Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, Rama tha se e kishte informuar për dy nismat më të fundit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se i kishte bërë të ditur komisionerit se përkrah reformës në Drejtësi, për pak ditë në vend do të nisë edhe lufta ndaj të ashtuquajturës “Organizata KÇK” duke përfshirë në të edhe gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën.
“E kam informuar për reformën në drejtësi dhe diskutimet për të hapur një ofensivë shëmbullore kundër krimit të oganizuar dhe kundër magjistratëve që si në rastin e fajit më të freskët të para dy ditësh i përkasin KÇK-së dhe po e përdorin autoritetin e tyre për të bashkëpunuar me hapur dhe paturpësisht me krimin,”-tha Rama në fjalën e tij.
Më tej në fjalën e tij, numri një i maxhoracës, ka gjetur hapësirën për të falenderuar Komisionerin lidhur me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima.
“Dua të bëj një falenderim të veçantë. Komisioneri qysh në mometin e parë pas rënies së tërmetit që solli tragjedi në jetën tonë u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar drejtpërdrejtë për të marrë nga unë dhe nga ne informacion për situatën. Qoftë për të sensibilizuar gjithë të tjerët. Ishte pikërisht komisioneri që vuri në lëvizje mekanizimin e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe. Jam shumë i kënaqur që sot e presim komisionerin si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të integrimin dhe kemi ndarë pikëpamjet me çfarë ka ndodhur dhe çfarë mund të presim nga ky vit. E rëndësishme që Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjëra. Kjo për ne është e vetmja rrugë pavarëisht arritjes apo jo të konsensusit brenda BE,”-shtoi më tej Rama në fjalën e tij.
Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SERBI– Kryeministri Edi Rama ka paditur zyrtarisht për shpifje homologun e tij në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn. Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjith...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Në një post...
KOSOVË– Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me Ambasadorin William Walker në Kosovë, dhe shprehet i lumtur për takimin me të.Meta e ka zhvilluar kët...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në të keqe të kryeministrit...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për uljen e opozitës në n...
TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar faktin që Opozita pranoi të ulej në një tryezë me maxhorancën paër Reformën Zgjedhore. Ai...
DURRËS- Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana edhe dy diplomatë iranianë. Rajav...
TIRANË– Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet nesër, me përfaqësues të Opozitës së Bashkuar, opozitës parlamentare dhe të Partisë Socialis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paditur homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Mediat kosovare shkruajnë se Rama e ka dorëzu...
TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se në tryezën për reformën zgjedhore, të humburit e...