LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Lajmet e rreme në Shqipëri shqetësim për besueshmërinë e medias

3 Maj 2022, 17:50 Nga DOSJA
VOA: Lajmet e rreme në Shqipëri shqetësim për

TIRANË- Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje mbi lajmet e rreme që publikohen më së shumti në mediat on line. Sot në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, gazetarë dhe përfaqësues të bizneseve të dëmtuara nga këto lajme, tërheqin vemendjen për më shumë kujdes. Gjatë këtyre viteve, lajmet e rreme kanë shkaktuar jo pak pasoja në përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe së fundi edhe të asaj që pasoi agresionin rus në Ukrainë. Komuniteti i gazetarëve nxit vetërregullimin e medias me qëllim rritjen e cilësisë së informimit në shërbim të qytetarëve dhe të së vërtetës.

Shqipëria ka humbur 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në botë të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij për vitin 2021. Ajo është renditur në vendin e 103-të nga 180 vende, duke u kthyer 9 vite pas, kur thuajse kishte të njëjtin pozicion. Sipas analistëve një prej probleme të medias sot lidhet me besueshmërinë, shpeshherë e cënuar sipas tyre, edhe nga publikimi i lajmeve të rreme. Gjatë dy viteve të fundit, krizat që shkaktuan tërmeti i vitit 2019, pandemia e koronavirusit, dhe tani lufta që pasoi agresionin rus në Ukraninë, janë shoqëruar me lajme të rreme të cilat kanë dëmtuar qytetarët bizneset por dhe qeveritë në menaxhimin e tyre. Pak kohë më parë, lajmet mbi rrezikun e ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina, u shpërndanë me shpejtësi kudo në botë. Ato morën rëndësi në kushtet kur këto vende janë të rëndësishme në kultivimin e grurit, vajit të lulediellit, misrit dhe prodhimin e karbuanteve. Lajme të tilla prekën dhe Shqipërinë. Drejtuesi i Unionit Tregëtar Agroushqimor i tha Zërit të Amerikës, se ato nuk ishin të vërteta, dhe se paniku tek qytetarët që nxituan të furnizohen në tregje, u nxit nga media përmes komenteve dhe analizave që nuk mbështeteshin në fakte. Sipas tij bizneset u dëmtuan shumë.

“Industria jonë u vu në vështirësi, sepse duhet të prodhonim mbi kapacitetet tona. Raftet boshatiseshin në markete. Ndoshta ky fakenews ka qenë ngaqë janë trembur vetë gazetarët. Dëmi është shumë i madh, sepse këto janë elementë të sigurisë kombëtare. Ne e kemi ndjerë shumë vështirësinë, të paktën ato 15 ditët e para pas fillimit të luftës në Ukrainë. Më vonë u qetësuan. Ajo që thoshim ne ishte një gjë reale. Ne kishim kontratat në dorë që mund t’i bënim në Francë, Rumani, Hungari dhe Serbi. E vetmja gjë që u shpjeguam njerëzve ishte që do ketë rritje çmimi dhe kjo ndodhi”, tha për Zërin e Amerikës Theodhor Kristuli, Kryetar i Unionit Tregëtar Agroushqimor.

Zhvillimet e shpejta në teknologjinë e informacionit, vërejnë vëzhguesit e fushës mediatike, bashkë më të mirat në drejtim të informimit, në mjaft raste kanë sjellë dhe dëme me pasoja të rënda. Drejtuesja e Faktoje.al Klodiana Kapo, thotë se edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, u shpërndanë në media dhe portale on line lajme të rreme mbi protokollin e mjekimit, efektin e vaksinave, si dhe mbi teori të ndryshme konspiracioni. Ato, sipas saj, çuan në mjekime të gabuara apo dhe hezitime të qytetarëve në proçesin e vaksinimit. Në disa raste edhe vetë zyrtarët ishin objekt i shpërndarjes së lajmeve të pavërteta.

“Një lajm i rremë u shpërnda nga kryeministri, gjatë izolimit prej pandemisë së Kovid 19. Ai hodhi në faqen e tij në facebook, një video, ky shfaqej policia duke ushtruar dhunë ndaj disa qytetarëve në rrugë, që mendohej se kishin shkelur rregullat. Ambasada e Spanjës e përgënjeshtroi këtë lajm, ndërsa pas verifikimit të Faktoje.al rezuloti se ajo video ishte xhiruar kohë më parë në Algjeri. Kryeministri reagoi pas kësaj, duke thënë se dhe ai mund të binte preh e lajmeve të rreme”, u shpreh për Zërin e Amerikës Klodiana Kapo, drejtuese e “Faktoje.al”

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vë re, se përveç lajmit të rremë, edhe keqinformimi i qëllimshëm e ka dëmtuar besueshmërinë e medias dhe publikun. Kryetari i këtij unioni Aleksandër Çipa i tha Zërit të Amerikës se disa institucione publike kanë shfaqur gjatë kësaj kohe mangësi në informim, kryesisht në rastet e llogaridhënies. Ai e sheh këtë si keqinformim të qëllimshëm.

“Në shumicën e rasteve në Shqipëri, në pozitën e keqinformueses ka qenë administrata publike dhe kryesisht ajo që duhet të japë llogari për financat, kostot financiare dhe proçdurat tenderuese dhe ato që kanë të bëjnë me fondet publike”, pohoi për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Në Shqipëri lajmet e rreme konstatohen sipas ekspertëve më së shumti në median on line. Një lajm shpërndahet, nga një portal në tjetrin pa asnjë verifikim, thonë ata duke e ekspozuar lexuesin gjithnjë e më shumë me të pavërtetën.

“Ne na mungon shtimi i verifikimit dhe kontrolli i fakteve. Ne nuk jemi një shoqëri më traditë informacioni. Ne jemi pak a shumë shoqëri thashethemi. Këtu opinonet nuk ndërtohen mbi fakte. Duhet më shumë kontroll dhe më pak propagandë. Sepse dhe propaganda nga njëra anë, siç shihet nga zyrtarë të qeverisë, por dhe keqinformimi në disa raste nga krahu i opozitës çojnë ujë në të njëjtin mulli. Në mullirin e fakenews”, i tha Zërit të Amerikës Lutfi Dervishi, gazetar.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Shqipëri ka një shqetësim mbi numrin e lartë të protaleve anonime, të cilat nuk kanë autor dhe adresa.

“Vetëm 100 prej 740 portaleve on line janë të administruara nga profesionistë të fushës, ose që kanë struktura redaksionale. Pjesa tjetër në shumicën e rasteve shfaqet anonime. Ato shpeshherë janë gjeneruese të keqinformimit të linçimit dhe bullizimit të personave publik. Përderisa nuk kanë autorsi është vështirë t’i ndjekësh për ballafaqime me të vërtetën”, tha Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Gazetari Lutfi Dervishi sugjeron më shumë kujdes nga vetë mediat, dhe nxitjen e vetërregullimit përmes disa hapave konkretë, me qëllim për të minimizuar shpërndarjen e lajmit të rremë, si dhe lajmet shantazhuese apo keqinforimimin më dashje. Ai mendon se etja për më shumë klikime nuk e ndihmon misionin e gazetarit për informim të drejtë dhe të paanshëm.

“Vetë komuniteti i gazetarëve duhet të vendosë disa rregulla, në kuptimin e anonimatit, në kuptimin e të drejtës për përgjigje në kuptimin e një adrese. Nëse dikush ka diçka dhe mendon se po i cënohet dinjiteti apo jeta private, duhet të dijë ku të adresohet, përveç gjykatës. Gazetaria e keqe të çon vetë në gjykatë. Por para se të shkosh në gjykatë, a mund ta adresosh këtë histori me shpejtësi? Ka praktika mjaft të mira në legjislacionin europian për këtë”, u shpreh Lutfi Dervishi, gazetar.

Informimi i pulikut ka ecur në vijimësi në një rrugë jo të lehtë. Gazetarët në Shqipëri janë ndeshur vazhdimisht me çensurë, autoçensurë, me kushte pune të vështria, me vonesa në pagesa dhe mjaft probleme të tjera. Shpeshherë ata janë vënë në shënjestër dhe të grupeve kriminale apo eskponentëve të botës së biznesit, të cilët janë frymëzuar sipas institucioneve prestigjoze ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias nga gjuha denigruese e zyrtarëve ndaj gazetarëve. Këtyre problemeve ju shtohen dhe ato që lidhen me zhvillimet e vrullshme teknologjike, dhe me atë që mjaft analistë e konsiderojnë si maratonë të rrezikshme klikimesh, në dëm të informimit publik. Qëmtimi i fakteve është e vetmja rrugë sipas tyre, që mund ta bëjë median më imune ndaj vështirësive që has përballë presioneve të ndryshme.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet liria e medias voa liria e medias voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj