LIVE UPDATES
Insights

BE: Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?

25 Tetor 2019, 12:39 Nga DOSJA
BE: Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?

Me një shumicë votash- 412 kundrejt 136, deputetët e Parlamentit të BE-së në Strazburg votuan të enjten (24.10) për një rezolutë, në të cilën kërkohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë, që parlamenti angazhohet fort për Ballkanin Perëndimor. Por deri tani vendet anëtare të BE-së i kanë refuzuar kërkesat e parlamentarëve. 28 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nuk mundën të bien dakord në samitin para një jave në Bruksel, për të tretën herë brenda 16 muajve ata nuk dakordësohen unanimisht për këtë vendim. Komissioni i BE-së vlerëson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer reformat dhe janë të gatshme për bisedimet e anëtarësimit.

“Gabim strategjik”

Në rezolutë Parlamenti në Strazburg bën fjalë për një „gabim strategjik”, që BE-ja nuk ka vendosur për bisedimet. Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep një shembull të keq për kandidatët e tjerë si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që tani mund t’i lenë pas dore përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Po ashtu rritet rreziku, që shtete të tjera me interesa të forta në Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencën e tyre. Shumë deputetë akuzojnë Francën, Holandën dhe Danimarkën, që e kanë bllokuar procesin kryesisht për interesa të politikës së brendshme.

Deputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri kritikoi presidentin francez Emmanuel  Macron, që nuk tregon forcën drejtuese njësoj si kryeministat e vendeve kandidate. “Zoti Macron nuk ka të njëjtin guxim politik. BE-ja kishte mundësinë më në fund të merrte përgjegjësinë politike dhe të tregonte pjekuri politike. Ne kemi dështuar turpshëm”, tha Kati Piri në sallën plenare.

Presidenti francez Macron kërkoi reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e reja. Kjo mund të zgjasë me vite. Kancelarja Angela Merkel argumenton si edhe tani eurodeputetët, se reformimi i procesit dhe kriteret mund të vazhdojnë edhe përgjatë procesit. Shumë ekspertë llogarisin, se bisedimet e anëtarësimit mund të zgjasin shumë vite.

Shansi tjetër në 2020

Deputeti ekologjist, Reinhard Bütikofer tha, se BE nuk duhet t’u a mbyllë portën para hundës vendeve të Ballkanit. “Qeveria gjermane duhet të angazhohet me impenjim për t’i vendosur bisedimet e negociatave në agjendën e samitit të ardhshëm. Kushtet për pranimin janë përmbushur, tha Bütikofer. Deri tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mendojnë ta trajtojnë këtë temë sërish në samitin në Kroaci në maj 2020. Kroacia është anëtare e BE-së që nga viti 2013 dhe në gjashtëmujorin e ardhshëm do të kryesojë presidencën e radhës së BE-së. Kroacia është për hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj.

Ilhan Kyuchyuk, deputet i liberalëve, sugjeroi arritjen e reformimit të procesit të anëtarësimit deri në samitin e Kroacisë. „Në rast të kundërt ne rrezikojmë ta humbasim ëndrrën europiane në rajon dhe ta shndërrojmë Ballkanin Perëndimor në një zonë gri të Europës “, tha Ilhan Kyuchyuk. Kategorikisht kundër anëtarëve të rinj në BE u shpreh deputeti populist i djathtë francez, Dominique Bilde. Ai pretendoi, se Shqipëria me popullsi myslimane është një strehë e terroristëve islamistë. As Maqedonia e zhytur në korrupsion dhe as Shqipëria nuk kanë vend në BE.

Presidenti në largim i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, u shprehu qartë zhgënjimin e tij ndaj qendrimit të vendeve anëtare: “BE le përshtypjen, se nuk i përmbahet premtimit “. Në parim vendimi është marrë në BE qysh në vitin 2003, që të gjitha vndet e Ballkanit të anëtarësohen në BE.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dështojnë negociatat me be-në dështojnë negociatat me be-në

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2019, 20:20

Ti nuk je babai i fëmijës

Gjendja e femijes sa vinte e rendohej. Mjeket vendosen ta transferonin ne reanimacionin qendror te spitalit. Edhe pse kishin kaluar disa javë qendrimi ne spital...

Insights 24 Tetor 2019, 11:54

Pse protestojnë fermerët dhe blektorët?

Pse protestojnë fermeret/blektoret?Fare e thjesht: 1-Ne botë fshati subvencionohet pasi puna në të është e lodhshme dhe sjell pak fitime ,tek ne nuk subvenciono...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet