LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i Afganistanit mban fjalimin e parë : Do zgjidhim problemet ekonomike

28 Nëntor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Kryeministri i Afganistanit mban fjalimin e parë : Do zgjidhim problemet

AFGANISTAN- Kryeministri taliban i Afganistanit ka mbajtur fjalimin e parë të tij publik që prej se grupi islamist mori pushtetin mbi tre muaj më parë.

Mullah Mohammad Hassan Akhund, bashkëthemelues i talibanëve, tha përmes një audio-incizimi më 27 nëntor se qeveria dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me shtetet e tjera dhe se do të zgjidhin problemet ekonomike.

“Ne i sigurojmë të gjitha shtetet se ne nuk do të ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme dhe ne duam të kemi raporte të mira ekonomike me ta”,– tha Akhund.

Talibanët erdhën në pushtet pasi morën kontrollin e Kabulit në mesin e muajit gusht, teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u larguan nga shteti.

Akhund tha se talibanët kanë përmbushur zotimet e tyre që do të luftojnë me forcat e huaja derisa të krijohet një qeveri islamike.

Por, që prej se rrëzuan qeverinë e kaluar, talibanët kanë pasur vështirësi që të shndërrohen nga një lëvizje guerile në një administratë funksionale.

Afganistani po përballet me krizë të madhe financiare dhe me rritje të inflacionit, të papunësisë, rënies së vlerës së monedhës kombëtare. Kriza ekonomik është përkeqësuar pasi SHBA-ja ka ngrirë rreth 10 miliardë dollarë të rezervave të Bankës Qendrore afgane. Po ashtu, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndaluar qasjen e Afganistanit në fonde.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë të madhe humanitare dhe mbi gjysmën e popullsisë prej 38 milionë banorësh, pritet që gjatë dimrit të përballet me uri.

“U bëjmë thirrja organizatave humanitare ndërkombëtare të mos ndalojnë ndihmën e tyre dhe të ndihmojnë popullin tonë”,– tha Akhund.

Ai tha se kriza ekonomike e Afganistanit do të zgjidhej nëse SHBA-ja mundëson që të merren fondet e Bankës Qendrore.

Akhund tha se afganët nuk duhet të besojnë se talibanët janë fajtorë për problemet ekonomike, por ato janë si pasojë e qeverisë së mëhershëm, që sipas tij, ishte e korruptuar.

Asnjë shtet nuk e ka njohur qeverinë e talibanëve. Qeveritë perëndimore po shikojnë mundësitë se si të komunikojnë me talibanët për të adresuar situatën humanitare.

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mullah mohammad hassan akhund mullah mohammad hassan akhund

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj