Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Osmani drejtuar Borrell: Mos bëni deklarata të pabazuara dhe të njëanëshme
20 Tetor 2021, 15:59Nga DOSJA
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën, ku një ndër ato pika është edhe aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato. Osmani tha se KE në Raport thekson se për Kosovën mbretet sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit. Duke cituar po ashtu Progres-Raportin e KE-së që sugjeron se duhet të merrem masa shtesë për të luftuar aktivitetet kriminale, Osmani tha se zyrtarët e BE-së duhet ta përkrahin Kosovën në këto çështje në të ardhmen.
“Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së që t’u qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave, në mënyrë që saherë që institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës ta luftojnë krimin dhe kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen e jo kundërshtimin e tyre. Qëndrimi im si presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë. Në luftë me krimin dhe korrupsionin nuk ka asnjë kompromis dhe kjo është dëshmuar tashmë”, theksoi Osmani.
Ajo u shpreh se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, duke iu kundërpërgjigjur kështu Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova duhet të mos marrë veprime të njëanshme.
“Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Mua më vjen mirë që sot ka pasur reflektim. Unë e mirëpres deklaratën e Z.Blinken….”, deklaroi Osmani.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën....
SHBA- Në eventin e 19 tetorit të mbajtur nga Apple, u prezantuan një seri produktesh te reja nga kompania. Ndër më të rëndësishmet qenë laptopët MacBook Pro dhe...
Në debatin për pasardhësin e Wolfgang Schäuble-s (CDU) në postin e presidentit të Bundestagut, kreu aktual i grupit parlamentar socialdemokrat (SPD), Rolf Mütze...
BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth II ka anuluar një udhëtim në Irlandën e Veriut për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Madhëria e saj, 95 vjeç,...
ANGLI– Mbretëresha Elizabet ka pranuar këshillën e mjekëve për të marrë një pushim disa ditor dhe anuloi një udhëtim drejt Irlandës së Veriut. Pallati Mbr...
QIPRO– Kryeministri i Qipros së Veriut, Ersan Saner u detyrua të japë dorëheqjen nga të gjitha pozicionet dhe të largohet nga politika. E gjitha pasi një ...
GJERMANI – Angela Merkel nuk do të ishte bërë kurrë kryetare e partisë CDU dhe as kancelare e Gjermanisë, nëse më 22 dhjetor 1999 të mos kishte publikuar ...
SHBA – Rrotullimi i herë pas hershëm mund të anojë apo zhvendosë planetët dhe hënat e tjera në lidhje me akset e tyre, por nuk është plotësisht e qartë se...
SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken u takua të enjten në Uashington me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme ...