LIVE UPDATES
Aktualitet

Kundër luftës në Ukrainë, si po përndjek Policia e Shtetit të riun britanik në Tiranë

1 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA
Kundër luftës në Ukrainë, si po përndjek Policia e

Për të tretën ditë radhazi, një shtetas britanik ka dalë në lulishten “Vëllezërit Frashëri” para ambasadës ruse në Tiranë për të protestuar i vetëm kundër pushtimit të Ukrainës. I riu është 24 vjeç dhe kërkoi që të mos i përmendej emri për shkak të punës që kryente. Ai është i martuar me një ukrainase me origjinë nga Kharkiv, një prej qyteteve më të prekura nga lufta, dhe thotë se ka vendosur të protestojë çdo ditë përpara se të shkojë në punë. Ndërsa priste të gjendej me të tjerë mbështetës në protestën e heshtur, britaniku thotë se është përballur çdo ditë me punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët i kërkojnë atij që të largohet.

Protestuesi tha se fillimisht i kanë kërkuar të largohet punonjësit në detyrë pranë ambasadës, ndërsa pretendoi se forcat “Shqiponja” të thirrur prej tyre e kanë larguar me forcë nga sheshi. Në njërën prej ditëve, ai tha se policia i sekuestroi një radio në të cilën po luhej himni i Ukrainës.

E njëjta skenë ndodhi edhe të martën rreth orës 10:00, kur ky gazetar e pa protestuesin e vetmuar dhe iu afrua të bisedonte. Por pa u mbyllur prezantimi, tre punonjës të policisë së objekteve u afruan duke bërë shenja me këmbë e duar që të largoheshim.

Të pyetur nga BIRN se në cilin ligj bazoheshin dhe për cilën arsye po kërkonin të largohej protestuesi, policët e pranishëm nuk kthyen përgjigje. Një prej tyre tha se “ata” – duke treguar me dorë nga ambasada ishin të shqetësuar dhe se “po u hapnim punë”. Por pas këmbënguljes së protestuesit për të qëndruar, punonjësit e policisë së objekteve u larguan. Dy minuta më vonë, në rrugicën mes ambasadës dhe lulishtes u shfaqën dy makina patrulle dhe një person i veshur civil.

Punonjësit e policisë fillimisht bënë foto nga distanca. Protestuesi u përgjigj duke ngritur lart tabelën në të cilën shkruhej “Glory to Ukraine, Fuck Putin”. Ata gjithashtu bënë shenja me dorë, me të cilat nënkuptonin se ai duhej të largohej.

Këmbënguljes së protestuesit se ishte i lirë të qëndronte aty, punonjësit e policisë nuk dinin çfarë përgjigje t’i jepnin. Po ashtu, ata nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN se përse Policia e Shtetit shqetësohej për një protestues të vetëm.

Pasi kërkesa e tyre u refuzua, punonjësit e policisë u larguan për herë të dytë.

Protestuesi tha se ishte i habitur nga ndërhyrja e policisë. “A është e lirë protesta?”, pyeti ai në mënyrë retorike.

Ai theksoi se kishte pritur që më shumë njerëz të nguleshin para ambasadës, edhe pse e dinte që kjo pak ndryshonte. “Unë bëj atë që kam mundësi,” tha ai, ndërsa herë pas here ngrihej në këmbë për të mbajtur lart tabelën me ngjyra të flamurit të Ukrainës.

Ai i tha BIRN se kishte kaluar mjaft kohë në Ukrainë dhe se vendin e donte. “Njerëzit janë miqësorë dhe klima është shumë e mirë, njësoj si këtu (Shqipëri)”, tha ai në bisedë. Ai tha se ishte i shqetësuar për familjen që kishte atje, ndërsa tregoi se xhaxhai i bashkëshortes dhe vëllai i saj ishin në luftë në mbrojtje të Kievit dhe po ashtu për ankthet prej luftës të nisur pa arsye ndaj Ukrainës.

Gjatë kohës që bëhej biseda, makina e policisë kaloi edhe tre herë në rrugicën e ngushtë. Sa herë policia kalonte, 24-vjeçari ngihej në këmbë dhe ngrinte më lart parullën.

Në një bisedë në kafene pasi qëndroi mbi një orë para ambasadës, ai i tregoi BIRN fotot e bëra me bashkëshorten në sheshin qendror të Kharkiv,  qytetit të bombarduar nga Rusia mëngjesin e të martës si dhe fotot e tij të dasmës në Kiev.

“Kjo ishte vetëm ceremonia civile,” tha ai, duke treguar fotot e veta dhe bashkëshortes. “Dasmën do ta bënim këtë verë në Ukrainë, por me këtë tani (luftën) unë nuk besoj që do të ndodhë,” shtoi ai.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së Tiranës i tha BIRN se qytetarit i ishte kërkuar të largohej, pasi kishte shkelur “perimetrin e sigurisë së ambasadës” dhe pasi ai nuk ishte bindur, policia e kishte larguar me forcë. Edhe pse iu vu në dukje se protesta zhvillohej në lulishte, një vend normal pushimi për qytetarë dhe jo në derën e ambasadës, zëdhënësja këmbënguli se bëhej fjalë për ‘perimetrin e sigurisë’. 24-vjeçari i tha BIRN se ai do të vijonte të dilte çdo ditë në protestë. Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi policia e shtetit lufta ukraine-rusi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet