LIVE UPDATES
Bota

Kthehet sërish në Hagë, ish-ambasadori bëhet këshilltar i mbrojtjes së Thaçit

20 Tetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
Kthehet sërish në Hagë, ish-ambasadori bëhet këshilltar

HAGË- Ish-ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Grajçevci është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka konfirmuar vet ai në një intervistë për Indeksonline, ku është shprehur se është rikthyer në Hagë si këshilltar i ekipit mbrojtës së Thaçit.

“Po, ashtu siç ishte përcaktuar në vendim për largimin nga misioni, unë e kam përmbyllur misionin tim diplomatik në Hagë më 30 gusht 2021, dhe jam kthyer në Kosovë. Mirëpo, tani jam rikthyer në Hagë si këshilltar në ekipin mbrojtës të z. Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Lidhur me bashkëpunimin që kanë institucionet e Kosovës me Gjykatën Speciale, Grajçevci tha se është i pashembullt kudo në botë.

“Unë nuk e kam komentuar publikisht punën e Dhomave të Specializuara asnjëherë gjatë mandatit tim si ambasador i Kosovës në Hagë. Mendoj se zyrtarët shtetërorë duhet të përmbahen nga komentimi i vendimeve gjyqësore. Ndërsa, aq më pak do ta komentoj tani që jam akredituar si pjesë e një ekipi mbrojtës. Por, mund ta them këtë gjë, në cilësinë e qytetarit të Kosovës: bashkëpunimi i Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare është i pashembullt kudo në botë. Asnjë pjesëtar i UÇK-së, i cili është kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare ose vendore, nuk iu ka shmangur asaj. Dhomat e Specializuara janë mekanizmi i katërt i ndërkombëtarëve për ta hetuar dhe gjykuar UÇK-në, një forcë vullnetare për çlirimin e Kosovës, aleate e NATO-s dhe e Perëndimit.

Ndërkaq, Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë kishte akuzuar dhe gjykuar gjashtë pjesëtarë të UÇK-së, prej tyre pesë qenë liruar të pafajshëm. Ky numër kaq i madh i të shpallurve të pafajshëm është tregues shqetësues për nivelin e dëshmive që janë përdorur për t’i akuzuar ata. Secili prej tyre ka humbur shumë vite të jetës në paraburgim në Hagë. Ndërsa UNMIK-u dhe EULEX-i kanë gjykuar me dhjetëra raste në Kosovë. Nëse i shtojmë edhe rastet e ish pjesëtarëve të UÇK-së të cilët i ka gjykuar Serbia, si dhe ato nga gjyqësori i Kosovës nga viti 2018, kur i mori për herë të parë kompetencat për krime lufte, atëherë i bie që gjashtë mekanizma të ndryshëm gjyqësorë, deri më tani, e kanë ndjekur dhe gjykuar UÇK-në. Kjo nga shumëkush në Kosovë dhe jashtë saj shihet si përndjekje, si terror gjyqësor, ndaj një struktureje vullnetare, vetëmbrojtëse, e cila kishte qëllim të vetëm ndalimin e dhunës serbe në Kosovë, njëjtë sikur edhe NATO.

Për dallim, janë vetëm katër serbë të cilët janë dënuar në Hagë për krimet e kryera në Kosovë. Ndërsa i pesti, ish presidenti serb, Millan Millutinoviq, ishte liruar si i pafajshëm nga akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminale, një president i një struktureje të organizuar shtetërore, që ka refuzuar marrëveshjen e paqes në Rambuje, që ka mundësuar gjenocidin mbi popullin e Kosovës, ka votuar për të hyrë në luftë me NATO-n si anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, së bashku me Sllobodan Millosheviqin. Ai madje ishte lejuar ta përfundonte mandatin e tij si president i Serbisë dhe ishte dorëzuar në Hagë tek pas përfundimit të tij. Ndërsa, që të gjithë kriminelët tjerë serbë, të cilat kanë ekzekutuar planet gjenocidiale serbe në Kosovë, enden të lirë në Serbi. Ky kontrast, për ta ekzaminuar në mënyrë mikroskopike UÇK-në, palën e vetëmbrojtur, dhe për ta lënë të lirë palën agresore serbe, do të hyjë në histori si padrejtësia më e madhe në kohërat moderne”, deklaroi ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni hashim thaci lirim grajçevci hashim thaci lirim grajçevci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj