LIVE UPDATES
Sport

Hamilton: “Verstappen sfida ime më e vështirë. Më pëlqen të bëj gjëra të pamundura”

2 Dhjetor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Hamilton: “Verstappen sfida ime më e vështirë. Më

ARABIA SAUDITE – Lewis Hamilton dhe Mercedes janë në formë më të mirë se kurrë. Kampioni i botës mezi pret të futet në kabinë dhe të përballet, me të parën nga dy garat e fundit të sezonit, që do të përcaktojë kampionin e botës dhe t’i japë titullin e tetë të karrierës së tij.

Për ta bërë këtë Hamilton e di, se me dy fitore nuk do të duhet as të shikojë se çfarë po bën Max Verstappen, i cili në renditjen aktuale paraprin me tetë pikë dhe, në mënyrë strikte aritmetike, këtë fundjavë mund të kurorëzohet kampion, në rast të një podiumi dhe një rezultati shumë negative për pilotin britanik.

Por është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë, veçanërisht duke parë se si Mercedes dhe Lewis kanë fituar dy garat e fundit në Brazil dhe Katar. “Po, jam i lumtur të garoj, – tha Hamilton sot, – mezi pres të luftoj dhe skuadra është gjithashtu gati. Si do të shkojë makina jonë? Është e vështirë të thuhet, simulimet nuk parashikojnë situatën e asfaltit, e cila duke qenë e re, do të jetë e pistë. Duket si një pistë jo ndryshe nga Silverstone, me drejtime të gjata, por edhe me shumë kthesa. Ka disa të panjohura, nesër do të dimë më shumë në praktikën e lirë”.

Dueli kundër Red Bull dhe Max Verstappen po u jep emocione të mëdha tifozëve: “Është magjepsëse,– konfirmoi Hamilton,- ne jemi dy skuadra që po luajmë ngushtë së bashku. Për sportin është mire, sepse ndihmon F1 të gjejë më shumë tifozë. A është dueli më i vështirë që jam përballur ndonjëherë? Sigurisht, sfida më e vështirë në një kohë të gjatë, më e vështira”.

Por dëshira për t’u përmirësuar nuk vdes kurrë: “Çdo vit kam synimin të rris nivelin tim, të përmirësohem në të gjitha fushat, flas për mënyrën se si përgatitesh, si ndihesh, si i qasesh punës, konkurrenca është gjithmonë një referencë, në lidhje me niveli që është arritur më parë. Unë shtyj gjithnjë e më shumë se në të kaluarën”.

Hamilton më pas saktësoi se në gjithë këtë, ai mbështetet nga një ekip i madh: “Në Brazil kemi parë që si ekip kemi një mentalitet të madh, se dimë të luftojmë dhe të mos dorëzohemi kurrë, duke bërë gjithçka mirë dhe duke qëndruar të fokusuar. Nuk e di nëse kemi përmirësuar nivelin tonë, kemi qenë të fortë si grup”.

Pastaj përgjigja e pyetjes së një tifozi vendas: çfarë e shtyn atë të ecë përpara në F1? “Ideja se mund të përmirësohesh gjithmonë, të luftosh për përsosmërinë, për xhiron e përsosur, GP perfekt, shpejtësinë më të lartë, dëshmon se diçka që ata thonë se është e pamundur është e mundur. Kjo është ndjenja më e mirë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kampioni i botes lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes lewis hamilton me covid nëntë herë kampioni i botës shtate here kampioni i botes ne f1 kampioni i botes lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes lewis hamilton me covid nëntë herë kampioni i botës shtate here kampioni i botes ne f1

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet