Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Insights
A e arrijnë vërtetë femrat dhe meshkujt shqiptar jetën e luksit që reklamojnë, apo është e tëra fasadë?
8 Tetor 2019, 20:07Nga DOSJA
TIRANË – Të tërë ne e kemi vënë re, sesi prioritetet dhe gjërat në përgjithësi kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Me rritjen e teknologjisë, dhe përdorimin e rrjeteve sociale, është fare e lehtë të ekspozosh jetën tënde, por po aq e lehtë është të ekspozosh dhe një jetesë fiktive dhe aspak reale, dhe askush nuk do ta kuptojë këtë gjë.
Platformat si Instagram apo Facebook, po përdoren gjithmonë e më shumë nga rinia shqiptare.
Pavarsisht se të tërë ne e dimë gjendjen ekonomike të vendit tonë, në internet duket se të tërë po jetojnë një jetë përrallore.
Mes resorteve të shtrenjta, makinave luksoze, apo drekave dhe darkave nëpër restorante me pesë yje.
Sa e arritshme është kjo nëse marrim parasysh rrogat mesatare në vendin tonë ?
Apo nëse do të mendonim se këtë jetesë e reklamon vetëm shtresa e pasur e vendit, atëherë do t’i binte që 80 përqind e rinisë shqiptare vinë nga klasa e pasur e shoqërisë.
Gjë që është sa qesharake aq dhe e pavërtetë.
Nëse do të bënim një statistikë, do të shihnim se më tepër se gjysma e makinave të postuara nga rinia shqiptare në instagram, janë të njëjta.
Pra mos u gënjeni nëse shihni një djalë, i cili ka në profilin e tij 3 makina luksoze, pasi me siguri asnjë prej tyre sështë e vetja, por janë të ndonjë shoku të tij, dhe me shume mundësi ato makina janë të ekspozuara në rrjetet e shumë shokëve të tjerë.
Përsa i përket femrave shqiptare, kleringu i bërë me dyqane veshjesh të ndryshme, apo restorante i mundëson atyre një shërbim pa pagesë, kundrejt një reklame të bërë në profilin e tyre në instagram.
Shumë nga adoleshentet shqiptare, të cilat kanë shumë ndjekësa në profilin e tyre , e bëjnë këtë gjë, duke ngrënë nëpër restorante të ndryshme, apo duke u veshur me rroba në dukje luksoze, por pa i’u dashur të paguajnë asgjë për to.
Është shumë e lehtë të krijosh një identitet të pavërtetë, dhe ti veshësh atij cilindo mënyrë jetese të duash. Instagrami dhe jetesa lukësoze që shfaqet në të, e fut rininë shqiptare në depresion, dhe krijon vetë-urrejtje te djemtë dhe vajzat e reja të cilat nuk i kanë të njëjtat kushte që reklamojnë moshatarët e tyre.
Por ato duhet të jenë të vetëdijshëm, që shumë pak është e vërtetë dhe reale, nga jetesa e reklamuar në Instagram.
E.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË- Elona Hodaj, drejtroresha e Kadastrës së Vlorës ka dhënë dorëheqjen kur ende nuk kishte mbushuar një muaj në detyrë. Burime bëjnë me dije se Hodaj ë...
KOSOVË- Tanimë janë numëruar thuajse të gjitha fletëvotimet nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do të ...
Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramus...
Në vitin 2009 Albin Kurti shikohej në Kosovë dhe aq më shumë në Shqipëri si një alien. Në Prishtinë po sillte shumë kokëçarje te veteranët e politikës, n...
KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po mbahen në një kohë kur vendi, shteti më i ri në Evropë, është në krizë politike, ekonomike dhe sociale, edhe 1...
Një mënyrë shumë e dobishme për të zbuluar absurdin është që të çosh vetë absurdin në ekstrem. Ja dy shembuj: një prokuror flet publikisht kundër vendime...
TIRANË-Pakkush do t’ja merrte mendja se kryeministri i një vendi që është futur në “hulli” për një drejtësi të re, del publikisht dhe kërkon arrestimin e n...
TIRANË– Ka bërë xhiron e të gjithë mediave kombëtare, njoftimi i vetë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që dha lajmin se sot është “liruar” nga detyra drej...
Shqipëri- Bedriu thuajse ka 30 vjet që nuk e fut mishin e derrit në gojë. Jo nga që është fetar,por sepse derrat i sjellin ndër mend pjesën më të madhe të jetës...