LIVE UPDATES
Insights

“S’kam kohë të lexoj librin e Helena Kadaresë”, Meri, gruaja pranë Lasgush Poradecit rrëfen bisedat e fshehta me poet

19 Tetor 2019, 05:38 Nga DOSJA
“S’kam kohë të lexoj librin e Helena Kadaresë”,

Meri Lalaj e pa për herë të parë Lasgushin kur ishte ende fëmijë; kur filloi të shihte njerëzit dhe botën përreth saj. Lasgushi ka lindur në kapërcyell të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në prag të shekullit të njëzet; më 27 dhjetor 1899. Pogradeci atëherë ishte një qytet i qetë dhe i vogël. Meri ka lindur në një shtëpi as njëqind metra larg shtëpisë ku jetonte Lasgushi.

Meri Lalaj është një grua që flet bukur për letërsinë. Mikesha e shumë shkrimtarëve të njohur; ajo njihet dhe për miqësinë e saj me Lasgush Poradecin. Unë u njoha për herë të parë me Merin në një udhëtim me makinë nga Durrësi në Tiranë. Disa muaj më vonë, gjatë verës së këtij viti; libri i saj “Lasgushi në Pogradec”, do të më bënte ta shihja ndryshe qytetin (Pogradecin). Ndodhesha pikërisht në Pogradec në qytetin i cili do të merrte një tjetër dimension tek unë teksa nisa të lexoja librin e Merit. Historia e një gruaje e një burri do të rrëmbente imazhin tim për qytetin, duke mësuar nga një faqe në tjetrën historinë e jashtëzakonshme të një ditari. Ditarin e Merit për vizitat e takimet e saj me Lasgush Poradecin; shumë pak të komentuara nga studimet shqipe, është një nga historitë që e bën më të plotë e njëkohësisht më tërheqës figurën e Lasgush Poradecit. Shkruar plot kulturë Meri shpalos një Lasgush interesant si vargjet që ka shkruar, e njëkohësisht aq njerëzor. Ditari i saj nis që në kohën kur Lasgushi u konfigurua për herë të parë në kujtesën e saj. “Kur isha e vogël; nuk e dija se ai burri me kostum të bardhë ; me bastun në dorë dhe me qen që e ndiqte nga pas; ishte poeti Lasgush Poradeci. Ai vinte tek daja im; Kostaq Gusho; në shtëpinë përballë sonës dhe shpesh bisedat bëheshin aty në oborr ulur në karrige. Vinte dhe Mitrush Kuteli; që ishte byrazer me dajën tim”, shkruan ajo. Në vogëli a të e mahnitnin mbrëmjet e ngrohta të verës me qiell të kulluar dhe me hënën e plotë atje lart; nëpër natë përhapej aroma dehëse e frutave të pjekura ndër kopshte.

Shënimet për takimet me Lasgushin ajo nisi ti mbante në vitin 1979. ”Në këto shënime mungojnë sharjet që i bënim Partisë e Qeverisë; këto të fundit nuk i shkruaja nga frika se mos blloku im binte në dorë e përfundonim në hetuesi si unë ashtu edhe Lasgushi. Gjatë kohës që mbaja shënime e qetësoja veten:”Do të shkruaj fare thjesht për Lasgushin si njeri: si bisedon, si ha si fle, si vishet e për gjëra të tjera të rëndomta të jetës së tij”, tregon ajo. Shënimet kanë qenë të shpërndara nëpër shumë blloqe ku hidhte dhe detyrat e saj si mësuese.

Shënimi i parë mban datën 9.9.1979. Ja çfarë shkruan ajo:

“Takova Lasgushin; mban dy rripa prej lëkure në mes mbi pantallona dhe një thikë me këllëf në brez. Erdhi më vonë në shtëpi tek unë dhe më solli fjalorin. (Nuk më kujtohet: më kishte kërkuar një fjalor anglisht-italisht apo italisht-anglisht).

Më 24.9.1979 ajo shkruan:

Nëpër oborrin tonë (shtëpia e mamasë) kaloi Lasgushi bashkë me qenin. Kishte hequr xhaketën dhe e mbante hedhur përmbi sup si çapkënët çakërrqejf. Këmishën e bardhë e kishte me njolla të gjelbërta; siç duket do të kishte ndenjur shtrirë mbi bar; nën këmishë mbante të veshur fanellë leshi. Me xhaketën mbulonte barkun; vura re se këmishën nga brenda  e kishte të mbushur plot me mollë dhe dukej tamam si shkollar i larguar nga ora e mësimit për të vjedhur fruta të papjekura. Sapo kishte zbritur nga Kalaja (kodra e qytetit). Dikur Kalaja ishte e gjitha e gjelbëruar me copa vreshti e drurë molle që ishin prona e pogradecarëve por tani është bërë fermë shtetërore dhe tregohet më pak kujdes për to.

Ditari i saj vazhdon çdo ditë deri në ikjen e Lasgushit nga kjo botë. Më 25.10.1981 ajo shkruan:

E diel. Vajta për disa minuta tek Lasgushi. Ai ishte lart në kullë. Më tha:”Prit një çerek minute!” dhe unë fillova të numëroja mbrapa derës:”Një dy tre…”Kishte ndezur zjarrin në sobë dhe po lexonte :”Kritikë arti” në frëngjisht. Ndër të tjera më tha:”Përse nuk ma ke shtypur akoma “Ekskursionin teologjik të Sokratit?”.I premtova se brenda javës do t’ia shtypja.

Më 30.10.1981 ajo shkruan:

Ia shtypa poemën “Ekskursioni teologjik i Sokratit” Lasgushit në katër kopje. Ai nuk donte të më jepte as kopjen e fundit; e cila ishte më e keqja por unë e mbajta. Nina iku në Tiranë dhe më la Lasgushin në dorëzim; çelësin e shtëpisë dhe disa gjellë të gatuara si dhe byrekë, qofte, kulaç.

Të enjten aty rreth drekës; unë ndodhesha tek dyqani që shet gjoja gjëra gjysmë të gatshme. Nga xhamat e lartë plot diell dallova Lasgushin dhe i dola përballë me vrap.-Më bli sallam ; më urdhëroi ai; pasi më bëri disa lajka:-Sa e mirë, sa çlodhëse je dhe më del përpara në çastin e duhur…-e të tjera.

Unë i thashë:

-Nuk të blej sallam se është nga ai i liri me thundra e veshë derri. Unë do të gjej kremvice ose peshk; se po të helmohesh me atë sallamin e keq unë do të përgjigjem para Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë për ty. Sot drekën e ke gati. Në mbrëmje do të vij. Kur i shkova në të ngrysur , i ndeza zjarrin në sobën poshtë, ai ishte lart në kullë. Herë e kam gjetur duke lexuar poezi në gjermanisht herë kritikë arti në frëngjisht dhe hera herës me lupë në dorë si maniak duke lexuar ato shënimet mikroskopike të viteve 1937-1938. Mbrëmë kur i shpura lart në kullë Lasgushit librin e Elena Kadaresë “Bashkëshortë”, i thashë:-Po e zbres poshtë.

-Ç’thua!- më tha- Nuk kam kohë të lexoj, tregomë ku janë vargjet e mia. Pasi ia lexova shtoi:-Nuk e ka dhënë idenë time irredentiste për Kosovën.

Pasdite përsëri tek Lasgushi. Në dorezën e dorës së tij gjeta të ngulur një letër në të cilën shkruhej: “Meri e dashur lutem shumë që përpara se të ngresh sofrën të kesh mirësinë të ndezësh sobën që mund të ngrohet oda deri në darkë. Lasgush.”

Në 28 nëntor të vitit 1981 në ditar Meri tregon se Lasgushi kishte rënë në dashuri.

“Gatova një supë me perime, ndërsa mishit të grirë i hodha qepë, erëza dhe e zjeva me pak lëng. Pas orës dymbëdhjetë të ditës me gjellët e ngrohta shkova tek Lasgushi. Ai u kënaq sa më s’ka kur i shkova.-Erdhe besnike! Më tha. (Domethënë ai mendonte se edhe mund të mos i shkoja fare, ta braktisja). Unë iu përgjigja se i kisha sjellë gjëra për të ngrënë kurse ai pa e prishur fare terezinë vijoi: -Ti më the se nuk do të vije kurrë më!(o Zot, o Zot çfarë njeriu është). Paskëtaj u soll sikur mes nesh të mos kishte ndodhur asgjë fare. E megjithëse unë e kam zemrën e thyer e të copëtuar prej tij, nuk mund ta lë Lasgushin të vetmuar e të uritur. Përsëri i vajta në orën tre. I ngroha gjellët e i rregullova zjarrin. Kur vajta në orën gjashtë të mbrëmjes Lasgushi ishte i përkulur dhe po rrëmonte nëpër një pirg me dorëshkrime. Më tha se po kërkonte një poezi. Aty i kishte letra telegrame, kartëvizita, pusulla me shënime, kartolina urimesh e të tjera. Më tregoi “Autobiografia e Asdrenit” të shkruar me laps dhe në letër të zverdhur prej kohës fillonte kështu.”Asdreni flet Lasgushi shkruan”. Më tregoi letra të Anës me shkrim të bukur. Fillonin me fjalët në latinisht :”Poet i dashur”. Kur befas pash një fletore e tërhoqa dhe e lexova përmbi kapak shkruar prej dorës së Lasgushit “Vizitat e zonjushës Ana në kullën time”. Ia kërkova për ta lexuar, ai në fillim hezitoi pastaj kur i thashë që për dy ditë do ta lexoja e do t’ia ktheja, u bind. Kishte e një arsye tjetër që Lasgushi ishte atë kohë i zhytur në letra; atë natë festohej përvjetori i Çlirimit të Atdheut dhe përvjetori i Pavarësisë Lasgushit i kishin dërguar ftesë, por nuk vajti.

Të them të drejtën atë ditë besova vërtet se ekzistonte djalli e kjo gjë nuk kishte pikë dyshimi. Përse duhet ta gjeja Lasgushin duke rrëmuar në dorëshkrimet e tij dhe pikërisht rreth orës gjashtë mbasdite  vetëm njëzet e katër orë pas sherrit e gurgulesë që më bëri për karnetin me shënimet e dashurisë të Niqkës, se mos ndoshta ia pata marrë unë. Apo ai e bëri qëllimisht për mua që të shihja një copë tjetër të jetës së tij. Kur ma dha atë fletore mendoja se ishin shënime të rëndomta. Sapo u ktheva në shtëpinë time, pa mundur të hiqja dot pallton që në korridor, fillova të lexoja me kureshtje pa u ulur ashtu siç isha në këmbë. I lexova ato faqe tmerrësisht shpejt me një frymë, me një lexim diagonal për të thithur vetëm thelbin, kryesoren e asaj që shkruhej. Dhe, kur arrita tek faqja e fundit, nuk ngopesha dot me frymë, u hutova e u çmerita dhe fillova ta lexoja përsëri nga e para me vëmendje. Habia ime ishte e jashtëzakonshme dhe e pakufishme. Lasgushi kishte rënë në dashuri. Kishte rënë vërtet në dashuri! Dhe sipas shënimeve të tij mua më tronditi përputhja në kohë….

Fletoren “Vizitat e zonjushës Anë në kullën time” unë e ruajta nëntë vjet. Lasgushi asnjëherë nuk u kujtua të ma kërkonte, madje nuk ma përmendi kurrë. Pas gjashtë vitesh që unë e kisha në shtëpi atë fletore Lasgushi vdiq. Ditën kur përkujtohej përvjetori i tretë i vdekjes së tij unë ua ktheva të bijave fletoren ditar…

Me foton e Lasgushit në kopertinë e ngjyrën e liqenit në sfond, ditari i Merit është një libër që na tregon një Lasgush tjetër, që kjo grua pati fatin ta njohë.

Marrë nga Gazeta Si

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog lasgush poradeci meri gruaja e ditarit të lasgushit lasgush poradeci meri gruaja e ditarit të lasgushit

Sondazh

Poll
Insights 14 Tetor 2019, 17:17

Shame on you! Borchard merr gishtin dhe largohu

TIRANË- Ambasadorët në vendin tonë, të vogël e të varfër, Shqipërinë, që demokracinë e ka parë vetëm nga ekrani i televizorit, janë parë gjithmonë si fanar...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta