LIVE UPDATES
Insights

Shënim: Shteti në këmbët e Marsida Qatjas, kë po mbulon trafikantja e drogës që merr para dhe mbrojtje?

28 Tetor 2019, 12:18 Nga DOSJA
Shënim: Shteti në këmbët e Marsida Qatjas, kë po mbulon

TIRANË– Ngjarja sensacionale e Kavajës me të cilën janë të njohur tashmë shqiptarët që nga Konispoli deri në Vermosh, ku 4 burra u përleshën me njëri-tjetrin në apartamentin e një parukiereje, e më pas njëri ngeli i vrarë, tashmë është e njohur. Personazhet e historisë janë po ashtu të njohur; Marsida Qatja, Bledar Toçi, Dritan Haxholli (viktima). Është ky trekëndësh që nga intervista e të shtunës, ku Marsida Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge, po del më i fortë edhe se trekëndëshi i Bermudës!

Dosja.al raportoi që prej ditëve të para, se grupi i cili u gjend në apartamentin duplex të Marsida Qatjas në Kavajë ishte vënë në përgjim prej së paku 4 muajsh dhe se ndaj tyre do të zhvillohej edhe një operacion për arrestimin e tyre, por që vrasja… prishi planet e policisë. Pas artikullit të botuar nga Dosja.al në rrjetet sociale, qytetarë nisën të dërgojnë materiale video+foto, ku jepnin të dhëna lidhur me viktimën dhe autorin, që e çoi historinë në një tjetër rrjedhë.

E tashmë, ngjarja e 10 tetorit në Kavajë nuk është më as rozë e as banale. Nuk kemi të bëjmë më me një vajzë qejflie që merr në shtëpi disa meshkuj për të pirë kokainë dhe një ish të dashur xheloz, por në një rrjet të strukturuartrafikutdrogës në qytetin e Durrësit, dhe zonën bregdetare të Adriatikut. Më 26 tetor, në një intervistë për Tirana News, Marsida Qatja tregoi atë që Dosja e parashtroi që prej ditës së parë.

Mora para se mbylla gojën dhe mbrojta individë, isha pjesë e trafikut të drogës”-ishte ky mesazhi i Marsida Qatjas, që siç mësoi më vonë Dosja.al, ishte dhënë në një bisedë telefonike miqësore, të cilën Qatja nuk priste se do të bëhej e gjitha publike. Me publikimin e intervistës, nisën edhe sugjerimet për fshirjen e artikullit, se gjoja Qatja nuk e ka dhënë këtë intervistë, por edhe ky informacion rezultoi një gënjeshtër.

Dosja.al u interesua dhe arriti të mësojë se Tirana News e ka edhe të regjistruar bisedën me parukieren 30-vjeçare, e cila po hetohet për moskallëzim krimi. Por çfarë tha Marsida Qatja më 26 shtator?

Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. (20 milionë lekët). Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë. Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg. Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje,”-tregon Marsida.

E këtu historia kalon nga divani duplex ku qëndronte e hapur kokaina, në zyrat e shtetit shqiptar, që përveç vjedhjes së fletëve të formatit A4 në sistem kapilar, nuk arrin të qullosë më tej. Marsida Qatja thotë se ka marrë para nga Bashkia Kavajë…. Por për çfarë arsyeje? Marsida Qatja është shpërblyer nga shteti sepse ka trafikuar drogë?

Edhe ky është një pohim i vetë “viktimës”, e cila pohon se ka qenë pjesë e grupit bashkë me burrin që është dënuar në Gjermani pasi është kapur me 6 kilogram kokainë.

Ata kanë pasur debate e tyre. Besoj se po, (për trafik droge), se ça tjetër do kishin. Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta. Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës. Po, po burri im është i dënuar për 6 kile kokainë.”-thotë Marsida Qatja, dhe këtu shteti pushon së ekzistuari në çdo qelizë.

Prokuroria shqiptare bashkë me Bashkinë e Kavajës, janë bërë palë në mbrojtjen e një trafikanteje droge, e cila ka edhe guximin të tregojë shkaqet e vërteta të ngjarjes, e të sfidojë shtetin se asnjë gjëmbë nuk i hyn në këmbë, (siç edhe nuk i hyri, pas publikimit të intervistës). Kemi shumë pyetje për ngjarjen, por një pyetje naive që me siguri e bën edhe roja tek dera e prokurorisë (por jo prokurori), kë mbrojti Marsida Qatja?

Kush janë këta individë që kanë shpërblyer Marsidën me 20 milionë lekë për të treguar një version historie si ai që rrëfeu (Dritani më përndiqte, unë se doja).? Kush janë këta individë që kanë arritur të kenë kaq ndikim sa të sigurojnë mbrojtje për Marsida Qatjan dhe të mos lejojnë arrestimin e saj, si pjesë e trafikut të drogës? Kush e detyroi bashkinë e Kavajës të ndihmojë Marsida Qatjan? Kush ia vuri statusin “viktimë”, Marsidës, e cila kurrë se denoncoi për përndjekje shokun e saj, Dritanin? Këto janë pyetje, të cilat nuk presin zbardhje nga shteti shqiptar.

Jo, sot presim që “naiviteti” i Marsida Qatjas, gocës që e njeh gjithë Kavaja, të na tregojë edhe më tej, se ku e kemi shtetin, policinë, bashkinë, dhe Prokurorinë. Një sërë institucionesh që janë nën shërbimin e një trafikanteje, dhe një grupi trafiku që mbulohen nga invididë të tjerë, që për respekt të sjellin tek shtëpia një zarf me 20 milionë lekë,,, se ku i dihet,,, t’i kesh!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione marsida qatja misteret e marsida qatjas marsida qatja misteret e marsida qatjas

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2019, 20:20

Ti nuk je babai i fëmijës

Gjendja e femijes sa vinte e rendohej. Mjeket vendosen ta transferonin ne reanimacionin qendror te spitalit. Edhe pse kishin kaluar disa javë qendrimi ne spital...

Insights 24 Tetor 2019, 11:54

Pse protestojnë fermerët dhe blektorët?

Pse protestojnë fermeret/blektoret?Fare e thjesht: 1-Ne botë fshati subvencionohet pasi puna në të është e lodhshme dhe sjell pak fitime ,tek ne nuk subvenciono...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj