FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit
26 Prill, 12:21
...
Insights
U nëpërkëmbet dinjiteti për një copë bukë, jeta e azilantëve shqiptarë në Francë ku “Elita” la peng trupa
19 Tetor 2019, 14:03Nga DOSJA
Pas kazinove të Monte Karlos dhe Muzeut të Luvrit “Elita” e Tiranës viziton kampet e azilit në Francë
Florenc Beqiraj dhe Klidian Jonuzi janë dy të rinj shqiptarë që një vit më parë ndërruan jetë në kampet e azilit në Francë.
Mister mbeten ende motivet dhe rrethanat, por fakt është se askush nuk u ndëshkua për vdekjen e tyre.
Florenci dhe Klidiani vinin nga familje të varfëra, e për të sjellë trupat tyre të pajetë në Shqipëri, nuk kontribuan as ambasadorët e dekoruar nga Rama për çeljen e negociatave dhe as Ministria e Diasporës, e cila në fokus ka samitet e synetlliqet, por familjet Beqiri e Jonuzi i ndihmuan shqiptarët e thjeshtë pas sensibilizimit nga ana e medias.
Refuzimi Francës për çeljen e negociatave nuk duhet të përbëjë surprizë për askënd prej nesh, pasi prej dekadash ky vend punon kundër interesave shqiptare ne Ballkan dhe mbështet hapur Serbinë.
Ndërkohë “surprise” përbën reagimi i një pjesë të “Elitës” dhe klasës politike të vendit që nuk e drejtojnë gishtin nga vetja, por fajësojnë imperializmin perëndimor.
Pasi u hipin makinave luksoze të parkuara pranë rezidencave të tyre në ish bllok ose tek vilat e Samir Manes, nisen drejt konferencave të lavdishme në Lushnjë, Librazhd, Gjirokastër dhe Vlorë , e me shall të kuq në qafë ngjiten në podiume , teksa përballë kanë nuk kanë asnjë të ri, por vetëm 70-vjeçarë që mundohen t’i bindin se si Bashkimi Evropian i verbuar nga xhelozia e arritjeve tona, po e mënjanon, Edi Ramën, ashtu sikurse veproi dikur me Enver Hoxhën.
Ata të moshuar janë të vetëdijshëm se çeljen e negociatave dhe integrimin në BE të vendit tonë nuk kanë për të shijuar kurrë, por askush nuk u jep mundësinë t’u drejtojnë ndonjë pyetje të “mëdhenjve” të ardhur nga Tirana, ti pyesnin të paktën për pensionet që nuk u dalin as për barna, e jo më për faturat e ujit e të dritave, se me fëmijët e nipërit që kanë në kurbet flasin me Skype në mbrëmje.
Kjo “Elitë ” që sot shan Francën dhe pse nuk e ka idenë e realitetit jashtë vijës së verdhë të Tiranës, ku mbretëron skamja dhe korrupsioni, atdheun e “Gjelave” e njeh mirë, e admiron, madje e viziton shpesh.
Dyqanet e modës në Paris,kazinotë e Monte Karlos, Muzeu i Luvrit, Kulla Eiffel dhe kafeneja ku frymëzohet shkrimtari, Ismail Kadare, janë destinacionet e tyre të preferuara.
Aq shumë e adhurojnë Francën se edhe fëmijët zgjedhin t’i shkollojnë atje, pavarësisht kostove financiare.
“Elita” edhe pse në Francë shkon me taksat e shqiptarëve, nuk denjon ti vizitojë njëherë ata mijëra bashkëatdhetarë që dergjen në azilet e këtij shteti për një kothere bukë.
Asnjë prej tyre nuk ngutet të shkojë në qytetet port franceze ku të rinjtë shqiptarë sorollaten rrugëve të rreckosur e të keq ushqyer me shpresën se e nesërmja do ti gjejë në Angli, tek kushërinjtë e tyre.
Ky target grup shumë lehtë bëhet kontingjent i krimit të organizuar pasi i duhet të mbijetojë, e jo më kot azilantët shqiptarë në Francë janë kthyer në dhimbje koke dhe për Presidentin Macron, ndërsa për qeverinë shqiptare ata janë thjeshtë shifra, ose më saktë votues të pakënaqur që janë larg Shqipërisë.
Kam pasur rastin të rri me disa prej të rinjve që janë detyruar të qëndrojnë në kampet franceze dhe rrëfimet e tyre se si autoritetet e kampit u nëpërkëmbnin dinjitetin për një kafshatë buke dhe një gotë ujë i kam ende të freskëta në kokë.
Nuk është koha ta drejtojmë gishtin nga Franca, por nga vetja, se shqiptarët nuk po ikin nga ky vend se na refuzon Franca hapjen e negociatave, ikin se duan të jetojnë dhe jo vetëm të mbijetojnë si skllevër.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Meri Lalaj e pa për herë të parë Lasgushin kur ishte ende fëmijë; kur filloi të shihte njerëzit dhe botën përreth saj. Lasgushi ka lindur në kapërcyell të sheku...
Për të justifikuar votën kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë Presidenti francez, Emmanuel Macron u “fsheh” pas qytetarëve të tij kur tha se “Si t’ua sh...
Historia e Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar me origjinë shqiptare që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij që në 2014 dhe më pas u gjet në Siri nga një gru...
TIRANË- Shqiperia do te ishte ne Bashkimin Evropian qysh ne vitin 1986 kur Gjermania Perendimore erdhi me nje plan zhvillimi, te cilin Ramiz Alia e refuzoi...
TIRANË- Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar. Asgjë nuk i bën do...
Më 7 prill 2019 u përkujtua 25-vjetori i fillimit të Gjenocidit të Tutsi-ve të Ruandës. Si studiues dhe specialist i Afrikës dhe Mesdheut, kam qenë gjithnjë i j...
TIRANË- Draft-dokumenti final që presidenca finlandeze e Bashkimit Europian ka përgatitur për Samitin e 17-18 tetorit, ka shumë gjasa të miratohet pasditen...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot ka emëruar si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, që ka qenë kandidat dhe për SPAK. Në dek...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku foli për një rritje të efikasitetit të punës goditëse të ...
TIRANË- Ambasadorët në vendin tonë, të vogël e të varfër, Shqipërinë, që demokracinë e ka parë vetëm nga ekrani i televizorit, janë parë gjithmonë si fanar...