Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për rihapjen e çështjes.
Ndaj dosja e Gërdecit do t’i kalohet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku pritet dhe rinisja e hetimeve dhe për ish-ministrin Fatmir Mediu.
“Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me subjekt revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, prandaj Kolegji vendos të shpallë moskomptencën lëndore dhe t’ia kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Top Channel.
Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumentet i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pritej vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha i tha Top Channel se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero sepse gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.
Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj. Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit./ TopChannel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Pak pas orës 10...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të vendosur për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi...
LEZHË- Një incident për muzikën e lokaleve pas orarit të lejuar me ligj në Shëngjin, ka nxjerrë në pah edhe një herë fenomenin shqetësues përgjatë pandemis...
TIRANË- Të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç kanë të drejt të vaksinohen në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kanë marrë p...
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri ...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eu...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19. Në ditën e parë kur u hap vaksin...
TIRANË– Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së Pjerin Ndreut me efektivët e policisë së Lezhës. Me anë të një postimi të bërë në ...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Vetë ambas...