LIVE UPDATES
Insights

Lufta ndaj kriminalitetit, statistikat dhe faktet kundër Lleshajt

15 Tetor 2019, 10:58 Nga DOSJA
Lufta ndaj kriminalitetit, statistikat dhe faktet kundër Lleshajt

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku foli për një rritje të efikasitetit të punës goditëse të policisë kundër krimit dhe grupeve kriminale. Lleshaj solli edhe shifra konkrete të numrit të goditjeve të grupeve kriminale apo operacioneve të mëdha, rezultatet e të cilave sipas tij krahasuar me vitin 2018 janë më pozitive për policinë e shtetit.

Statistikat

Një deklaratë kjo që bie ndesh jo vetëm me perceptimin e opinionit publik dhe aksioneve të bujshme të ndodhura vitin e shkuar, por edhe me vet statistikat që ka publikuar në vazhdimësi Ministria e Brendshme. Më konkretisht nëse i referohemi faqes zyrtare të kësaj ministrie vihet re një aktivitet dhe efektivitet shumë herë më i ulët i forcave blu në vitin 2019 në raport me vitin 2018. Më konkretisht në vitin 2019, në seksionin “Forca e ligjit” ku raportohen të dhënat për operacionet më të mëdha dhe të rëndësishme të Policisë së Rendit dhe strukturave të specializuara të saj kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe grupeve kriminale në veçanti, rezulton se janë kryer vetëm 5 operacione të rëndësishme me goditjen e disa grupeve kriminale me aktivitet të ndryshëm. Ndërkohë që duke iu referuar të njëjtit seksion, pra “Forca e ligjit” për vitin 2018 aktiviteti i uniformave blu rezulton të ketë qenë shumë herë më pozitiv. Më konkretisht në faqen e Ministrisë së Brendshme raportohet se janë kryer dhe finalizuar me sukses plotë 20 operacione të mëdha ose gati 4 herë më shumë se në vitin 2019, ku janë goditur një sërë grupesh kriminale shumë të rrezikshme.

Grupet kriminale
Por statistikat përbëjnë vetëm njërin element vlerësues të performancës së policisë në dy vitet e fundit. Pasi ajo që ka rëndësi është te cilësia ose rëndësia që kanë pasur operacionet e kryera. Kështu 2018 do mbahet mend për goditjen e rrjetit të trafikimit të sasisë më të madhe të kokainës së kapur ndonjëherë në vendin tonë në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për operacionin “Last Snoë” ku u kap 613 kilogram kokainë me vlerëe 180 milion euro. Po ashtu gjatë vitit 2018 u godit grupi i rrezikshëm kriminal në Shkodër “Bajri”. Një tjetër goditje që tronditi jo vetëm botën e krimit por edhe politikën në vend ishte edhe Mega Operacioni “Vol-vo 4”, ku ranë preh anëtarë të 4 grupeve kriminale. Kujtojmë që gjatë këtij operacioni u arrestuan 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has. Nëpërmjet këtij operacioni u godit edhe grupi i Shijakut. Ndërkohë që viti 2018 njihet edhe si viti i dekabinizimit të Shqipërisë.

Ndërkombëtarët

Operacionet e ndërmarra nga policia gjatë vitit 2018 kanë marrë një mbështetje të madhe edhe nga faktori ndërkombëtar i përfaqësuar në vendin tonë. Në disa raste konkrete Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë përshëndetën punën e policisë. “Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrët në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”, – shprehet ambasadori Soreca në lidhje me aksionin “Vol-vo 4”, ku shkatërrua edhe grupi kriminal “Avdyli”, në Shijak. “Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të kufijve duke lëshuar dokumente të falsifikuara. Këto grupe operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Si pjesë e operacionit, policia arrestoi dy oficerë shqiptarë policie me detyrë kontrollorë kufiri, të cilët bashkëpunonin me grupet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe për të arrestuar personat përgjegjës”, – deklaronte ambasada e SHBA për operacionin “One by Land”.

Statistika

Elbasan/”Forca e Ligjit”, sekuestro preventive për pasuri të dyshuara nga veprimtari kriminale

Ndalohet Enver Bajri në Spanjë, i dyshuar si drejtues i grupit “Bajri”

“Forca e Ligjit” – Mega Operacioni “Vol-vo 4”, për goditjen e anëtarëve të 4 grupeve kriminale

Gjatë këtij mega operacioni u arrestuan 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një labator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has.

Fier/”Forca e Ligjit” në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Krujë/”Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjesëtarë të dyshuar të grupeve kriminale në Nikël

“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal në Tiranë.

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjesëtarë të grupeve kriminale në Shkodër
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

“Forca e Ligjit” – Sekuestrohen rreth 1 milionē euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

“Forca e Ligjit”, sekuestrohen llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës. Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Tiranë/10 të arrestuar gjatë një operacioni kundër tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Fier – Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.

Tiranë/Operacioni “Kasaforta”, goditet grupi i strukturuar i vjedhjeve me dhunë. Goditet një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit nën kërcënimin e armeve vidhnin kasaforta ne biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Operacioni “Porosia e natës”. Arrestohen 5 shtetas, si dhe sekuestrohen automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Shkodër – Sekuestrohet 1 hotel dhe rreth 15.500 m2 sipërfaqe toke.

Operacioni “Precizioni”, 18 të arrestuar për përfshirje në grup kriminal të trafikut të narkotikëve.

“Forca e Ligjit” godet grupin kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës.

Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në Fier për favorizim të migracionit ilegal.

Lezhë – Sekuestrohen mbi 1.4 milion euro pasuri të një grupi të dyshuar kriminal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog lufta kundër krimit sander lleshaj lufta kundër krimit sander lleshaj

Sondazh

Poll
Insights 14 Tetor 2019, 17:17

Shame on you! Borchard merr gishtin dhe largohu

TIRANË- Ambasadorët në vendin tonë, të vogël e të varfër, Shqipërinë, që demokracinë e ka parë vetëm nga ekrani i televizorit, janë parë gjithmonë si fanar...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen