LIVE UPDATES
Ekonomi

35% e bizneseve janë fiskalizuar! Kontabilistët: Të shtyhet 1 vit faza tranzitore

22 Tetor 2021, 05:42 Nga DOSJA
35% e bizneseve janë fiskalizuar! Kontabilistët: Të shtyhet 1 vit

Nga fillimi i fiskalizimit prej 1 janarit 2021 dhe deri tani janë fiskalizuar 35% e subjekteve që kanë detyrimin të ndryshojnë faturimin. Në total parashikohet të fiskalizohen 120,000 subjekte. Nga 1 shtatori 2021 kur nisi faza III parashikohej të fiskalizoheshin 90,000 biznese, kryesisht të vegjël.

Deri më 3 Tetor, numri i bizneseve të vogla të fiskalizuara arrinte në 20,685. Sipas të dhënave të përditësuara të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, deri tani janë 41,546 tatimpagues në total të fiskalizuar. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me para në dorë janë 33,535 dhe subjekte që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 22,615.

Kontabilisti Armand Mala thotë për “Monitor” se duke qenë se numri i bizneseve të fiskalizuara është i ulët do të jetë e pamundur të fiskalizohet gjithë pjesa e mbetur e bizneseve në këtë pak periudhë të mbetur deri me 31 dhjetor.

“Nëse fiskalizimi i subjekteve do të vazhdojë me këtë ritëm do të duhet të paktën edhe viti tjetër si periudhë tranzicioni për zbatimin e procesit. Në anën tjetër, duke u fiskalizuar të gjitha subjektet do të ketë edhe problematika të pakonstatuara deri tani. Që sistemi të jetë 100% i logjikshëm dhe të mos bëhen konfuzë bizneset, duhet të nisë në fillim të vitit fiskal, për të mos u krijuar problematika me ‘para dhe pas fiskalizimit’”, nënvizon Mala.

Kontabilisti Mala pohon se janë të shumtë faktorët që kanë ndikuar në numrin e ulët të bizneseve të fiskalizuar, që nga shtyrjet e nisjes të procesit deri te mungesa e kapaciteteve të administratës tatimore për të përballuar fluksin menjëhershëm të bizneseve. “Së pari shtyrjet e herëpashershme për nisjen e fiskalizimit janë keqkuptuar nga bizneset, të cilët mendojnë se do të ketë sërish shtyrje tjetër.

Së dyti, pavarësisht dëshirës së madhe të Tatimeve, dukshëm kapacitetet nuk ishin siç flitej (janë vonesat nga AKSHI për marrjen e certifikatës elektronike).

Së treti, duhej testuar procesi për 1,000-2,000 subjekte, madje edhe duke i stimuluar ato biznese të fazës pilot, pasi duke dëshmuar histori suksesi bizneset do të nxiteshin më shumë. Nga ana tjetër çdo reformë kërkon kohën e saj të realizimit, s’ka kurrë shkop magjik. Për mendimin tim nëse fiskalizohen 50% e bizneseve deri në fund të vitit është sukses”, thekson Mala.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo më herët vlerësoi se një ndër arsyet kryesore se pse shumë biznese nuk po fiskalizohen është, pasi prej tyre është keqkuptuar akti normativ për mosvendosjen e gjobave. Dhamo rekomandoi që në këtë situatë duhet që administrata tatimore të sqarojë tatimpaguesit se çfarë nënkupton faza tranzitore, cilat janë detyrimet e subjekteve për fiskalizimin deri më 31 dhjetor dhe se çfarë do të ndodhë me ato që nuk janë fiskalizuar pas 1 janarit 2022.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimore e pyetur më herët nga “Monitor”, nëse duhet shtyrë faza tranzitore përtej 1 janarit 2022 tha këtë përgjigje. “Me Aktin Normativ Nr. 27, datë 1.7.2021, është shtyrë vendosja e penaliteteve që lidhen me fiskalizimin deri në datën 1 Janar 2022. Prej datës 1 Shtator 2021, të gjitha subjektet duhet të fiskalizojnë transaksionet e tyre”. Më herët edhe përfaqësues të shoqatave të biznesit në një takim me DPT kërkuan shtyrjen e afatit për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 Janar 2022./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi kontabilistët tatimet fiskalizimi kontabilistët tatimet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj