LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?’,kërkesa e shefit të krimeve për konkurrenten në polici

3 Maj 2022, 19:27 Nga DOSJA
‘Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?’,kërkesa e shefit

LUSHNJE- Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigativ “Stop” në Lushnje. Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Denoncuesja: Problemi im qëndron tek pjesa që më kanë penalizuar, skualifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi unë u certifikova, kalova provimet dhe çdo gjë dhe komisariati i zonës time më skualifikoi, më penalizoi duke më çuar një vërtetim besueshmërie negativ.

Unë kam punuar pranë bashkisë Divjakë si policie bashkie, kam punuar gati 2 vjet e gjysëm deri në momentin që u hapën aplikimet për në Policinë e Burgjeve. I kam bërë gati të gjitha dokumentet, kam dorëzuar dosjen në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ku u përzgjodh dosja ime dhe pastaj filluan testimet.

Gazetari: Sa kanë zgjatur këto testime dhe kualifikimet që ju keni bërë për këtë vend pune?

Denoncuesja: Në Shatator unë kam dorëzuar dosjen atje, në Tetor jam njoftuar që dola fituese, që dola një prej fituesve. Kam filluar testimet që zgjatën Tetor-Nëntor. Domethënë që brenda kësaj periudhe u bënë 4 testime dhe unë tek të 4 dola fituese. Pasi i mbarova të 4 provimet, dolën datat e trajnimeve dhe në këtë periudhë unë jam detyruar që të lë punën në bashki për të ndjekur trajnimin që bënte drejtoria, kështu që u detyrova të lë punën që të bëj trajnimin 2 muaj. Trajnimi filloi në Dhjetor dhe përfundoi në 2 Shkurt. Në 2 Shkurt bëmë testimin e fundit, mora dhe certifikatën. Pas një jave na e kanë dërguar certifikatën nëpërmjet e-mailit dhe po prisja emërimin. Kur më thirrën në Drejtorinë e Përgjithshme për të më komunikuar që unë jam skualifikuar nga çdo gjë që unë kam bërë deri më sot, shefja e burimeve njerëzore më tha që nga komisariati ka ardhur një letër që tregon se ti ke disa probleme familjare, vetëm kaq.

Gazetari: Po vërtetim i besueshmërisë nuk u kontrollua që në fillim qëkur ju hytë në këtë pozicion pune. A nuk iu tha që mund të ju penalizojë diçka që ju mund të keni në lidhje me besueshmërinë?

Denoncuesja: Pa iu futur fare kësaj valleje, unë kam pyetur se për një problem të vogël familjar që kam dhe më thanë se nuk ka asnjë lloj problemi. Vëllai im para 2 vitesh është kapur me pjesën e sirianëve, siç quhen klandestinët. Në momentin që vëllai im është kapur, unë kam qenë në procedurë për në Polici të Shtetit dhe më penalizuan po për të njëjtën arsye. Kësaj, here para se të filloja dokumentat, kam shkuar të shefi dhe ia bëra të ditur që unë të mos e lë punën, gjëja kryesore sepse unë isha në një punë shteti, në një punë me uniformë dhe më thanë që jo, mjafton që ti të mos punosh në një institucion ku vëllai yt vuan dënimin dhe më thanë se çdo gjë është okey.

Gazetari: Ju ndërkohë jeni e ndarë nga trungu familjar, nuk keni asnjë lidhje?

Denoncuesja: Po, unë jam ndarë që në vitin 2014, jam e divorcuar dhe në certifikatë familjare jam vetëm unë dhe vajza ime.

Në këtë rast shefi i krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i ka dërguar mesazhe kandidates, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar.

Denoncuesja: Dua që të zgjidhet ky problemi im sepse kuptohet se është diçka që është bërë për inat. Ndodhën disa konflikte të vogla nëpërmjet mesazheve.

Biseda me mesazhe

Denoncuesja: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Denoncuesja: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do të ju emërojnë?

Denoncuesja: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Denoncuesja: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Denoncuesja: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Denoncuesja: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Denoncuesja: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Denoncuesja: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Denoncuesja: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Denoncuesja:Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

Pasi dola nga drejtoria e kam telefonuar dhe më ka bërë bllok dhe as 30 minuta nuk kaluan kur më shkuan dikush në emër të tij me një numër tjetër.

Biseda me mesazhe:

Mesazhi: O shefe, Dinua jam. Jam me shefin e krimeve dhe më thotë që të aplikosh prapë që të ia jap se i kishte rënë bilbilit.

Denoncuesja: Do të merret “Stop” me këtë punë tani.

Mesazhi: Hajde flasim nesër.

Denoncuesja: Nuk dua të flas me asnjë. I kam të gjitha mesazhet, do t’i çoj tek “Stop” legenat.

Mesazhi: Po hajde ta marrësh nesër.

Denoncuesja: Çfarë të marr nesër?

Mesazhi: Atë që do. Të hënë hajde. Atë tjetrën e merr ta sjellësh që është bërë gabim.

Por të hënën shefi i krimeve pretendon se ishte i sëmurë.

Denoncuesja: Shefi, si je si kalove?

Shefi i krimeve: Kush je mo?

Denoncuesja: Të hënën më thatë që do të më jepnit një përgjigje tamam të hënën dhe prandaj të mora se është e hënë.

Shefi i krimeve: Po unë u sëmura…

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet lorenc braho shefi i krimeve në komisariatin e divjakës lorenc braho shefi i krimeve në komisariatin e divjakës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj