LIVE UPDATES
Politike

Shkarkimi i diplomatëve, Fatos Tarifa letër të hapur Cakajt: Mbeta sërish i zhgënjyer

30 Mars 2019, 08:38 Nga DOSJA
Shkarkimi i diplomatëve, Fatos Tarifa letër të hapur Cakajt:

I nderuar z. Cakaj,

Krejt pa dëshirë, por i shtyrë nga ndërgjegjja profesionale dhe një sens i pakompromentuar angazhimi publik, detyrohem t’ju shkruaj edhe këtë herë – për të dytën herë në Dita gjatë dy muajve të fundit, që personit tuaj i është deleguar detyra për drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme – me një vërejtje miqësore për metodën me të cilën po e kryeni këtë detyrë dhe gjuhën me të cilën i flisni publikut.

Dëgjova deklaratën për shtyp që ju dhatë dy ditë më parë dhe nuk mund të rri pa ju vënë në dukje se mbeta sërish i zhgënjyer nga mesazhi që i komunikuat publikut dhe nga gjuha me të cilën e parashtruat atë mesazh.

Në një kohë si kjo e sotmja (dhe kjo është një kohë shumë e vështirë, që brenda dhe jashtë vendit perceptohet si një periudhë krize politike), unë prisja nga ju, si drejtuesi më i lartë i dikasterit që përpunon dhe zbaton politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, të flisnit për strategjinë e integrimit në Bashkimin Europian dhe marrëdhëniet diplomatike dy dhe shumëpalëshe me shoqërinë ndërkombëtare, që ta informonit publikun shqiptar për ato çfarë ka bërë ministria që ju drejtoni në këta dy muaj dhe për angazhimin e atij institucioni për të përballuar sfidat e mëdha me të cilat ndeshemi.

Ju nuk e bëtë këtë dhe, ndoshta, nuk mund ta bëni dot. Ju folët vetëm për një çështje, të cilën edhe unë, njëlloj si ju, e konsideroj shumë shqetësuese – cilësinë profesionale të trupit diplomatik. Por, edhe për të, ju folët jo si një diplomat i rangut të lartë, por si një punëtor partie, ose – për të evituar çdo keqkuptim – si një teknokrat që Ministrinë e Jashtme dhe shërbimin diplomatik i sheh si një korporatë.

Një diplomati në pozicionin tuaj nuk i shkon – dhe nuk i lejohet të flasë – për një “Shqipëri të miqve, të kushërinjve politikë apo të klaneve e të krushqive të kujtdo qoftë”. Ky është një ligjërim politik, jo diplomatik; ai mund t’i shkonte kryeministrit të vendit dhe çdo politikani, por jo një diplomati.

Një ligjërim i tillë mund të ishte i pranueshëm, ndoshta, edhe për drejtuesin e çdo dikasteri apo institucioni tjetër shtetëror, fjala vjen për kreun e Ministrisë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, apo për kreun e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por jo për drejtuesin e shërbimit diplomatik të vendit.

Ndërsa ju flisnit për “miq”, “kushërinj”, “klane” e “krushqi” në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në misionet diplomatike përfaqësuese të Shqipërisë në organizata ndërkombëtare ose në shtete të tjerë, unë i “përktheja” fjalët tuaja siç mund të tingëllojnë ato në veshët e ambasadorëve të huaj në Tiranë, ose në veshët e zyrtarëve të huaj me të cilët komunikojnë dhe negociojnë ambasadorët tanë në vendet e Bashkimit Europian dhe kudo gjetkë në botë.

Ministri i jashtëm është fytyra e shtetit të vet jashtë kufijve territorialë të tij dhe çdo fjalë e shprehur (e thënë ose e shkruar) prej tij është një mesazh, të cilin e marrin, në radhë të parë, diplomatët e huaj që përfaqësojnë qeveritë e vendeve të tyre në Tiranë, ose ata që përfaqësojnë organizatat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë.

Shqetësimet tuaja të drejta lidhur me mangësitë profesionale të një pjese të trupit diplomatik shqiptar, “emërimet nepotike, me lidhje familjare” në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme apo në misionet diplomatike jashtë vendit, si dhe me nevojën e ndryshimeve në shërbimin diplomatik janë shqetësime të brendshme të sistemit, të dikasterit dhe të kulturës politike që i ushqen ato dhe, ipso facto, duhen adresuar së brendshmi, nga vetë dikasteri që juve u është besuar të drejtoni. Pa zhurmë, pa tam-tame dhe, sidomos, pa i përcjellë publikut shqiptar dhe misioneve diplomatike në Tiranë mesazhin e pavërtetë e të gabuar se ajo ministri, që sot e drejtoni ju, para jush ka qenë një çerdhe praktikash të korruptuara e të politizuara emërimi në shërbimin diplomatik.

Ky është një mesazh jo vetëm aspak diplomatik, por edhe i pavërtetë në përmasat që përshkruani ju.

Prudenca dhe sensi realist në trajtimin e çështjeve janë cilësi esenciale për çdo individ me përgjegjësi shtetërore, sidomos për titullarin e Ministrisë përgjegjëse për marrëdhëniet e vendit të vet me shoqërinë ndërkombëtare. Kjo prudencë dhe ky sens realist nënkuptojnë edhe një qëndrim dialektik në vlerësimin e përvojave të shkuara, jo një ndarje drastike me to.

Ju nuk e gjetët Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, në të cilën ishit punësuar edhe vetë për pak kohë, në funksionin e zëvendësministrit, një shkretëtirë, apo një institucion të molepsur me “miqësira e krushqira”, por një terren të begatë dhe një institucion me arritje të pamohueshme në përpunimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të qeverisë shqiptare. Ajo ministri nuk ka ekzistuar vetëm këto 77 ditë që e drejtoni ju, por ka qenë e do të jetë – edhe pas jush – një ndër institucionet më të rëndësishëm të shtetit, i destinuar t’i kryejë shtetit dhe shoqërisë shqiptare një prej shërbimeve më jetikë.

Paraardhësi juaj, z. Ditmir Bushati, ndaj të cilit ju, edhe pse nuk ia përmendët emrin, adresuat kritika të ashpra, ka bërë për atë ministri, për qeverinë dhe për vendin e tij një punë që juve u përket ta vazhdoni, jo ta anatemoni. Ky do të ishte një qëndrim prudent dhe realist nga ana juaj – të vazhdoni punën e mirë të paraardhësve tuaj, të përfitoni nga përvoja e tyre, por edhe të mësoni nga gabimet e tyre, që ju të punoni më mirë e të gaboni më pak.

Dhe, nëse diçka nuk shkon mirë në “shtëpinë” tuaj, në ministrinë që ju drejtoni, ndreqeni atë pa vënë tellallin, pa bërë deklarata të bujshme dhe pa na thënë ne, shqiptarëve dhe misioneve diplomatike në Tiranë se sa prej punonjësve të Ministrisë së Jashtme dhe diplomatëve në misioniet tona diplomatike do të pushoni nga puna, si persona non grata për shërbimin diplomatik shqiptar.

Kjo nuk përbën një çështje me interes publik (edhe nëse ju e bëni për të qenë “transparent” me publikun) dhe aq më pak bën kuptim që t’u ofrohet për konsum diplomatëve të huaj.

Së fundmi, dëshiroj t’ju shpreh rezervimin tim ndaj dëshirës suaj për t’i plotësuar vendet e lira në organikën e ministrisë së jashtme me “studentë të ekselencës”. “Ekselenca” vetë është një koncept dhe një term aspak ekselent, sa kohë që, si çdo gjë tjetër në këtë botë, të qenurit “ekselent” s’është veçse relativ.

Përveçse diplomat me një karrierë të gjatë e të rëndësishme, unë kam qenë dhe jam për më shumë se tri dekada edhe një profesor universiteti, brenda e jashtë vendit, dhe nga këto dy perspektiva – ajo e diplomatit dhe e pedagogut – kam arritur të kuptoj se notat e shkëlqyera në shkollë nuk e bëjnë këdo domosdoshmërisht “të shkëlqyer”në profesionin e tij të ardhshëm. Kjo është edhe më e vërtetë në sferën e diplomacisë, në të cilën, përveç aftësive teorike në fushën e teorisë së shtetit, të së drejtës e të marrëdhënieve ndërkombëtare, kërkohen shprehi, aftësi dhe një kulturë diplomatike që nuk mësohen në shkollë, aq më tepër kur shkollat tona, edhe ato më të mirat, ofrojnë thuajse asgjë në këtë drejtim.

Me respekt, 

Prof. Fatos Tarifa

*****

Marrë nga Gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos tarifa gent cakaj shkarkimi i diplomateve fatos tarifa gent cakaj shkarkimi i diplomateve

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit