Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kryemadhi takon fermerët në Lushnje: Frika e tyre është cilësia e produktit
30 Mars 2019, 12:03Nga DOSJA
LUSHNJE- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një vizitë në qyetin e Lushnjës, ku ka takuar disa fermerë. Kryemadhi është ndalur në fshatin Golem, ku ka parë nga afër problematikat e banorëve të zonës. Sipas saj ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit.
Kryetarja e LSI shkoi në serën e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi.
“Frika e tyre është cilësia e produktit dhe se sa ai do të jetë i pranueshëm produkti në tregun shqiptar. Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira”, shtoj kryetarja e LSI.
Më tej Monika Kryemadhi theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare.
“Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, përfundoi ajo.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, kanë reaguar ish-deputetët e PD, Flamur Noka dhe Bardh Spahia. Në një postim në Facebook, Noka në emër të PD sh...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pranuar se ka një vëlla që jeton jashtë Shqipërisë. Në emisionin “Java” në RTSH, Salianji tha...
I nderuar z. Cakaj,Krejt pa dëshirë, por i shtyrë nga ndërgjegjja profesionale dhe një sens i pakompromentuar angazhimi publik, detyrohem t’ju shkruaj edhe këtë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin, duke treguar dhe rrugëzgjidhjen.Në një po...
TIRANË– Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Lulzim Basha me përfaqsuesit e media...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme një ceremoni në nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Gjatë kësaj ce...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma konsiderohet një nga politikanet më të bukura shqiptare dhe është vendosur jo pak herë në qendër të...
DURRËS- Aleati i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për postin e...