LIVE UPDATES
Insights

Ku je Opozitë?! Kryeministri Rama po tallet me ju!

30 Tetor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Ku je Opozitë?! Kryeministri Rama po tallet me ju!

Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të drekojë e darkojë me oligarkët, të bredhë me brekushe nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë dhe më pa strategji se kurrë më parë. Opozita vetëm po lufton me “facebook’!

Basha dhe Kryemadhi deklaronin se në 6-mujorin e parë të këtij viti do ta rrëzonin kryeministrin. Opozita prapë premtoi se në muajin shtator do të niste revolucioni i vërtetë kundër qeverisë “Rama” dhe oligarkëve që mbajnë në këmbë një qeveri kriminale. Opozita u zotua se nëse kryeministri dështonte me negociatat me BE do ta përbysnin me forcën e popullit. Por asgjë nuk po ndodh! Edi Rama thotë prerë se nuk do të jap dorëheqje dhe as nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të parakohshme. Atëhere pse na duhet opozita!?

Reagimi kombëtar që nisi pas djegies së mandateve u zbut vetëm pak para datës 30 qershor kur u mbajtën zgjedhjet e fundit moniste në vend. Aksioni opozitar u ndal çuditshëm me përbetimin solemn se në shtator Edi Rama do të marrë fund si qeveri. Shtatori iku, po ashtu dhe muaji tetor, kurse Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të bredhë me tuta nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë dhe më pa strategji se kurrë më parë. Problemeve të qeverisë “Rama” ju shtua dhe damka e votimeve komuniste të 30 qershorit, e sikur të mos mjaftonte kjo, erdhi dhe refuzimi i negociatave duke e futur Shqipërinë në listën e vendeve që s’ka më as plan të integrohet në BE. E megjithë këto dështime dhe skandale, sjellja e opozitës ngjan vetëm me shprehjen “Dhe yjet rrinë dhe vështrojnë”. Lulzim Basha bërtiste që prej shkurtit të këtij viti se “Edi Rama është kupola e mafies”, se “Kryeministri i krimit bën siç e urdhëron oligarkia”, se “do ta rrëzojmë kryeministrin e krimit”, se “populli do ta zbojë këtë kryeministër”, se “nëse nuk merren negociatat do ta rrëzojmë Ramën”, etj, etj. Lulzim Basha thirri popullin në protesta dhe duhet pranuar se numri i pjesëmarrësve ishte nga më të mëdhatë e këtyre 29 viteve, ku në disa mitingje  kapi shifra edhe 150 mijë veta, një numër që fshinte çdo qeveri të korruptuar. Por lideri opozitar, në mënyrë të pakuptimtë, nuk i linte të bënin rezistencën e një populli të tradhtuar nga Edi Rama, por i lodhte nëpër xhiro të pakuptimta nëpër Tiranë, aqsa u kthye në barsoletë se “i sjellin për xhiro në Tiranë”. Një opozitë serioze, e cila ka bindjen se kryeministri është pjesë e mafies dhe grupeve kriminale që vjedhin edhe votat, nuk heziton ta rrëzojë qeverinë me gjithë fuqinë e shpirtit njerëzor opozitar. Por edhe pasi negociatat nuk iu dhanë Shqipërisë, edhe pasi bërtasin partitë opozitare se “fajin e ka kryeministri” përsëri nuk e thërrasin popullin në demonstratë. Edhe kur këto ditë, që fatmirësisht moti ishte tamam për protesta ideale antiqeveri, opozita vetëm shkruan në Facebook. Asnjë thirrje për protestë nga PD dhe LSI! Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, si dy përgjegjësit kryesorë të popullit opozitarë, nuk kanë bërë asnjë thirrje për protestë antiRama, aq më tepër se zhgënjimi popullor është i tmerrshëm nga varfëria, nga mungesa e shtetit ligjor, nga mungesa e gjykatave, nga ikja e njerëzve drejt emigracionit, nga mungesa e lirisë së mendimit, nga krimi dhe oligarkia që ka uzurpuar gjithçka.

Pasi opozita ka bërë gjithë këto denoncime dhe thotë gjithë ditën “shteti ka rënë” nuk mund t’u thuash qytetarëve, prisni se duhet të bëjmë me nge reformën zgjedhore. Sigurisht që kodi elektoral dhe rregullat e lojës në një garë janë të rëndësishme, por kjo është një tezë që vlente të diskutohej kohë më parë, jo në situatën që ndodhet sot vendi. Meqënëse ndërkombëtarët e kanë merak këtë pjesë, opozita le të dorëzojë një orë e më parë propozimet e saj të qarta, siç i do OSBE, dhe të kërkojmë miratimin me urgjencë nga Edi Rama. Çdo humbje kohe me muaj dhe vite nuk ka asnjë sens dhe është vetëm lojë për të tërhequr vëmendjen. Reforma zgjedhore, kur i është dashur Edi Ramës, është miratuar dhe brenda një nate, ndaj çdo sorollatje sikur po bëjnë shpikje është vetëm tallje me opozitën dhe qytetarët. Për më tepër edhe sikur opozita të propozojë formulën me ideale të reformës zgjedhore, sërish do jenë në dorë të humorit të Edi Ramës dhe “gjeneralit” Kujtim Gjuzit. Ndërkohë qytetarët që po provojnë vetë në kurriz se në çfarë situate po jetojnë, nuk kanë kohë presin sa opozita të zgjidhë hallet me reformat dhe të mendohet. Me këtë strategji pa strategji të opozitës, ata ose kanë nisur të mos i besojnë më, ose po shohim të ikin nga ky vend një orë e më parë. Nuk mjafton të thërrasësh në ditë në media dhe rrjete sociale “shteti ka rënë”, pasi sado e vërtetë të jetë kjo, Edi Rama dhe gjithë problemet që ka sjellë qeverisja e tij vijojnë të jetë ende në këmbë.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë detyrimin t’u shpjegojnë shqiptarëve se pse po heshtin para një qeverie, të cilën duhej ta kishin zbuar më kohë!

Marrë nga Koha jonë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama opozita edi rama opozita

Sondazh

Poll
Insights 29 Tetor 2019, 18:04

Pse po e sulmojnë oligarkët opozitën?

TIRANË- Ne fillim te viteve 80, kartelet e droges ne Kolumbi nisen te aplikojne nje metode te re per te goditur nepunesit e shtetit, qe nuk i korruptonin d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj