LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekspozimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare arrin 3.7 miliardë euro

19 Tetor 2021, 05:23 Nga DOSJA
Ekspozimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare arrin 3.7

TIRANË– Ekspozimi i sektorit bankar shqiptar në borxhin e qeverisë shqiptare ka arritur vlerën e 448 miliardë lekëve ose rreth 3.7 miliardë eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë këtij viti bankat tregtare kanë vazhduar të rritin investimet në letrat e borxhit të qeverisë shqiptare.

Nga fillimi i vitit deri në fund të muajit korrik, vlera e titujve të qeverisë shqiptare në portofolin e bankave është rritur me 8.4% Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja ka arritur në 9.8%. Sipas Ministrisë së Financave, në mesin e këtij viti bankat tregtare zotëronin 58% të vlerës totale të instrumenteve të borxhit të brendshëm.

Pas shpërthimit të pandemisë, qeveria shqiptare u detyrua të rriste ndjeshëm deficitin dhe borxhin publik, për t’iu përgjigjur ndikimit të pandemisë në treguesit buxhetorë. Bankat ishin ndër blerësit kryesorë të borxhit të ri të emetuar, duke përfshirë edhe në atë në euro, qoftë nëpërmjet obligacioneve të brendshme në euro apo eurobondeve.

Megjithëse yield-et mesatare kanë rënë në nivelet më të ulëta historike, sërish ekspertët mendojnë se instrumentet e qeverisë shqiptare ofrojnë kthime mjaft të kënaqshme, duke vendosur në balancë rreziqet dhe përfitimet. Sektori bankar paraqitet në vend paraqitet mjaft likuid falë rritjes me ritmeve të përshpejtuara të depozitave pas pandemisë, por edhe mbështetjes së pakufizuar me likuiditet afatshkurtër nga Banka e Shqipërisë.

Letrat me vlerë të qeverisë shqiptare përbëjnë tashmë 26.3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar, nga 25.4% një vit më parë dhe 24.8% përpara fillimit të pandemisë. Edhe kreditimi i sektorit privat ka vijuar me ritme të kënaqshme në periudhën pas pandemisë, por rritja e sektorit bankar është mbështetur kryesisht në portofolin e titujve dhe sidomos të atyre të lëshuara nga qeveria shqiptare.

Pavarësisht kësaj, huaja për sektorin privat ngelet shtylla kryesore në strukturën e bilancit të sektorit bankar shqiptar. Në fund të muajit korrik, portofoli i huasë përbënte 40.3% të aktiveve totale. Edhe pesha e huasë në bilanc ka shënuar një rritje të lehtë nga niveli 40% ku ndodhej në fillim të këtij viti dhe përpara fillimit të pandemisë.

Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë përbëhet nga huaja për bizneset dhe familjet rezidente. Megjithatë, edhe huaja për subjektet jorezidente paraqitet në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Në fund të korrikut ajo arriti vlerën e 58.5 miliardë lekëve, me një rritje prej 32% që nga fillimi i vitit. Huaja për jorezidentët përbën rreth 8.5% të portofolit total të huasë së sektorit bankar./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë ministria e financave sektori bankar banka e shqipërisë ministria e financave sektori bankar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj