LIVE UPDATES
Politike

Kryebashkiaku i Brukselit për median shqiptare: Jemi fanatik për trashëgiminë

30 Qershor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Brukselit për median shqiptare: Jemi fanatik për

Ruajtja e historisë dhe trashëgimisë na kujton se nga kemi ardhur. Por përballë kërkesave për modernizim dhe zhvillim duhet gjetur ekuilibri i duhur. Kështu shprehet në një intervistë për MCN TV kryebashkiaku i Brukselit, Filip Klose. Ndër qytetet me menaxhim model, kryeqendra e BE-së po u jep më shumë hapësirë alternativave të reja të transportit, për të pakësuar trafikun dhe rrjedhimisht edhe ndotjen. Në funksion të kësaj, për transportin publik, Klose thotë se janë investuar 2 milionë euro.

Zoti Close, së pari një pyetje lidhur me pandeminë, meqenëse na ka prekur të gjithëve njëlloj; ndërsa Belgjika ishte një nga vendet më të goditura. Si është gjendja tani dhe cilat janë planet tuaja për vjeshtën e ardhshme?

Është fat i madh që vaksinimi po përparon shumë shpejt. Ne jemi një nga vendet me më shumë banorë të vaksinuar. Kjo na jep mundësi të mbrojmë njerëzit tanë. Mesazhi kryesor që do të doja të përmendja është vaksinimi si domosdoshmëri për të përballuar këtë pandemi. Por, krahas nxitjes së popullsisë sonë për t’u vaksinuar, ne duam të tregojmë dhe solidaritetin me vendet e tjera.

Një nga sfidat e kohës në të cilën jetojmë është planfikimi urban dhe reduktimi i ndotjes. Të paktën nga të dhënat e publikuara, Brukseli konsiderohet qytet me nyje trafiku, me një raport ndërmjet transportit publik dhe atij privat në favor të këtij të fundit?

Është shumë e rëndësishme që së pari të zhvillohet transporti publik, krahas llojeve të tjera alternative, si lëvizja me biçikleta dhe ecja. Këtu në Bruksel ne duam që kjo çështje të ketë përparësi. Ndaj, në transportin publik janë investuar fonde të mëdha, pothuajse dy miliardë euro, që njerëzit të lëvizin por dhe të mësojnë të lëvizin, duke përdorur makinat sa më pak të jetë e mundur. Natyrisht, kur nuk ka zgjedhje tjetër, do të përdoren dhe ato, por gjithsesi duke pakësuar trafikun. Së pari, për të mos humbur kohë në bllokime të trafikut, por edhe për të pakësuar ndotjen e ajrit. Përveç trafikut dhe ndotjes që vjen prej tij, është dhe tematika e ngrohjes, energjisë elektrike dhe izolimi i ndërtesave. Ne duam të sigurojmë kushtet për shëndet më të mirë për qytetarët tanë duke luftuar ndotjen.

Si është zgjidhur në Bruksel raporti midis nevojës për të mbrojtur trashëgimisë, godinat dhe zonat historike dhe kërkesave për zhvillim dhe modernizim?

Kjo është e vështirë! Ja, këtu jemi në mes të një objekti historik, që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; është ky shesh madhështor (Grand Place) dhe godina e Bashkisë së qytetit. Është një ekuilibër kompleks, mbasi qyteti duhet të lëvizë, por dhe të ndryshojë në të njëjtën kohë! Puna në një qytet nuk mbaron kurrë, se dalin gjithmonë gjëra të reja! Shpesh pyesin kryebashkiakët se kur do të mbarojnë punët në qytet! Përgjigja ime është: Asnjëherë! Sepse një qytet që ka përfunduar punën është një qytet që po “vdes”. Në të njëjtën kohë, ruajtja e historisë dhe trashëgimisë sonë na kujton se nga kemi ardhur. Pra, ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur.

Zoti Klose, këtu në Belgjikë jeton një komunitet shqiptarësh, të cilët shpesh tërheqin vëmendjen e medias me aspekte nga “kronika e zezë”. Si është gjendja e këtij komuniteti në Bruksel dhe a ka stigmatizime ndaj shqiptarëve?

Jo, unë nuk mendoj kështu! Po, ka patur imazhe të tilla, por pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në rajonin tonë është jashtëzakonisht e integruar në të gjitha nivelet. Ne kemi festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kemi vendosur flamurin shqiptar në majë të ATOMIUMIT; gjithashtu, i kemi vendosur kapelen e vogël shqiptare “Manneken Pis” duke e quajtur “Manneken PLIS” të veshur me kostumin shqiptar; këto janë momente që na sjellin shumë ngrohtësi. Kështu që, ndonjëherë mund të ketë stigmatizime ndaj elementëve të caktuar, por krimi ekziston kudo. Unë mendoj se komuniteti shqiptar përfaqëson një migracion shumë të vjetër këtu në Bruksel, që i takon viteve 50, ai është shumë i integruar dhe një forcë shumë e madhe në mbrojtje të Belgjikës. Ky komunitet është mjaft i pranishëm dhe në Bruksel, duke treguar shumë solidaritet dhe dukuri pozitive në qytet.

Përse shkojnë aq pak turistë belgë në Shqipëri dhe çfarë mund të bëhet për të ndryshuar këtë situatë?

Shqipëria është një vend fantastik, kam patur fatin ta vizitoj. Shqipëria ka male dhe bregdet të mahnitshëm. Por, duke qenë vend i mbyllur për një kohë të gjatë, në ndonjë rast shfaqet ende ky imazh. Kam patur shumë kontakte me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, e cila është gjithashtu një qytet në zhvillim të plotë. Ai erdhi këtu, kur Shqipëria ishte “ Mysafiri ynë i Nderit” në Panairin e “Kënaqësive të Dimrit 2017” ku ndodhet dhe Tregu i Madh i Krishtlindjeve. Ka aq shumë gjëra për të zbuluar në vendin tuaj; ndaj, mendoj se Shqipëria duhet të tregojë më shumë se çfarë po bën.

Kur shohim se si është zhvilluar turizmi në Kroaci, për shembull, në të vërtetë ka shumë ngjashmëri me ju. Gjithashtu, është jashtëzakonisht interesante kur sheh Maqedoninë apo dhe vendet te tjera që lagen nga Deti Adriatik.

Si me bregdetin dhe me malet, kam bindjen se Shqipëria është një vend që mbetet për t’u zbuluar; ka dhe avantazhin se nuk është “kolonizuar” ende plotësisht nga turizmi. Shqipëria duhet ta ruajë këtë autenticitet natyror dhe të të joshë për ta vizituar. Jam i sigurt se kur njerëzit ta zbulojnë Shqipërinë, ata do të dëshirojnë të kthehen sërish atje. Jam shumë i sigurt për këtë. Dhe një fjalë e fundit, të gjithë shqiptarët janë të mirëpritur në Bruksel!! Faleminderit!

Marrë nga MCN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike filip klose filip klose

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj