LIVE UPDATES
Ekonomi

Rimëkëmbja e kërkesës dhe rritja e çmimeve zgjeron deficitin tregtar të vendit

19 Tetor 2021, 05:27 Nga DOSJA
Rimëkëmbja e kërkesës dhe rritja e çmimeve zgjeron

TIRANË– Eksportet shqiptare shënuan ritme të larta të rritjes edhe gjatë muajit shtator. Mbështetur në të dhënat e Instat, eksportet arritën vlerën e 33 miliardë lekëve, me një rritje prej 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bilanci i deritanishëm vjetor ngelet dukshëm pozitiv. Për nëntë muajt e parë të vitit, eksportet arritën vlerën e 266 miliardë lekëve. Kjo shifër përfaqëson një rritje me 36.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 18.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Këto të dhëna tregojnë se këtë vit eksportet kanë arritur në mënyrë të qëndrueshme nivelet e para pandemisë.

Për shtatorin, kontributin kryesor në rritjen e eksporteve në vlerë e dhanë grupet “Materiale ndërtimi e metale”, me 15.1% dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji” me 10.6%. Kontributi në rritje i këtyre grupmallrave lidhet edhe rritjen e çmimeve të lëndëve të para, që duket se është një faktor që po nxit rritjen e eksporteve gjatë këtij viti. Këto dy grupe regjistrojnë edhe ritmet më të shpejta të rritjes për 9-mujorin e parë, përkatësisht me 97% për grupin “Materiale ndërtimi e metale” dhe 80% për grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji”.

Falë rritjes së shpejtë të këtij viti, këto dy grupe e kanë rritur ndjeshëm peshën e tyre specifike në strukturën e eksporteve shqiptare, që sidoqoftë ende dominohet nga grupi “tekstile dhe këpucë”. Për 9-mujorin 2021, eksportet e këtij grupi kishin vlerën e 82 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 9%. Ky grup përbën 31% të eksporteve totale të vendit, por kjo peshë është ndjeshëm më e ulët me një vit më parë, kur ato përbënin më shumë se 38%.

Megjithëse eksportet po rriten me ritme të larta, të njëjtën gjë po bëjnë edhe importet. Për shtatorin, Shqipëria importoi 69 miliardë lekë mallra, me një rritje vjetore prej 31.6%. Kontributin kryesor në rritje e dha grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, me 12.9%, i ndjekur nga “Ushqime, pije, duhan me 5%” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 4.1%.

Për 9-mujorin, importet e mallrave rezultojnë në rritje me 29.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Për 9-mujorin 2021, grupi me nivelin më të lartë të rritje së importeve është sërish “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 51% më shumë se një vit më parë, i ndjekur nga “Materiale ndërtimi e metale” dhe Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, me afërsisht 37% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Edhe shkalla e rritjes së importeve duket se po ndikohet ndjeshëm nga vala e rritjes së çmimeve, përveçse nga përmirësimi gradual i kërkesës së brendshme dhe konsumit.

Rritja e shpejtë e importeve po jep një efekt të dukshëm në zgjerimin e deficitit tregtar të vendit. Për muajin shtator, deficiti tregtar u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në vlerën e 290 miliardë lekëve ose pothuajse 2.4 miliardë eurove, në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Rimëkëmbja e ekonomisë nga pandemia dhe rritja e çmimeve deri tani po japin një efekt neto negative në bilancin e tregtisë së jashtme, me një rritje të ndjeshme të deficitit tregtar të vendit.

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi eksportet shqiptare rritja e çmimeve rritja e cmimeve ne shqiperi eksportet shqiptare rritja e çmimeve rritja e cmimeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj