LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi shpalos objektivat: Në zgjedhjet e pjesshme, marrim Shkodrën dhe Durrësin

10 Shkurt 2022, 20:27 Nga DOSJA
Kryemadhi shpalos objektivat: Në zgjedhjet e pjesshme, marrim Shkodrën

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialste për Integrim Monika Kryemadhi, ka deklaruar se koalicioni me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme ka ardhur në mënyrë shumë natyrale. E ftuar në emisionin “FrontLine” në News 24 , Kryemadhi foli për zgjatjen e afateve të Vettingut, por edhe për koalicionin Shtëpia e Lirisë, me të cilën kanë zgjedhur të prezantohen në këto zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ajo tha se nuk ka asnjë problem të komunikojë me të, pasi sipas Kryemadhit, çereku i shqiptarëve janë të shpallur non grata. Objektivat sipas Kryemadhit janë të merren bashkia e Shkodrës dhe e Durrësit në këto zgjedhje.

“Çfarë demokracie është kjo ku nuk i ofrohet garanci njerëzve që të mos garohet në mënyrë të barabartë. Unë mund të kandidoj si e pavarur, nuk mund të ma heqësh të drejtën të mos garoj si e barabartë. Mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë Shtëpinë e Lirisë me Berishën. Kjo është çështje mesazhi. Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën. Këtu është tre çereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nuk është non grata. Po Tom Doshi nuk është non grata. Zoti Berisha e ka bërë të qartë se çështja non gratës nuk përbën pjesën tjetër. Për koalicionin nuk kemi komunikuar fare. Kjo është puna e kandidatëve në zonë. Këtë çunin e Lushnjës e kam takuar para 2 ditësh, është një djalë që vjen nga PD.

Ka qenë aktivist i PD dhe ka bërë fushat të egër. Deklaratat e Bardhit s’i marr përsipër dhe nuk i konsideroj më. Ne nuk kemi qenë bashkë në Elbasan. Ajo që vlerësoj në zotërinë e Lushnjës është që baza e PD u votua në masë të madhe dhe në primare. Ata do të përdorin logon e Shtëpisë së Lirisë. Tre grupet parlamentare që janë fiktive në parlament nuk janë me firmën e Bashës. Këto ndryshime të kodeve zgjedhore, ndaj nuk bëhen kuturu, me shantazh. Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga deputetë me peshë. I torturuan njerëzit. Kanë kaluar limitet. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë, kur u thuhet po shkuat me Berishën do ju shpallim non grata. Këtë punë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ne jemi një mundësi për të garuar në mënyrë të barabartë. Mundësitë janë të mira për të marrë bashkinë e Shkodrës, të Durrësit”, përfundoi Kryemadhi.

Kryemadhi shpjegoi se përse votoi abstenim për zgjatjen e afateve ë vettingut. Ajo tha se kjo zgjedhje erdhi pasi vetting ka ecur me hapa të ngadaltë, e kësisoj duhej punuar më shpejt dhe duhej dhënë akoma më shumë rezultate.

“Në 2018 kemi pas takim me partnerët ndërkombëtarë dhe kemi diskutuar për vettingun duke thënë që po ecën me hapa të ngadaltë. Ata më thonin që zonja Kryemadhi vettingu po ecën shumë mirë. Sepse brenda vitit ishin bërë vetting 3 prokuror dhe 3 gjyqtar. Pas katër vitesh, vihet me propozimin tonë. Thua që reforma në drejtësi ka rënë në koma dhe thuhet që do i japësh aspirim. Duhet gjetur problemin që ka. Mund të shtyesh mandatin e institucionit, por jo të individit.

A është zgjatja e votimit kapje e shtetit? OMN ka qenë pjesë e këtij procesi dhe është po ajo e para që kundërshton kalimet e KPK në KPA. OMN i bën të gjitha raportet, kanë komisionerët. Nuk është çështje e ndërkombëtarëve. Ata kanë dhënë para për Reformën në Drejtësi, por problemi qëndron a kanë drejtësi shqiptarët? A është ky miratim i saktë, ku ndërkohë ligjvënësit nuk kanë parë se çfarë kanë votuar. Abstenimi im do të thotë që ky veprim që po bëni që është votuar me unanimitet të plotë duhet votuar prapë po ashtu. Sepse pas një viti do të kërkohet përsëri shtyerje e vettingut”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal te reforma zgjedhore. Sipas saj, reforma aktuale është paralizuese për partitë më të vogla, pasi në parlament, duhej të ishin 11 deputetë të LSI.

“Në radhë të parë, i gjithë procesi që kemi shkelur, normale të duket falsifikimi i firmës së kryetarit të parlamentit. Sot akoma s’kemi përgjigje. Të hënën doli që firma është falsifikuar. Shqiptarët kanë nevojë për sistem drejtësie. Shqiptarët sot me këtë reformë në drejtësi, nuk do të kenë mundësi për t’u ankimuar në gjykatë sepse s’ka para. Edhe mosreagimi ynë, edhe vota që ngrihet herë pas here pa bindjen e plotë. Venecia e ka bërë të qartë komisionin e vettingut.

Është më e ndershme të thuash nuk jam e bindur, se sa të mos marrësh pjesë. Ndërkombëtarët i kërkojnë reformat për integrimin Evropian. Përkundrazi ne i stimulojnë të bëjnë sa më shumë publicitet dhe të japin energji pozitive për hapjen e negociatave në BE, ku do të vendosen disa rregulla. Nga ana tjetër, ajo ë dua të theksoj është se normal votat e LSI nuk kishin impakt, pro apo kundra. LSI duhet të kishte 11 mandate në parlament. Ajo ka dalë si produkt i një marrëveshjeje jo parimore. LSI-së i janë grabitur mandatet. Unë bashkëpunova me Bashën sepse na e kërkuan vetë. Modernizimi i tepërt i shoqërisë dhe përdorja pa limite e teknologjisë ka sjell një lloj ç’balancimi në institucionin e familjes. Shumë shoqëri dhe civilizimi janë ngritur nga institucioni i familjes. Unë s’kam parë një njeri që s’do të krijojë familje dhe të bëj ciklin e jetës. Fjala shtëpi, kreditë që marrin më shumë shqiptarët janë për shtëpi. Shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë”, tha u shpreh kryetarja e LSI.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit