LIVE UPDATES
Ekonomi

Kur fatkeqësia e gëzimi bien në një ditë! Zakoni shqiptar që mban gjallë harmoninë

23 Tetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Kur fatkeqësia e gëzimi bien në një ditë! Zakoni

Familja B. kishin disa ditë që pregatiteshin për dasëm.Çdo gjë duhej të ishte perfekte sepse martohej e vogla e shtëpisë. Të mërkurën hapën vallen dhe oborri u mbush plot me njerëz që kërcenin. Të enjten pasdite vjen DJ për ditën e dytë të valles por i zoti i shtëpisë i thotë të kthehet mbrapsht sepse nuk do të ketë muzikë.

Fqinjit tek shtëpia që e ndajnë vetëm disa metra, i kishte vdekur po atë pasdite nëna, 72-vjecare.

“Nuk na kishte thënë gjë akoma por besoj nga ora 4-5 ka vdekur e në 6 pashë që kishin vendosur cadrat në oborrin e tyre. Sido të jetë, e kuptova se aty kishte ndodhur një fatkeqësi dhe kurrsesi nuk mund të vazhdoja gëzimin tim”, tregon për Gazetasi.al T.B, kryefamiljari i familjes, babai i nuses.

Ai shpjegon se ka një ligj të pashkruar, ligj moral ku fqinji nuk mund të gëzojë ndërkohë që dikush afër ka një fatkeqësi, të paktën jo pa marrë “lejen” për të vazhduar dasmën. Atë natë, të enjten u ndërpre vazhdimi I dasmës sepse pak metra më tej kishte një morte por të nesërmen gjërat funksionojnë ndryshe…

Në momentin që i ndjeri varroset dhe kryhen të gjitha adetet (mbaron dreka dhe njerëzit shkojnë në shtëpiat e tyre), i zoti i shtëpisë duhet të shkojë të hapë vallen e fqinjit, në këtë mënyrë duke I dhënë lejen të vazhdojë me dasmën.

“Unë sdo e kisha vazhduar ditën e fundit të valles nëse S.K nuk do kishte ardhur të më thoshte se mund të vendosja muzikë. Është dasma ime por për mua, gëzimi Im nuk është më i rëndësishëm se hidhërimi I tij e nga ana tjetër, në këto kushte, për atë, hidhërimi i tij nuk është më i rëndësishëm se gëzimi im. Kështu funksionon!”, thotë T.B.

S.K shpjegon se kjo është një traditë që I ndihmon të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

“T.B martonte vajzën të shtunën por të enjten ka qëndruar gjithë natën tek unë. E njejta gjë edhe të premten deri pasdite vonë. Pastaj ishte rradha e tij. Shkova tek shtëpia e tij bashkë me 2 burra e 2 gra dhe pasi e falenderova për respektin, i thashë se mund të vazhdonte me muzikën dhe harenë”, thotë S.B i cili tregon se një fqinj I mirë nuk vendos muzikë pa i dhënë leje personi që i ka ndodhur fatkeqësia ashtu sic një fqinj i mirë e kupton rëndësinë e dasmës dhe “pavarësisht nëse i ka vdekur një i ri apo një i moshuar, respekton gëzimin e tjetrit”.

Kjo harmoni midis fqinjëve vazhdon edhe më tej, në ditën e djelë kur krushqit vijnë të marrin nusen.

Të djelën ishin “të tretat” e të ndjerës, një traditë që vjen nga ringjallja e Jezu Krishtit ditën e tretë. Në të dyja shtëpiat kishte njerëz, në njërën veshur me të zeza e në tjetër plot ngjyra. Në orën 10 vijnë krushqit, Dibranë, me tupana dhe këngë që e kishin filluar që në shtëpinë e tyre. Për respektin e familjes së S.K, në momentin që krushqit kalojnë pranë shtëpisë, i ndalojnë tupanat dhe vajzat nuk këndojnë derisa të kalojnë. Kur nusja del nga shtëpia, nëse njerëzit që janë në vaki duan ta shohin, duhet të marrin në dorë dicka me ngjyrë të bardhë duke qenë se janë të veshur me të zeza.

“Është keq ta shohësh nusen kur je e veshur me të zeza, duhet patjetër të kesh në dorë dicka me ngjyrë të bardhë që ti shkojë mbarë”, tregon Albina, kushërirë e të ndjerës.

“Janë 3 ditë dasëm e tre ditë morte e në këto raste, thuhet se ato tre ditë do ti ndajmë bashkë”, thotë një nga gratë që po shikon nusen dhe në dorë mban një pecetë të bardhë.

Të dyja palët thonë për Gazetasi.al se kanë dëgjuar shumë herë kur fati ka luajtur me fqinjët në këtë mënyrë dhe kjo zgjidhje është ndoshta ajo e mesmja e artë për të vazhduar marrëdhënien e mirë edhe pasi cdo gjë të ketë përfunduar.

“Mua më ka vdekur vjehrri dhe në shtëpinë përballë kishte valle. Atë natë i zoti i shtëpisë lajmëroi të gjithë dhe nuk bëri asgjë. Të nesërmen, pasi e varrosëm, shkuam disa persona tek shtëpia e fqinjit dhe ndezëm muzikë pasi vetëm kështu ai mund ta vazhdojë dasmën”, tregon një nga të ftuarit e dasmës.

“Ne si fqinj kemi nevojë për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe po të mos ishin zakone të tilla, me siguri nuk do të respektoheshim kaq shumë”, thotë S.K.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale dasme funeral zakonet shqiptare dasme funeral zakonet shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj