"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Kur e pyesja vinte buzën në gaz, më thoshte Anisa është në gjumë”/ Dëshmia tronditëse e fqinjës së Zhaneta Josif
3 Korrik 2020, 11:04Nga DOSJA
TIRANË- Një tjetër dëshmi tronditëse nga vjen nga një komshie e Zhaneta Josifit në Kombinat. Për “Report TV” banorja e pallatit ka deklaruar se Zhaneta bashkë me vajzat e saj nuk dilnin nga shtëpia. Ajo tregoi se disa herë ka komunikuar shkurt me 56-vjeçaren, por herën e fundit ajo e kishte refuzuar.
“8 vite kam pasur muhabet me ato. Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I them kësaj që ato do kishin një gjë. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë kur erdhi kohën e pandemisë dhe i thashë si i ke çupat? Shumë mirë i kam më tha. Një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte. Policinë e lajmëroi Sandra se rrinin brenda. U shqetësuan banorët. Ato ulën qepenin e ballkonit, lulet iu ishin tharë”, u shpreh banorja.
Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, të cilët brenda 48 orëve duhet të vetëdeklarojnë burimin e të ardhurave...
TIRANË- Horror në Kombinat! Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë bashkëjetuar për ditë me...
TIRANË- Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka ngritur një tjetër padi në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit. Juristja, Adriana Kalaja de...
TIRANË– Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar sa i përket situatës së Covid-19...
TIRANË- Shoqata e Transportit Publik ka protestuar sërish sot para ministrisë së Financave. Dhjetëra punonjës kanë kërkuar pagën e dytë e luftës. Për medie...
TIRANË– Përfaqësues të “Dëshmitarëve të Jehavait” kanë deklaruar se janë shumë të hidhëruar për ngjarjen në e rëndë që ndodhi në Kombinat. Zëdhënësi Arben ...
DURRËS– Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë dy personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se ai kanë kryer ekzekutimin e dy...
“Kishte kohë që nuk e kemi parë Anisën të dalë nga shtëpia. Mbase javë.” Kështu e nis rrëfimin një fqinje e tre grave, dy prej të cilave nënë e bijë...