LIVE UPDATES
Ekonomi

Urbanët kërkojnë indeksim, Shoqata paralajmëron 20% të shërbimeve nga Nëntori

19 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA
Urbanët kërkojnë indeksim, Shoqata paralajmëron 20% të

TIRANË– Transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Operatorët në Tiranë kërkojnë indeksim të çmimit të biletës dhe të abonesë mujore. Çmimi i biletës të transportit urban në Tiranë është 40 lekë dhe i abonesë të linjës 1,200 lekë dhe abonesë të përgjithshme 1,600 lekë. Në një letër drejtuar më 5 Tetor 2021 ministres të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj operatorët kërkojnë indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.

Më pas Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më 8 Tetor 2021 i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon që për përballimin e kostove të larta të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në të kundërt paralajmëron ofrim të shërbimit deri në 20% nga 1 nëntori.

Kostandin Foni, drejtor i linjës urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë tha për Monitor se vendimi për reduktimin e shërbimit deri në 50% erdhi për shkak të rritjes të kostove nga shtrenjtimi i naftës nga 135 lekë/litër në 165 lekë/litër dhe mosplotësimi i shumë prej kërkesave financiare për këtë sektor. “Sektori i transportit urban ka kërkuar plotësimin e disa kërkesave financiare me qëllim zbutjen e efekteve të krizës nga Covid-19. Kërkesat financiare janë dërguar edhe para pandemisë, për të cilat nuk kemi marrë zgjidhje. Për shkak të rritjes të kostove dhe mospërballimit të tyre nga rritje e çmimit të naftës nga 135 lekë/litër që furnizoheshim më parë në 165 lekë/litër që po e blejmë aktualisht, jemi të detyruar nga sot të reduktojmë shërbimin tonë në 50%. Në vështirësi financiare jemi gjithashtu edhe për rritjen e pagave të punonjësve, të cilët po na largohen pasi kërkojnë paga më të larta. Për të përballuar këtë situatë Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të bëjë indeksimin e biletës njëpërdorimshme dhe të abonesë të pajtimit mujor, bazuar në kostot e operatorëve, shpenzimet, humbjet dhe fitimet”, pohon z. Kostandin Foni nga kompania “Shega Trans”.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Në një letër dërguar para pak ditësh kryeministrit Edi Rama, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës.  Në letrën e 10 tetorit që sektori të mos rrezikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi delina ibrahimaj shoqata kombëtare e transportit qytetas transporti urban delina ibrahimaj shoqata kombëtare e transportit qytetas transporti urban

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj