LIVE UPDATES
Insights

Kosova, gjenocidi në Ruandë dhe tregtarët shqiptarë të armëve

16 Tetor 2019, 16:09 Nga DOSJA

Më 7 prill 2019 u përkujtua 25-vjetori i fillimit të Gjenocidit të Tutsi-ve të Ruandës. Si studiues dhe specialist i Afrikës dhe Mesdheut, kam qenë gjithnjë i joshur dhe i ndjeshëm ndaj fatit tragjik të Tutsi-ve të Ruandës. Ndaj dhe kam lexuar e studiuar pothuajse gjithë literaturën ekzistuese, si dhe raportet e organizatave ndërkombëtare e atyre të pavarura, që trajtojnë e dëshmojnë krimet dhe masakrat e kryera ndaj Tutsi-ve në Ruandë.

Por si intelektual dhe bir i një populli të masakruar ndër shekuj nga armiqtë e tij historikë, jam tronditur thellë kur kam mësuar se edhe shteti dhe shtetarët shqiptarë të asaj kohe rezultojnë fajtorë dhe ndihmës-xhelatë në gjenocidin e tmerrshëm të Ruandës. Gjenocidi ndaj Tutsi-ve i vitit 1994 zgjati tre muaj dhe la pas, sipas burimeve të ndryshme, ndërmjet 800 mijë dhe 1 milion viktima.

Pothuajse 90 % e popullit “Tutsi” të Ruandës u shfaros nga urrejtja e gjakatarëve “Hutu” të Juntës së kohës në pushtet, që sikurse nazistët, projektoi dhe zbatoi “zgjidhjen përfundimtare të problemit Tutsi”. Për të zbatuar këtë projekt gjenocidist, të gjitha institucionet shtetërore të Ruandës u vunë në dispozicion të kriminelëve, që, për t’i zënë viktimat e tyre në grackë, ngritën barrikada në çdo rrugë e rrugicë të qyteteve dhe fshatrave.

Madje as objektet e kultit nuk shërbyen si mburojë për viktimat, pasi shumica e Tutsi-ve të pafajshëm u vranë dhe u dogjën për së gjalli nëpër kishat e Ruandës, ku ishin strehuar me shpresë se aty do të gjenin shpëtim. Fatkeqësisht, raportet dhe dëshmitë tregojnë se në shumicën e rasteve priftërinjtë bashkëpunonin me xhelatët…

250-300 mijë gra, vajza të reja, përfshirë këtu dhe fëmijë të mitur, u përdhunuan nga trupat ushtarake, para-ushtarake si dhe ato të komitetet e civilëve Hutu (Interhahamwe), para se të masakroheshin. Madje ideologjia raciste urdhëronte çdo Hutu që t’i përdhunonte viktimat Tutsi para vrasjes. Për shumë ushtarakë, diplomatë, intelektualë dhe specialistë të Afrikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, gjenocidi i Tutsi-ve shënon një nga barbaritë më të turpshme e më të përgjakshme të historisë së njerëzimit. 

Atëkohë, ekzistonte baza ligjore për një ndërhyrje efikase ushtarake, që do ta kishte pamundësuar gjenocidin. Por Komuniteti Ndërkombëtar bëri qorrin dhe shurdhin, madje arriti deri aty sa i tërhoqi trupat paqeruajtëse që kish dërguar më herët në Ruandë, duke lënë atje vetëm një kontigjent afrikan me 500 ushtarë gjithsejt ; “paqeruajtës” këta të OKB, nën drejtimin e gjeneralit kanadez Roméo Dallaire. Ky ushtarak ishte dërguar në Ruandë qysh në vitin 1993, në bazë të Rezolutës nr. 872 të KS të OKB.

Por pavarësisht se ndërkombëtarët në Ruandë, personalisht gjenerali Dallaire, si dhe agjensitë e huaja, njëkohësisht paralajmëruan se Junta e xhelatëve Hutu po përgatiste shfarosjen e Tutsi-ve, Kombet e Bashkuara nuk e zgjeruan mandatin e ndërhyrjes së kaskave blu për ta pamundësuar gjenocidin!?!

Vetëm një muaj pas fillimit të masakrave, më 17 maj 1994, Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi rezolutën nr. 918, që impononte “Embargon” mbi armët me destinacion Ruandën. Kjo Rezolutë theksonte shprehimisht detyrimin “… që të gjitha shtetet të parandalojnë shitjen ose dorëzimin në Ruandë, nëpërmjet territorit të tyre, ose nëpërmjet shtetasve të tyre, ose me anije që përdorin flamurin e tyre, apo avionët që kanë shtetësinë e tyre, të të gjitha llojeve të armatimeve dhe materialeve të ngjashme, duke përfshirë armë dhe municione, automjete dhe pajisje ushtarake, pajisje policore, paraushtarake dhe pjesë rezervë…”.

Koha tregoi me fakte se shumë shtete nuk e respektuan këtë embargo, duke filluar nga Franca, (njëri nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB). Atëkohë, Franca e konsideronte atë pjesë të Afrikës si zonën e saj ekskluzive të influencës dhe e vlerësonte luftën për mbijetesë të “Forcave Patriotike Ruandeze të gjeneralit Paul Kagame” (Tutsi) si produkt i një “komploti anglo-amerikan” me synim fundor pakësimin e ndikimit dhe prezencës franceze në Afrikë.

Embargoja formale jo vetëm që nuk i ndaloi, por i nxiti trafikantët e armëve të përfitonin e të furnizonin ilegalisht xhelatët Hutu për të realizuar masakrat mbi Tutsi-të. Kësisoj, trafikantët u përdorën nga shtete të ndryshme për ta shkelur Rezolutën e OKB që kishin miratuar vetë.Faktet rrëqethëse treguan se edhe Shqipëria nuk mbeti pas në ndarjen e këtij turpi…

***

Michal Zak, një gazetar i mirënjohur investigativ, që ka publikuar disa libra dhe artikuj për luftën në Ruandë, shkruan: “Së pari e dëgjova nga një fotograf izraelit. Ai kishte qenë tetë herë në Ruandë dhe i kishte parë armët me sytë e vet. Gjeta raportime se armët në fjalë ishin ngarkuar në aeroportin Ben Gurion. Lista e zbuluar nga Amnesty International përfshinte armë të vogla që Izraeli i kishte kapur në luftën e vitit 1973, si dhe armë të prodhimit sovjetik e kinez, që ishin ngarkuar në Tiranë nën mbikëqyrjen e oficerëve izraelitë…

Shumë prej avionëve që transportuan ngarkesat ishin britanikë, dhe, pavarësisht embargos së OKB, ngarkesat vijuan edhe në Maj-Korrik të vitit1994, në kulmin e masakrave. Sipas dokumenteve të Ministrisë Ruandeze të Mbrojtjes, shtatë dërgesa me municione të lehta erdhën nga Izraeli nëpërmjet Shqipërisë, në periudhën Prill-Korrik 1994, në drejtim të paramilitarëve që kryen gjenocidin…”.

Kjo është vetëm një prej shumë dëshmive që provojnë se qeveria shqiptare e asaj kohe, përveç shkeljes enigmatike të embargos ndaj ish-Jugosllavisë, ka dërguar armë edhe në Ruandë, ku armatimet dhe municionet e depove shqiptare kanë shërbyer për vrasje masive.

Të dhënat më të sakta u publikuan në vitin 1999, kur autorët Brian Wood dhe Johan Peleman botuan librin “The arms fixers” (“Matrapazët e Armëve”).

Në librin e tyre dhe duke u bazuar në dokumente e prova faktike, autorët raportojnë ndër të tjera: “Shtatë ngarkesa të mëdha me armë të lehta, me vlerë 6.5 milion dollarë, fluturuan nga Tirana dhe Tel Avivi ndërmjet gjysmës së Prillit dhe gjysmës së Korrikut 1994, për të furnizuar forcat e milicisë Hutu dhe ato paraushtarake, që po kryenin gjenocidin, madje ky trafik vazhdoi edhe gjatë kohës që mediat botërore po raportonin masivisht për ngjarjet e përgjakshme”.

Sipas hulumtimeve dhe raporteve sekrete të ndryshme (që tashmë janë bërë publike), së paku tre herë armatimi shqiptar ka shkuar në duart e kriminelëve “Hutu”, (një herë para miratimit dhe dy herë pas miratimit të rezolutës nr. 918 të Këshillit të Sigurimit!).

Shoqëria angleze Mil Tec Corporation, duket se ka shërbyer si sekser ndërmjet palëve të trafikut të armëve, ku përfshihej edhe shteti shqiptar. Madje burimet theksojnë se furnizimet provohen ndër të tjera edhe nga itineraret, borderotë dhe policë-ngarkesat e fluturimeve, që janë zbuluar në Ruandë dhe Kongo, e që janë si më poshtë vijon:

Më 9 maj 1994: automatikë, municione, mortaja. Shuma 1.023.840 $. Origjina: Tirana. Destinacioni: Goma (Republika Demokratike të Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.

Më 18-20 maj 1994: automatikë, municione, mortaja, raketa RPG. Shuma: 1.074.549 $. Origjina: Tirana. Destinacioni: Goma (RD e Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.

Më 13-18 korrik 1994: municione, raketa. Shuma: 753.645 $. Origjina: Tirana, drejt Kinshasa. Destinacioni: Goma (RD e Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.

Asokohe, aeroporti i Goma-s në Kongo, qytet që ndodhet në zonën kufitare me Ruandën, ishte totalisht nën kontrollin e ushtarakëve francezë, të cilët siguronin kalimin e armatimit tek kriminelët Hutu në Ruandë (më vonë, një komision i posaçëm i OKB vuri në dukje rolin e aeroportit të Goma-s dhe të Francës në furnizimet e armëve).

Këto furnizime e kanë vendosur Shqipërinë direkt, apo tërthorazi, në krah të gjenocidistëve, e kjo pavarësisht se më 12 maj 1955 vendi ynë kishte firmosur Konventën e OKB të vitit 1948 për “Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit!”.

Andaj, megjithëse kanë kaluar 25 vjet, shteti shqiptar detyrohet të publikojë emrat e zyrtarëve politikë dhe ushtarakë të asaj kohe, që morën vendimin për të shitur armët dhe municionet e sipërpërmendura!

Në kohët kur kombi shqiptar konsiderohet nga shumë studiues të huaj si viktimë e politikës gjenocidiste serbe dhe greke, trafiku i armëve nga Shqipëria drejt Ruandës e damkos me një njollë të zezë e të pashlyeshme imazhin ndërkombëtar të vendit tonë, sidomos në Afrikë.

Tashmë mbarë bota e ka mësuar qëndrimin shembullor të Mbretërisë Shqiptare dhe personalisht të Mbretit Zog në mbrojtje të hebrenjve para shpërthimit të LDB. Por edhe pas shpërthimit të LDB e deri në mbarim të saj, në jetësim të këtij procesi e qëndrimi humanist shteti shqiptar ideoi dhe miratoi akte dhe vendime shpëtimtare për mbrojtjen e hebrenjve… Përvojë pozitive kjo që do të duhej të kish shërbyer si vijë sjelljeje në politikën dhe praktikën e shtrirë dhe zbatuar doemos edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, në të cilat kurrsesi dhe për asnjë arsye “shtetërore”, shteti shqiptar nuk duhej të ishte rreshtuar në krah të trafikantëve të armëve që ushqenin gjenocidet dhe krimet kundër njerëzimit.

Për fat të keq, shqiptarët ende po i paguajnë me pasoja të rënda “faturat” e mungesës së përgjegjshmërisë, parimeve dhe vlerave, thjesht për shkak të interesave okulte, qëndrimeve dhe (mos)veprimeve të padenja të shtetarëve, sikurse edhe në rastin e Ruandës.

Sot kushdo mund ta verifikojë këtë realitet duke vizituar vendet e Afrikës Qendrore dhe Lindore, ose duke shfletuar faqet e raporteve dhe dosjet mbi këtë tragjedi ngjethëse, ku emri i Shqipërisë rreshtohet me germa turpi si bashkëfajtore në gjenocidin ndaj Tutsi-ve.

Ndaj kuptohet që mjaft shtete afrikane, duke iu ndajshtuar edhe dobësisë ulëritëse të derisotshme të diplomacisë kosovare, minimalisht, kanë marrë vendime të njëanshme, rast pas rasti e në dakortësi, për të mos e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione gjenocidi ne ruande ramadan gjana gjenocidi ne ruande ramadan gjana


Sondazh

Poll
Insights 14 Tetor 2019, 17:17

Shame on you! Borchard merr gishtin dhe largohu

TIRANË- Ambasadorët në vendin tonë, të vogël e të varfër, Shqipërinë, që demokracinë e ka parë vetëm nga ekrani i televizorit, janë parë gjithmonë si fanar...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët