Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Kornizë për kapital human, Shqipëria të qarkullojë rikthimin e “trurit” nga diaspora
20 Tetor 2021, 05:25Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po udhëheq një strategji rajonale që ka për qëllim përmirësimin e kapitalit njerëzor nëpërmjet rritjes së aftësive në kërkim në shkencë dhe teknologji. E konsultuar me ekspertë shqiptare, strategjia rajonale veçon se, aftësitë e njerëzve në vendin tone duhet të rriten nëpërmjet qarkullimit të trurit nga diaspora dhe një lidhje me e fortë e nevojave të tregut të punës me sistemet arsimore ne vend.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal kërkon që të analizohen nevojat e tregut të punës dhe ato të reflektohen në kurrikulat e arsimit dhe aftësimit në Shqipëri. Kjo konsiderohet si parakusht për një reformë në arsimit të lartë që të jetë më i përgatitur për të edukuar fuqinë punëtore për nevojat e tanishme dhe të se ardhmes.
RCC vëren se, diaspora ka potencialin për të luajtur një rol kyç në lidhjen e universiteteve shqiptare me organizatat e tjera kërkimore në rajon dhe më gjerë dhe të ndihmojnë në ndërtimin e programeve të përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin. Përveç kësaj, diaspora mund të mobilizohet për të ofruar ekspertizë dhe njohuri për sistemin shqiptar të kërkimit dhe inovacionit dhe për të trajnuar profesionistë të rinj. Prandaj qëllimi për vitet e ardhshme është identifikimi i ekspertëve të diasporës dhe krijimin e një rrjeti rajonal dhe evropian të ekspertëve të kërkim dhe inovacion.
Përveç kësaj, programet e arsimit profesional duhet të zhvillohen në dialog me industrinë për të prodhuar aftësi që mbështesin më së miri fushat kryesore ekonomike të identifikuara.
Shqipëria i është bashkuar EUREKA (rrjeti publik për bashkëpunimin ndërkombëtar në Kërkim, zhvillim dhe inovacion. Ky anëtarësim do të lehtësojë transferimin e njohurive dhe krijimin e rrjeteve për studiuesit vendas. Në planin afatmesëm, qëllimi është të arrihet një sistem i arsimit të lartë që është i rëndësishëm për ekonomisë vendase.
Aktualisht Shqipërisë i mungojnë qendrat e transferimit të njohurive në universitete si dhe baza ligjore për spin-offet universitare. ( Spin-off-et janë bashkëpunime ndërmjet kompanive ose organizatave që më pas bëhen biznese të pavarura me asete, punonjës, pronë intelektuale, teknologji. Prandaj, krijimi i këtyre qendrave dhe baza ligjore janë të rëndësishme për të lejuar industrinë të bashkëpunojë me stafet akademike.
Priorizimi duhet t’u jepet bashkëpunimeve të përbashkëta në sektorët që janë identifikuar si TIK, uji, energjia etj.
Në planin afatgjatë, Shqipëria synon krijimin e kushteve tërheqëse për kërkuesit dhe kompanitë novatore. Për të arritur këtë, Shqipëria mund të krijojë stimuj tatimor për kompanitë vendore të R&I, si dhe për filialet ndërkombëtare. Formulimi i një propozimi me vlerë që reklamon pikat e forta si vend për inovacion, gjithashtu mund të ndihmojnë në tërheqjen e kompanive dhe investitorëve të huaj. Në planin afatgjatë, një sistem kërkimi dhe inovacioni konkurrues dhe dinamik rajonal do ta siguronte që talentet të mos emigrojnë.
TIRANË– Euro fitoi terren në kursin e këmbimit me Lekun për të pestën ditë radhazi ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipë...
TIRANË– Pagesat me para elektronike po rriten me ritme të shpejta edhe këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të v...
TIRANË– Niveli më i lartë i pagave ndikon në rritjen e produktivitetit më shumë se faktorët e tjerë në bizneset shqiptare, thuhet në një studim të ek...
TIRANË– Popullsia e qendrës së vendit (Tiranë-Elbasan) arriti mesataren europiane për jetëgjatësinë më 2019. Sipas të dhënave të krahasueshme të Euro...
TIRANË– Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenz...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se ekonomia e Afganistanit mund të tkurret deri në 30 për qind këtë vit, duke kërcënuar që miliona afganë të përballen...
Meri është afër të 40-ave. Prej një viti e gjysmë, pas bashkëjetesës disa vjeçare me partnerin aktual, ajo po tenton të mbetet shtatzënë dhe të ketë më n...
TIRANË – Huamarrja e bankave tregtare nga Banka e Shqipërisë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të verës.Statistikat e bankës qendrore tregojnë se në...
TIRANË– Tregtia rajonale zhvillohet në sfond të konflikteve tregtare dhe civile ndërmjet vendeve që ndër të tjera rrisin kostot për bizneset dhe indi...
TIRANË– Eksportet shqiptare shënuan ritme të larta të rritjes edhe gjatë muajit shtator. Mbështetur në të dhënat e Instat, eksportet arritën vlerën e...