LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur Çërçilli ndihmonte Mbretin Zog në gjyq…për një çift qensh

19 Gusht 2019, 08:06 Nga DOSJA
Kur Çërçilli ndihmonte Mbretin Zog në

TIRANË- Me një njohje gjysmë zyrtare dhe pa imunitet diplomatik, Zogu nuk i shpëtoi dot disa telasheve në Angli. Njëri prej këtyre telasheve, në veçanti, shkoi deri tek kryeministri i Britanisë, Uinston Çërçill, dhe kjo e gjitha, për një çift qensh.

Çatin Saraçi ishte ish nëpunës i ministrisë së Jashtme Shqiptare, i cili gjatë gjithë mbretërimit të Zogut shërbeu në disa ambasada. Marrëdhënia e tij me Zogun ka qënë më shumë se e ngushtë.

Më herët, Zogu kishte financuar studimet e tij, dhe gjatë jetës si diplomat në vendet perëndimore, Saraçi siguronte ndonjë shërbim të veçantë për Mbretin. Me fillimin e luftës, Saraçi mbeti rrugëve, edhe pse fillimisht iu “vardis” italianëve, dhe kërkoi nga Zogu ndonjë përfillje, i cili mesa duket nuk mbeti i kënaqur.

Por problemet mes të dyve nisën në tetor 1939, kur Çatini vizitoi Zogun në Francë dhe pas kësaj vizite u arrestua nga Policia Franceze. Siç tregon Gjenco Naçi, Zogu ndërhyri që ai të lirohet por Çatini besonte se u arrestua me kërkesën e tij, e më pas bëri çdo gjë të mundshme ta diskreditonte. Aq i fortë u bë ky mllef, sa Çatin Saraçi shkroi kujtime duke nxjerrë çdo të “palarë”, që ai dinte apo pretendonte ndaj Zogut.

Me të mbërritur në Angli, Çatin Saraçi kërcënoi se do i hapte një gjyq Zogut ku ankohej se i detyrohej 500 sterlina, për një shërbim të kryer ende të papaguar, sipas tij. Bëhej fjalë për çift qensh, që Zogu i pat’ kërkuar dhe Çatini ia kishte siguruar. U fut mik gjithë komuniteti i shqiptarëve ta ndalonte, por më kot…

Përkundër këshillës së të vetëve, Zogu kërkoi t’i shkojë gjyqit deri në fund, gjë që e komplikoi çështjen së tepërmi, duke përfshirë median, Gjykatën e Lartë Britanike, Ministrinë e Jashtme, e madje vetë Çërçillin, për të dhënë një qëndrim nëse Zogu gëzon imunitet diplomatik, që mund ta imunizonte nga sistemi gjyqësor. Imunitet nuk iu dha dhe gjyqi e diskreditoi.

Monarku i një vendi që përfundon në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe për një çift qensh!

Në fakt, Çatin Saraçi ishte paguar nga fondi sekret i Ministrisë së Brendshme Shqiptare për qentë e blerë për Zogun, por siç Naçi shënon, ec t’i mbushje mendjen gjyqtarit anglez se kush kishte të drejtë.

“Me gjithë këtë, për t’i shmangur gjyqet, këshillova Mbretin të paguaje dhe një herë. Gjithë shqiptarët e Londrës pa përjashtim ndërmjetësuan për këtë punë midis mbretit dhe Saraçit. Unë vetëm nuk e takova kurrë zotërinë e tij në Londër. Por mbreti nuk donte të paguajë dhe z.Saraçi nxori padinë”- kujton Naçi.

Me marrjen e padisë, Gjykata i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Jashtme për t’i paraqitur një certifikatë mbi statusin legal të Mbretit Zog. Por këtu nisi problemi…

Zogu nuk njihej zyrtarisht dhe dhënia e një certifikate në statusin e një personi privat në Britaninë e Madhe, nuk e imunizonte nga kjo padi denigruese. Zyrtarët britanikë ishin të vetëdijshëm se kjo do të sillte pasoja për Zogun, dhe madje privatisht ata menduan që t’i sugjeronin Gjykatës që kësaj çështje të mos i shkonte deri në fund.

Në këtë pikë, Zogu ndërhyri serish në ministrinë e Jashtme Britanike përmes të zakonshmit Andrey Ryan-it. Ryan i tha se qeveria s’mund të ndërhyjë dhe se ai konsiderohet si person privat. “I shpreha keqardhjen që një shejtan famëkeq si Çatin Saraçi e çoi në këtë pozicion për shkak se përfiton nga liria nëg Britani”, raportoi Ryan.

Por zyrtarëve e ministrisë së Jashtme sërish nuk u bënte dora që të lëshonin një certifikatë ku informonin Gjykatën se Zogu nuk ka imunitet diplomatik. Në këto kushte, numri dy i ministrisë së Jashtme u këshillua me kryeministrin Çërçill, që mesa duket i shpregoi situatën, por nuk u bë lëshim.

Mund të imagjinohet skena, numri dy i diplomacisë britanike që takohet me Çërçillin, i shpjegon se Mbreti Zog ndodhet në telashe, për një çift qensh. Sekretarit të Gjykatës së Lartë iu çua kjo shkresë; “Me direktivën e z Çërçill, kam nderin që t’u vërtetoj se ai nuk është në dijeni të asnjë rrethane, që Madhëria e tij, Mbreti Zog të mund të pretendojë imunitet nga juridiksioni i gjykatave britanike”.

Çërçilli s’mund të bënte asnjë kompromis që mund të sillte më vonë ndonjë precedent të padëshirueshëm, por burokratët e bënë një lëvizje, me siguri me kërkesën e Çërçillit. Autoritetet e ministrisë së Jashtme i nisën një tjetër letër Sekretarit të Gjykatës së Lartë, ku i kërkuan një lloj lëshimi, duke i shpjeguar pa doreza çështjen e koklavitur politike.

“Në ndjejmë nga pikëpamjet politike se do të ishte e dëshirueshme që çështja e hapur tashmë në Gjykatën e Lartë ndaj Mbretit Zog, duhet, nëse ka mundësi, të mbyllet sa pa nisur akoma. Paditësi, Çatin Saraçi, një ish-anëtar i Legatës Shqiptare në Britani, i cili për disa këto ishte i ngarkuar edhe me punë edhe nga Italia pas aneksimit të Shqipërisë, është i njohur nga ne si mashtrues famëkeq. Ne dimë, nuk dyshojmë, se ai nuk është asgjë më shumë se një shantazhues. Ne e kuptojmë që pretendimi vjen nga Britania për dy qen të blerë disa vite më parë me kërkesën e Mbretit, por Saraçi, jo vetëm që është paguar për ata qen por ka marrë edhe shpërblim financiar për këtë çështje. Mbreti Zog është zemërgjerë më shërbyesit e tij. Pavarësisht se vlerësojmë vështirësitë, këto janë arsye të mira për të mos e parë Mbretin Zog të vuajë nga sulme që prekin dinjitetin e tij dhe nëse do të ishte e nevojshme për ta ndalur këtë paditës, ne do ta mirëprisnim. Arsyeja kryesore është se Mbeti Zog mund të na shërbejë në një të ardhme ndaj dhe jemi veçanërisht në ankth që kjo mundësi të mos komprometohet në asnjë mënyrë, dhe për shkakun se është paditur në gjykatën e këtij vendi nga një ish person i vetë”, thuhej në letër.

Letra duket se pati sukses pasi Gjykata e Lartë Britanike nuk e çoi më tej çështjen, por dëmi u bë.

Certifikata ku përmendej emri i Çërçillit u bë publike dhe kjo ishte një goditje e madhe politike për Zogun, që kryeministri britanik e shihte atë si një qytetar privat. Siç kujton Naçi, ky gjyq dëmtoi çështjen kombëtare dhe u prit si një bombë nga Zogu. Publikimi i saj goditi rëndë reputacionin e Mbretit Zogut dhe veçanërisht kauzën e tij të fortë, legalitetin. Kundërshtarët e tij, më vonë, e përdorën së tepërmi atë si armë politike kundër tij, duke ia kujtuar se nuk njihej nga aleatët si kreu i shtetit shqiptar, por vetëm si qytetar normal.

(Pjesë e shkëputur nga “Lufta e Panjohur e Mbretit Zog”)

*Shënim: Shkrimi është marrë nga Favebook Erald Kaprit

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ahmet zogu çërçill ndihmon zogun gjyqi per qente uinston çërçill ahmet zogu çërçill ndihmon zogun gjyqi per qente uinston çërçill

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait