nga Rilindja është shpërbërë strukturalisht,juridikisht dhe moralisht. Kryekauza e opozitës është natyrshëm vetëm e vetëm një: çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi përmes votës së lirë.

Ringritja e shtetit në të gjithë nivelet e tij dhe rivendosja e standardeve bazike të zhbëra të demokracisë vetëm e vetëm përmes votës së lirë, pa të cilat ky shtet s’mund të ekzistojë e funksionojë më asnjë çast është imperativa e madhe të cilës opozita i është përkushtuar tërësisht dhe pa kthim pas.

Asnjë reformë nuk mund të implementohet mbi një ngrehinë të tille të kalbur shtetërore dhe asnjë iluzion, qoftë ky edhe qëllim mirë nuk mund të ushqehet për këtë. Themeli i gjithë ngrehinës shtetërore është Republika Parlamentare, e cila është rrënuar e kapur tërësisht nga blerja e votës prej krimit të organizuar.

Ringritja e Republikës Parlamentare duke luftuar pa asnjë kompromis blerjen e votës përmes krimit nga rilindja është misioni i parë,i dytë,i tretë pra kryemisioni i patjetërsueshëm i opozitës. Djegia e mandateve ishte rruga e vetme,zgjidhja e vetme dhe reagimi i vetëm përballë një demokracie, që shkatërrohet e rrënohet dhe një shteti, që kapet e asgjësohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve të kriminalizuara.

Kjo Republikë dhe ky Parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë veçse drejtësi të kapur dhe mundësi zero për një reformë në drejtësi të paanshme politikisht, por edhe për çdo reformë tjetër qoftë kjo ekonomike e shoqërore.

Çdo iluzion për një zbatim të drejtë dhe të paanshëm të reformës në drejtësi apo edhe i çdo reforme tjetër është thjesht një iluzion i rremë,i paqenë dhe jashtë realitetit në rastin më të mirë. Pas bllokimit nga rilindja të çdo mekanizmi parlamentar për të futur sërish reformën në drejtësi në dimensionin kushtetues të 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant në parlament nga rilindja të paketës së ndryshimeve për reformën në drejtësi të paraqitur nga opozita, përfundimisht u asgjësua çdo mundësi institucionale e shpëtimit të reformës në drejtësi nga kapja.

Dhe denoncimet e përditshme të një Vettingu në drejtësi me dy standarde si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerëz me rekorde të errëta të kontestuara edhe nga vetë ndërkombëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi shuajnë çdo iluzion të të ashtuquajturës “drejtësi të re” dhe provojnë qartë se kapja nga rilindja është bërë kanceri, që po ha shtetin.

Një mazhorancë, që shkatërron të gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund të përballet vetëm me mekanizmat asimetrike shumë të forta të qëndresës politiko qytetare pa kthim.
Çdo sofizëm i kujtdo, që i largohet këtij realiteti tragjik për demokracinë është pa asnjë vlerë.
Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional, që opozita duhet gjoja të luftojë për reforma gjithfarësh, pa zgjidhur zemrën e problemit dhe nënën e të gjithë të këqijave, shitblerjen e votës, do të ishte thjesht një alibi për regjimin kriminal të rilindjes.

Çdo sugjerim a këshillë jashtë demaskimit të korrupsionit që ka kapur çdo qelize të shtetit, demaskimit të kapjes dhe asgjësimin e parlamentit, të kapjes së drejtësisë, të rilindjes së mbjelljes masive të drogës, të trafikantëve, krimit të organizuar dhe pastrimit të parasë që sundojnë anë e mbanë, do te ishte një sugjerim a këshillë naive në rastin më të mirë dhe e kapur edhe ai nga rilindja në rastin më të keq,ndonëse personalisht besoj shumë më shumë se është kjo e fundit. Opozita është shumë e qartë në Kryekauzën e saj si edhe ne diskursin e objektivin e saj për të çliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe për të ringritur shtetin e së drejtës dhe Republikën Parlamentare. Çdo instrument në funksion të kësaj kauze, përfshirë djegien e mandateve, është në funksion të një vizioni tërësisht mbipartiak,tërësisht kombëtar dhe tërësisht shtetformues e shpëtues, për një Republikë dhe Pluralizëm Politik, që ndodhen tragjikisht në zgrip, si asnjë herë më parë. Kushdo, që do të evokonte të kundërtën e këtyre objektivave madhore të opozitës duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo të një ndryshimi duarsh në pushtet, do të bënte thjesht një avokati të trashë e të akaparuar të qeverisë si dhe do të demonstronte një zbrazëti intelektuale të dhimbshme për atë vetë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili reforma ne drejtesi petrit vasili reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll
Politike 2 Prill 2019, 09:04

Masakra e 2 prillit në Shkodër, fotot e rralla

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj