Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Kufizimet nga Covid-i/ Stërvitje në 5 të mëngjesit, tifozët surprizojnë lojtarët
2 Dhjetor 2021, 18:59Nga DOSJA
HOLANDË– Një ekip holandez që militon në Kategorinë e Tretë morën një surprizë të bukur në seancën stërvitore që zhvilluan në 5 të mëngjesit. Situata me COVID-19 po bëhet e më e rëndë, aq sa qeveria ka vendosur të vendosë kufizime të reja. Ndër këto, disa prekin edhe botën e futbollit. Skuadrat amatore, për shembull, nuk mund të stërviten nga ora 17:00 deri në 5:00. Problem i vërtetë, po të kemi parasysh se lojtarët e këtyre klubeve, punojnë dhe kështu orët normale të stërvitjes në mbrëmje nuk mund të bëhen.
Megjithatë, trajneri i KVV Quick Boys, Edëin Grunholz, ka gjetur një zgjidhje: djemtë e tij do të stërviten përpara se të shkojnë në punë, në orën 5 të mëngjesit, kur mbaron shtetrrethimi. Lojtarët më pas u shfaqën në stadiumin Nieuw Zuid për seancën kur qielli ishte ende i zi.
Pa dyshim, disa prej tyre ishin ende në gjumë dhe të tjerët mund të kishin sytë e turbullt, por sapo hynë në fushë u zgjuan. Stadiumi në fakt ishte e ndriçuar jo aq nga dritat, por nga tifozët.
?? LOVE | Waar het groene veld ons wacht, waar supporters staan…Ook bij de training om 5:00 uur ‘s ochtends! Mega, boys! ? pic.twitter.com/VLWv4qYxaH
Një video, e cila bëri shumë bujë në internet. Ekipi, i cili është i vendosur në qytetin bregdetar holandez të Katëijk aan Zee, drejtohet nga vullnetarë dhe është një nga klubet amatore më të suksesshme në vend. Ndeshja e tyre e radhës do të jetë jashtë të shtunën kundër Young FC Volendam.
ITALI- Humbja me Bolognën natyrisht që ka prishur humorin e Jose Mourinhos. Pas disfatës 1-0, tekniku portugez u shfaq i tërbuar dhe sipas Corriere dello Sport,...
FRANCE – “Vetëm një gol në 600 minuta. Shumë pak. Sidomos nëse emri juaj është Lionel Messi”. Kështu, shtypi francez kritikon sërish kampionin e PSG-së, i...
SPANJE – E quajtën “Doktor Stiramento”, sepse kur mbërriti numri i dëmtimeve të muskujve në “los blancos” u rrit në mënyrë eksponenciale. Por Jesús Olmo k...
ARABIA SAUDITE – Lewis Hamilton dhe Mercedes janë në formë më të mirë se kurrë. Kampioni i botës mezi pret të futet në kabinë dhe të përballet, me të parë...
DANIMARKE – Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj ngjarjeje në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikt...
TIRANE – Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë ...